Asociacioni është thika pas shpine e Hashimit dhe Isës ndaj Kosovës!

Opinione

Asociacioni është thika pas shpine e Hashimit dhe Isës ndaj Kosovës!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 tetor 2022 Në ora: 18:55
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Kërkohet me ngulm nga Serbia, BE-ja dhe SHBA-ja kanë theksuar nevojën për krijimin e Asociacionit. Kjo pritet të jetë sfida kryesore e Qeverisë dhe vet Albin Kurtit, me një situatë të shkaktuar nga paraardhësit. Konkretisht që nga 19 prill 2013, Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe marrëveshja e 2015-ës e bërë nga Isa Mustafa e bën dëmin e pariparueshëm, cenimin e sovraniteti të vendit. Ndonëse vendimin e 31 dhjetorit të vitit 2015, Kushtetuesja, e vlerëson në kundërshtim me Kushtetutën, zgjimi i orekseve serbe është më e dëmshme sa vet marrëveshja. Narracioni i njëjtë predispozon kushtëzimet serbe me diçka të nënshkruar nga vet shqiptarët. Situata e tillë kushtëzon Albin Kurtin të ecën mbi tehun e thikës në takimet në Bruksel, jo vetëm me palën serbe, por edhe me BE-në.

Ndonëse kundërshtimi i Albinit është i drejtë duke u bazuar mbi vendimin e Kushtetueses, nuk mjafton për të shmangur presionin ndërkombëtar. Më me insistim BE-ja e kërkon asociacionin, derisa SHBA-ja kërkon të bëhet mbi bazën e vendimit të kushtetueses.

Qëndrimin amerikan askush nuk e ka shprehur më mirë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili duke folur për asociacioni kishte deklaruar se “askush nuk është i interesuar për formimin e një “Republika Serbe”.

Për më tepër, ambasadori Hovenier deklaronte se ShBA-ja respekton institucionet e vendit tonë për qëndrimet e tyre, ato e kanë fjalën e fundit për asociacionin. Pikërisht se asociacioni cenon rëndë rendin juridik në vend, duke mundësuar që Serbia të sundojë brenda Kosovës, pra krijohet Serbia e vogël brenda Kosovës.

Nëse do të ishte një formë e administrimit jo në baza etnike, atëherë do të ishte krejtësisht në rregull, po themi në baza ekonomike apo të formave tjera, por assesi në baza etnike. Kjo gjë vetëm sa do të shtonte apetitet e Serbisë për të kërkuar pastaj edhe kompetenca ekzekutive, për t’i shpërfill ato të Kosovës. Hashimi dhe Isa, përveç shumë dëmeve ndaj Kosovës i lan si thikë pas shpine asociacionin, me piskamën e atyre që dhanë jetën për liri, jo për asociacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat