Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por njëkohësisht ndjejnë edhe nervozizëm!

Opinione

Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por njëkohësisht ndjejnë edhe nervozizëm!

Nga: Nijazi Halili Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:19
Nijazi Halili

Në librin e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, “Ballkani i Jugut”, theksohet  se: “... është e qartë për gjithkënd se stabiliteti në gadishullin e Ballkanit varet nga dy faktorë kryesorë: e para nga vetë popujt e Ballkanit dhe e dyta nga Evropa...”

Pra, me fjalë të tjera mund të themi se kur fati i diçkaje varet nga dy palë, mirëkuptimi ose moskuptimi i tyre, kthehet në faktor bazë për zgjidhjen ose jo të problemeve.

Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por njëkohësisht ndjejnë edhe nervozizëm për fajet e tyre e që s’duan ti pranojnë, si dhe zemërim për harresën e gjatë të Kontinentit plakë, Evropës, e cila për një kohë të gjatë i është shmangur përgjegjësisë së saj në rajon.

Nga se u tha  më sipër, arrijmë në përfundimin se Evropa e lodhur me Ballkanin ka bërë dhe bën përpjekje për ta integruar e përfshirë atë në organizmat e saj.

Po kështu, edhe popujt e Ballkanit përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e vjetra që i lidhin ata me kulturën, zakonet, doket, marrëdhënie të cilat kanë rrënjë të thella në vendet ku jetojnë, por që janë shkatërruar nga luftërat e vazhdueshme e të pafundme në rajon.

Vetë pozicioni gjeografik dhe ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet e shumta me popuj e vende të ndryshme të Evropës dhe botës nga ana tjetër, e bëjnë rajonin e Ballkanit që të mos i shmanget prirjeve politike e gjeopolitike që përfshijnë Evropën dhe mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat