100 euro për të kaluar testin e vozitjes, shteti të arrestojë instruktorët e korruptuar!

Opinione

100 euro për të kaluar testin e vozitjes, shteti të arrestojë instruktorët e korruptuar!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 15 nëntor 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Qeveritë e shkuara kishin krijuar sistemin e korruptuar, i cili korrupton qytetarët. Ndër rastet më korruptive ndodhet tek patent-shoferët, tanimë thuajse është sekret publik se pa dhënë para s’mund ta kaloni testin e vozitjes. Pavarësisht kufizimeve të mëdha të bëra nga Ministria e Infrastrukturës për parandalimin e këtij fenomenin, gjithsesi ende ekzistojnë hapësira për manipulime edhe në testin me shkrim, për testin e vozitjes as që diskutohet.

Si rezultat i saj është i lartë numri i madh i aksidenteve në komunikacion si dhe numri i atyre që përfundojnë me fatalitet, kjo ka shtuar pasigurinë e qytetarëve në komunikacion.

Para pak vitesh një i ri në kushte anonimiteti rrëfen se si në formë të kundërligjshme e ka marrë patent-shoferin. “Qe katër vite jam kanë në një auto-shkollë tjetër, jam rrëzu prej testit të parë edhe tani kam pritu me msu, kom dëgju që me pare mundesh me e marrë, jom shku e kom kontaktu edhe m’i ka lyp 400 euro, 200 mi ka lyp para se me hy në test, mas testit si e kom kalu i kom jap edhe 200 tjera”, rrëfen ai.

E gjithë forma korruptive shkon përmes instruktorit dhe ekzaminuesit të auto-shkollës, për një kalim të testit me vozitje shkon diku 100 euro, 50 i merr instruktori dhe 50 të tjera ekzamineri, ky është sekret publik i ditur nga të gjithë. Shkaku i aksidenteve janë po këta të rinj që lejen po e marrin pa u aftësuar mjaftueshëm, me shtetin që ende s’ka gjetur mekanizmat për ta frenuar një dukuri të tillë.

Nuk do të ishte ide e keqe për tu bërë rishikimi i kandidatëve pasi ata të marrin patent- shoferin, se a janë të aftë të vozisin edhe në kushte të vështira. Të gjinden mekanizmat për të parandaluar këtë dukuri të rrezikshme, edhe qytetarët të njoftojnë instruktorët që u kërkojnë para, fatkeqësisht s’janë të pakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat