Dardania ta ndihmojë shpërbërjen artificiale të Serbisë!

Opinione

Dardania ta ndihmojë shpërbërjen artificiale të Serbisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 tetor 2022 Në ora: 10:30
Sherif Ramabaja

SHBA, EU dhe pjesa dërmuese e demokracive botërore janë bashkuar sot, sikurse dikur kundër Hitlerit, që ta gjunjëzojnë despotin Putin.

Me koalicionin antifashist kundër Hitlerit ishte ndërmarr edhe hapi tjetër në ndarjen (apo shpërbërjen) e Gjermanisë naziste, si dhe ishte organizuar procesi i Nyrnbergut për dënimin e figurave përgjegjëse naziste.

Tash bota pas më shumë se 70 viteve po ballafaqohet sërish me një figurë që në çdo aspekt i përngjan dhe ndoshta ia kalon edhe vetë Hitlerit. Dallimi është se Hitleri nuk e kishte bombën atomike, kurse sot Putini është shumë më i rrezikshëm, sepse e disponon arsenalin atomik.

Derisa bota dhe Evropa po ballafaqohen me Rusinë dhe Putinin, Dardania në anën tjetër po ballafaqohet me Serbinë, e cila nuk dallon me asgjë nga Rusia. Përkundrazi mendohet që në shumo aspekte Serbia ia kalon edhe vetë Rusisë, përveç që nuk i ka armët atomike.

Derisa ende nuk kishte shpërthyer konflikti me Ukrainën, udhëheqësit politik serb e konsideronin veten të fuqishëm, duke llogaritur në përkrahjen ruse. Serbia dhe kryetari nacionalist i saj Vuçiq kishin marr guxim dhe u bënin presion SHBA, EU dhe Dardanisë që t´i pranonin kushtet e saj, përndryshe kërcënonin haptas se nuk do të lejonin poshtërimin e popullit serb dhe Serbisë.

Në fillim udhëheqja serbe dhe shumica e popullit serb, nuk e mbanin frymën nga gëzimi duke shpresuar se agresioni rus në Ukrainë do të ishte si një rrufe për perëndimin. Ata shpresonin se krejtësisht, me metoda të njejta edhe ata do të vepronin  ndaj Dardanisë.

Sot kur Rusisia dhe Putini ndodhen para disfatave të njëpasnjëshme, që askush nuk do ta merrte me mend, shtrohet pyetja se çdo të ndodhë me Serbinë ? Ç´veprime mund të marrin shqiptarët ?  Çfarë planesh mund të hartoi Dardania që të ndihmoi në shpërbërjen artificiale të Serbisë, në mënyrë që të caktohen  kufijtë real të saj dmth. ta ndihmojnë popullin serb që të lirohen prej  miteve dhe veprimeve kolonialiste të tyre.

Shqiptarët kurrë nuk kanë pasur ambicie për t´i pushtuar tokat e të tjerëve, po sot është çështja, si t´i  rikthejnë territoret e pushtuara nga serbët, gjatë shekullit të kaluar.

Nuk është kohë e largët kur kufiri i Dardanisë e përfshinte edhe qytetin e Nishit. Pjesë e Dardanisë ishte po ashtu Jenipazari (Sanxhaku). Shqiptarët e ndjekur me terror nga trojet e tyre ende i mbajnë tapitë e posedimit të pronës së tyre.

Serbia nuk ka mëkat vetëm ndaj shqiptarëve, po as Vojvodina nuk është e saj.

Derisa nuk ndihmohet Serbia që të lirohet prej tokave të pushtuara, ajo do të paraqiste gjithnjë rrezik hegjemonist ndaj fqinjëve.

Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm, që një mundësi e tillë nuk përsëritet shpesh. Kanë kaluar decenie dhe më shumë se një shekull derisa kemi ardhur në këtë pozitë të tillë, që ta shqyrtojmë mundësinë e rimarrjes së territoreve tona.

Dardania duhet të angazhohet që për këtë, ta bindë bashkësinë ndërkombëtare, po edhe të përgatitet për aksion ushtarak që së pari Serbia të lirohet nga udhëheqësit e saj fashistë.

Më pas me ndihmën ndërkombëtare, kuptohet nëse ekziston mundësia pa luftë, Serbia të vendoset në kufijtë e saj real.

Dardania duhet ta përpiloi edhe plan alternativ në mënyrë që të jetë e përgatitur edhe për plan ushtarak, sepse gjendje shumë shpejt mund të ndryshoi dhe të merr kahje të papritur. Së pari të jetë e gatshme për mbrojtje, ndaj ambicieve serbe, duke ditur ëndrrat e tyre të çmendura për pushtime ndaj trojeve shqiptare, paralelisht të punohet në rikthimin e territoreve të veta.

Si shembull sot për shqiptarët duhet të jetë Ukraina, e cila ka ambicie që ta rikthej edhe Krimenë të pushtuar nga rusët më 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat