Përse ende nuk hiqet dorë nga “Ballkani i hapur”?

Opinione

Përse ende nuk hiqet dorë nga “Ballkani i hapur”?

Nga: Haxhi Zeneli Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:50
Haxhi Zeneli

Vazhdohet ende duke kritikuar nëpër disa mediume televizive ministrin e Kosovës zAlbin Kurtin për mospërfshirjen e tij në procesin e “Ballkanit të Hapur”, por edhe Edi Rama akuzohet për marrëdhënjet e mira me Vuçiqin, por kjo sikurse u relaksua pak a shumë këto ditë e fundit me fjalimin e ti në Strasburg!

Sa ishte i nevojshëm ky fjalim, kjo është një temë tjetër. Është e pa qartë përse Edi Rama ende insiston në këtë ide,bile këtë bindje e shprehi edhe Dritan Abazoviqi. Zoti Rama dhe Abazoviq,pa marrë parasysh nga kozmopolizmi i tyre Europian,nuk e di a e kanë të qartë,që këto vlera të tyre, jam i sigurt që i mungojnë Vuçiqit dhe Serbisë deri më sot,dhe ekziston një frikë tek shqiptarët,se mos po bien pre të politikës ekpansioniste të Serbisë,me”Ballkanin e Hapur”?

Por si do që të jetë,çështja e Ballkanit të hapur është shumë e thjesht ta kuptosh.Ata të cilët e njohin Serbin dhe politikat e saja shekullore,e kanë më lehtë të vin deri tek një përfundim,se Serbia nuk ndryshon shumë nga e kaluara.Nuk ka rëndësi që ta përmendim politikën e Serbisë,rëndësi ka që të kuptojmë se çfarë dëshiron Serbija nga ky proces,dhe a janë të vedijshëm pala shqiptare,se çfarë shpreson Vuçiqi të arrijë nga”Ballkani i Hapur”?

Vuçiqi synon:”që me një plumb të vrasi dy zogj”!.

Si pikësynim i Vuçiqit në radhë të parë është që ai mos ta njoh Kosovën,dhe sa më shumë nëse është e mundur të përfitojë kohë në këtë zgjatje të mosnjohejes,që këtë dëshiron ta bëjë me hapjen e kufijve,dhe pastuaj duke shpresuar që kur të hapen kufijt,Serbia të kenë një influencë ekonomike në të gjithë Ballkanin e në veçanti në teritorin e Kosovës,që kjo sipas mendimit të tyre do të relaksojë mardhënjet me shqiptarët dhe kështu që në këtë mënyrë Vuçiqi të zgjasë sa më shumë çështjen e mos-njohëjes,me shpresë se brënda një kohe interesat edhe gjendja gjeostrategjike në Ballkan të ndryshojë,ku mbase Serbin do ta vendosë në një pozitë më të mirë negocuese me Kosovën,mbase ata do të përfitojn më shumë nga rasti,dhe kjo mendoj se nuk duhet injoruar,sepse Serbia historikisht ka treguar se ka mundesi ta luaj këtë lojë më mirë se shqiptarët.

Në anën tjetër me hapjen e kufijve,të gjithë këta aktor që do të marrin pjesë në këtë”dramë”,harrojnë se nuk do kenë më rast ti mbyllin kufijtë me Serbin, edhe pse ajo nuk do të luaj”fer”,dhe nuk do tu përfillët rregullave të nënshkruara me palët,ajo asnjëherë nuk do të harrojë qëllimin e vetë për Kosovën,ku ajo do ti ket duart e lira të veprojë në teritorin e Kosovës,dhe në rast të një konflikti më të vogël me Kosovën,ata do e kenë shumë më lehtë ta luftojnë, sepse ata me siguri gjatë atyre viteve të”Ballkanit të hapur” i kanë kryer “detyrat e shtëpisë” ,duke i bërë planet e okupimit të Kosovës nga ”Ballkani i Hapur”,dhe ky është qëllimi kryesor i Serbisë që ata me çdo kusht mos ta njohin Shtetin e Kosovës,që teoritikisht ta mbajnë si teritor të tyrin .Andaj ka rëndësi që Kosova patjetër të marrin njohjen nga Serbia dhe pastaj të bëhet pjesë e projektit të Ballkanit të Hapur, ku sipas mendimit tim kjo është e pa logjikshme, duke e ditur fare mirë se integrimi i Ballkanit në Europë është synimi dhe rruga e vetme për një stabilitet të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat