Dikur e thash s’është i denjë, ndërsa tani, pse po gënjen!?

Opinione

Dikur e thash s’është i denjë, ndërsa tani, pse po gënjen!?

Nga: Petrit Dibrani Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:54
Petrit Dibrani

Kryerari i Komunës së Prizren, historik e turistik, z......, i denjë jo se jo, mirëpo gënjeshtar po se po; për të udhëhequr një qytet me sipêrfaqe dhe banor, i dyti pas Kryeqytetit!

Athua pse?

Kryetari i Prizrenit, s’ka reaguar deri tani për drejtoreshën e drejtorisë sê Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, zj. Vjollca Kabashi për kinse, gjithnjë sipas deklaratës publike të kryetarit...

Citoj. Sot në një konferencë për media, kryetari z...., ka thënë se; kjo drejtoreshë nuk e ka kryer punën siç duhet.

Që nga emërimi i saj e deri me dje, performanca e tashme e ish Drejtoreshës ka lënë, shumë për të dëshiruar dhe ka pasur hendek të madh mes asaj, çka është pritur nga zonja Vjollca dhe asaj si në fakt ajo ka performuar. Kemi pasur deficit serioz në vizion dhe në të kuptuarit e rolit të saj si menaxhere dhe rrjedhimisht, pa-aftësi për të menaxhuar dhe organizuar punët në Drejtorinë që e ka udhëhequr”.

“Mungesa e aftësive të mira komunikuese, menaxhimi jo i mire i kohës, sjelljet jo-bashkëpunuese me koleget tjerë drejtor dhe me kabinetin e Kryetarit, kanë rrezikuar seriozisht përmbushjen e objektivave dhe detyrave të punës”, ka theksuar ai.

Mbaron citati.

QESHARAK, kryetar!

“Deficit në vizion” Lëre që s’ka reaguar, para dorëheqjes së parevokueshme të drejtoreshës, mirëpo dëgjone ose lexone, deklaratën amatoreske dhe provinciale të Kryetarit nga një Komunë Historike dhe njëkohësisht, turistike!

A e dinë o t’i kryetar, ç’farë nënkuptojnë, fjalët “deficit - vizion”, ku dhe kur, duhet të përdoren?!

E nderuar, Drejtoreshë e dorëhequr tanimë, nga drejtoria  e Punës dhe Mirëqenies Sociale, zj. Vjollca Kabashi ju lumtë për; ndershmërin, profesionalizmin dhe guximin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat