Shqiptarët në SHBA t’i thonë stop opozitës së sotme në Kosovë

Opinione

Shqiptarët në SHBA t’i thonë stop opozitës së sotme në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 19:52
Rexhep Torte

-Të gjithë të bashkohemi rreth Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nëse ia duam të mirën dhe lumturinë vetes, Kosovës, mbarë shqiptarëve dhe brezave të ardhshëm.

Albin Kurti-Kryeminitri i Kosovës dhe Vjosa Omani-Presidente e Kosovës për një vit e gjysëm deshmuan aftësi, guxim dhe përkushtim për t’i dalë zot Kosovës në të drejktën dhe në të vërtetën e saj.

Ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk e kziston asnjë aferë për tradhti, vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, për vrasjen e gazetarëve, për tradhti, për hajni, korrupsion dhe pasurim milionësh të pasluftës.

Kosova dhe mbarë shqiptarët shpresojnë fuqishëm se Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, me moralin dhe karakterin e tij të lartë e demokratik, dhe si njohës i shkëlqyer i rrugëtimit të Kosovës, do ta dëshmojë vendosmërinë e tij ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën dhe do t’i përmbys tërë ëndërat hegjemoniste të Serbisë kriminale dhe të Rusisë kriminale ndaj Kosovës, e cila jetësisht është pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

Shqiptarët në SHBA e kanë përvojën e jetës demokratike dhe e kanë kryer universitetin e jetës në demokracinë amerikane.

Intelektualët shqiptarë në SHBA janë shkolluar dhe profesionaliozuar në universitetet Amerikane me thelbin e frymës së demokracisë, në burimin dhe bastionin e demokracisë, ndaj e kanë oblligim kombëtar ta nmdihmojnë dhe ta mbështesin Kosovën në sfidat karshi Serbisë dhe Rusisë hegjemoniste, ta mbështesin edhe ndaj hileve të BE-së dhe SHBA-ve, që synojnë Kosovën ta përdorin mish për top karshi Serbisë agresore gjënocidale.

Shqiptarët në SHBA kanë obligim kombëtar mbarë shqiptar dhe i kanë në dispozicion miliona argumente dhe fakte për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Shqiptarët në SHBA kanë oobligim kombëtar mbarë shqiptar, që të jenë monitories dhe korrigjues të partive politike shqiptare në Kosovë dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë të mashtrohen nga politikanët matrapazë, që tashmë 22 vite janë duke bërë pazare të pista anti shqiptare me Serbinë kriminale dhe me ndërkombëtart në dëm të Kosovës martire, fisnike dhe paqedashëse.

Kosova është shembulli më i mirë i përçarjeve të spektrit politik shqiptar, që Kosovën po e çojnë drejt greminës dhe pasigurisë për të ardhmen e saj.

Opozita në Kosovë si Kali Trojës brenda Kosovës

Partitë e sotme opozitare në Kosovë PDK, LDK, AAK, janë armiku i brendshëm tepër i rrezikshëm dhe shkatërrues, që shërbëjnë si Kali i Trojës brenda Kosovës.

Odriz Morina- kryeredaktori i “Bota Sot”, i mediumit më të fuqishëm të pavarur shqiptar, Prof. Dr. Enver Bytyqi, Naim Miftari- ish epror i lartëe dhe ish agjent i SHIK-ut, Prof. Sulejman Mehazi, Prof Binak Maxharaj, Ramazan Bekteshi, Idriz Zeqiraj e shumë analistë, studjues dhe njohës të çahtjes shqiptare në shkrimet e tyre analitike dhe argumentuese, çdo ditë po hedhin dritë se, këto parti të sotme opozitare në Kosovë , në 22 vitet e kaluara në vend që të angazhohen për forcimin e shtetit të Kosovës, ato u dhanë pas vëllëvrasjeve për pushtet, vrasjeve të gazetarëve, pas korrupsionit, hajnisë dhe pasurimit milionësh të jashtëligjshëm.

Këto parti të sotme opozitare gjersa e qeverisnin Kosovën në 22 vitet e kaluara, e harruan amanetin e më shumë se 2000 dëshmorët e Kosovës që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I harruan krimet e agrersionit gjenocidal që Serbia kriminale i kreu në Kosovë në vitet 21998/99.

I harruan 400 msakrat tmerruese që Serbia kriminale i kreu në Kosovë, e që fatmirësisht i ka inçizuar Esat Shala me shokët e tij në 2000 kaseta dhe CD, për të cilat Serbia kriminale i ka ofruar 2 milionë euro për t’ia dorëzuar asaj, dhe se e ka kërvcënuar edhe me jetë, e vetëdijshme se këto inçizime janë dëshmi vrasëse për Serbinë kriminale.

I harruan afër 15 miijë viktimat e pafajshme shqiptare të të gjitha moshave e gjinive që u vtranë dhe u masakruan nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjokdin e nënës.

I harruan 20 mijë motrat tona shqiptare të dhunuara shtazërish nga kriminelët serbë, i harruan 1643 shqiptarët e Kosovës që Serbia i rrëmbeu me forcë nga shtëpitë e tyre në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E harruan që Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Opozita e sotme në Kosovë, gjatë qeverisjes së saj nuk këmbënguli fare që kriminelët e Serbisë të dain para ligjiit dhe të ndëshkohen për krimet e kryera në Kosovë.

Opozita e sotme në Kosovë, nuk e pa të arsyeshme që gjatë qeverisjes së saj ta paditën Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Opozita e sotme në Kosovë u tregua tradhtare dhe fare e papërgjegjshme edhe në dialogun Kosovë-Serbi, ku duke patur mijëra e mijëra dëshmi e fakte, për interesa të saj të ngushta e meskine meskine, nuk arriti t’i vë asnjë kusht Srbisë agresore gjenocidale në këtë dialog.

Edita Tahiri kryenegocitore e parë ia la peshqesh Kosovës, fusnotën. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ia lanë Kosovës peshqesh Asociacionin e komunave serbe. Avdullah Hoti nënshrruajti në Vashington para Donald Trumpit Marrëveshjen e dëmshme për Kosovën, vetëm për t’i bërë fushatë Donald Trumpit që të zgjidhet president për hënën e dytë, gjë të cilën nuk e arriti. Ramush Haradinaj në kohën kur ishte kryeminiatër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Hashim Thaçi në bashkëpunim me Vlora Çitakun dhe në bashkërendim me Edi Ramën, Aleksandër vuçiqin dhe emisarët Amerikanë John Bolton, Mathew Palmer e Richard Grenell, e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës, realizimin e të cilit e pengoi Angela Merkel- ish kancelarja e Gjermanisë.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli e inicuan dhe e organizuan në Parlamentin e Kosovës votimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, në vend që të këmbëngulnin që kjo Gjykatë fillimisht të themelohet në Serbi, sepse Serbia ishte agresore gjenocidale, e jo kosova.

Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët dhe sekserët e tij e degraduan drejtësinë, prokurorinë dhe gjykatën në Kosovë, që rezultoi edhe me arrestimin e tij dhe të shokëve të tij në Hagë, me akuza të rënda penale individuale, në vend që të gjykohen në Kosovë.

PDK-ja në vend qëtë distancohet nga Hashim Thaçi, KadriVeseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, e të tjerë si këta, në vend që të reformohet rrënjësisht, ajo e tëra është vënë në mbrojtje të vëllavrasjes se kundërshtarëve ppolkitikë për pushttet, të mbrojtjes së vrasësve të gazetarëve dhe të pasurimit të jashtëligjshëm milionësh të pasluftës, duke e zgjedhur në krye të partisë çunakun Memli Krasniqi, vetëm sa për tu hedhur pluhur syve votuesve në Kosovë me shpresë për t’u kthyer sërish ta udhëheqin Kosovën, edhe pse kjo PDK e katandisi, e vodhi dhe e shkatërroi Kosovën në 22 vitet e kaluara.

Nëse nuk je besnik ndaj atdheut tend, nuk të besojnë as SHBA-të dhe as BE-ja

Kështu do të përfundojë vizita e Memli Krsniqit- kryetar i PDK-së dhe vizita e Lumir Abdixhikut në SHBA, e këtyre ady ëventurierëve narcistë, dyfytyrësh dhe karieristë, të cilët ia mësyen Brukselit dhe Uashingtonit, duke u ofruar si prostituta, me shpresë mbase do të mund ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, për të ardhur në pushtet PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Jo se kjo opozitë ia don të mirën Kosovës, por e ka hallin si t’i shpëtojë pasuritë e vjedhura maramendëse nga frika e themelimit të Byrosë për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, e para, dhe e dyta e ka hallin të shpëtojë nga përgjegjesia ligjore për keqqeverisjen e saj 22 vjeçare.

Këtu qëndron edhe enigma e indiferentizmit të tyre ndaj vendimeve të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij për të venmdosur shtrirjen e ligjit edhe në Veriun e Kosovës.

PDK-së, LDK-së dhe AAK-së më shumë i konvenon situata e tensionuar dhe ndonjë konflikt në Veri të Kosovës, për ta shpëtuar veten e tyre nga të zezat që ia shkatuan Kosovës, sesa vendosja e rendit dhe e qetësië në Veri të Kosvës, kjo është e vërtëta që se luan as topi.

Kosova dhe mbarë shqiptarët shpresojnë fuqishëm se Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, me moralin dhe karakterin e tij të lartë e demokratik, dhe si njohës i shkëlqyer i rrugëtimit të Kosovës, do ta dëshmojë vendosmërinë e tij ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën dhe do t’i përmbys tërë ëndërat hegjemoniste të Serbisë kriminale dhe të Rusisë kriminale ndaj Koovës, ecila jetësisht është pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

Memli Krsniqi dhe Lumir Abdixhiku, pa marrë parasydh propagandën që janë duke e bërë me vizitën në Bruksel e SHBA, është më se e qartë se ata ua msynë Brukselit dhe SHBA-ve mu si prostituta, duke u thënë ja ku na keni, rrëzojeni Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, që të vijmjë ne në pushtet, e ne do t’u dëgjojmë e veprojmë si dëshironi ju, qoftë për targat, qoftë për Asociscionin, qoftë për Trepçn e qoftë për Ujmanin.

Dardha ka bisht, thotë populli

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj duhet ta dinë se, eventualisht mund të marrin ndonjë votë nga sekserët e tyre vetëranët e rrejshëm, apo arsimtarët e mashtruar, ndërsa për ndonjë fitore as që vjen parasydh, sepse siç thotë populli “Dardha ka bisht”.

E ky bisht i dardhës është që kjo opozitë e sotmë nuk ka të ardhme në Kosovë, pa i treguar urdhërdhënësit dhe dorasit e vtasjeve të kundërhtarëve politikë për pudhtet, të vrasjeve të gazetarve, të vjedhësve të parave të mërgimtarëve që i dërguan për UÇK-në, e që i vodhën Klani ROGNER dhe Klani PAN, pa ia kthyer Kosvës dhe popullit të Kosovës milionat e vjedhura me hajni, patundshmëritë e blera me nga 3 ruro arrin, dhe pa me dhanë përgjegjësi ligjore për keqqeverisjen e tyre, duke e varfëruar tejmase Kosovën dhe duke i detyruar më shumë se katër qind mijë kosovarë të largohen në botën e jashtme nga pashpresa e krijuar në Kosovë.

PDK, LDK dhe AAK, janë shkaktare që në 22 vitet e kaluara e shterën Kosovën ekonomikisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht.

Opozita e sotme në Kosovë , të paktën duhej t’i bashkoheshte Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij në përpjekjett për vendosjen e asovranitetit dhe të sigurisë në Veri të Kosovës.

SHBA dhe BE po dështojnë karshi Kosovës viktimë

Serbia kriminale ka qenë dhe mbetet gjarpër helmues në Ballkan, prandaj SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dinë se gjarpëri vritet nga koka, se duke e lëmuar të kafshon.

SHBA-të dhe BE-ja duhet lejojnë që FSK-ja të shkojë e t’i zë pozicionet në Veri të Kosovës dh e sëbshku me KFOR-in’ EULEX-in dhe policinë e Kosovës, do të jenë garantues të sigurisë dhe të qetësisë në Veri të Kosovës, dhe do t’ua fusin tmerrin bandave kriminale serbo-ruse.

Vetë fakti që Serbia kriminale dhe kriminelii Aleksandër Vuçiq, edhe po të fryje një erë puhizë në Kosovë, i alajmojnë BE-në dhe SHBA-të sikur nga Kosova fryn murlani dhe se do t’i dëbojë serbët ga Kosova.

Kjo sipas të gjitha analizave psikologjike, psikoanalitike, sociologjike dhe psikologjisë luftarake, është vetëm propagandë mashtruese e Serbisë kundër Kosovës.

Shqiptarët në Kosovë dhe kudo janë fisnikë e paqedashës, por janë edhe trima të jashtëzakonshëm në mbrojtje të nderit dhe të pragut të shtëpisë.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, e dinë se në Serbi ka pak serbë të pastër, ndërsa kombësitë tjera nuk janë budallenj të lutojnë dhe të vdesin për çmenduritë e Serbisë kriminale.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, e dinë se shqiptarët janë miliona herë më trima sesa serbët kriminelë.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq e dinë, se në Ballkan jetojnë disa herë më shumë shqiptarë sesa që jetojnë serbë, dhe se në rast të ndonjë sulmi eventual. shqiptarët do të reagojnë të bashkuar dhe do ta fshijnë Serbinë kriminale nga faqja e dheut, për të gjitha krimet që Serbia kriminale i ka kryer klundër shqiptarëve.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq e dinë, se shqiptarët për trimëri e guxim, janë identikë si ukrasinasit.

Joseph Borelli, Shefi i BE-së për politikë të Jashtme, Miroslav Lajçaku- emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, e çuditërisht edhe Gabriel Escobar- i dërguari special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, kanë dështuar në të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.

Se e kanë të qartë se çfarë krimesh dhe dhunimesh të tmerrshme ka kryer kryer Serbia kriminale në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99.

E kanë të qartë se shqiptarët në Ballkan janë autoktonë, ndërsa serbët mbeturinë e hordhive të egra të ardhura në Ballkan në sheklullin e 6-të nga Karpatet.

Se këta këta ardhacakë nga Karpatet kanë kryer ndaj shqiptarëve autoktonë kanë kryer gjenocide shekullore duke i vrarë, masakruar e dhunuar, për t’i pushtuar trojet shqiptare.

Se kjo pakicë serbe sot në Veri të Kosovës e nxitur dhe e organizuar nga Beogradi, nëpërmjet grupeve kriminale serbe dhe nëpërmjet krimit dhe kontrabansës së organizuar po e rrezikon tërë Kosvën.

Se Serbia kriminale nëpërmjet këtyre bandave kriminale pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, me vrasje e kërcënime dëboi më shumë se 14 mijë shqiptarë autoktonë nga Veriu i Kosovës, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Se Serbia kriminale nëpërmjet këtyre bandave kriminale është duke ndërtuar koloni serbe, ku në shtëpi të reja e të mobiluara dhe me pagesë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët asnjëherë më poarë nuk kanë banuar në Kosovë.

Se kjo pakicë serbe tashmë 23 vite nuk i ka paguar rymën elektrike, ujin dhe shërbimet komunale që i ka shfrytëzuar, por këto miliona euro i ka paguar shteti i Kosovës nga taksapaguesit e Kosovës.

Se kjo pakicë serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës demokratike të Kosovës, i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në Botë.

Se sa herë që Albin Kurti dhe Qeveria e tij e dërgojnë policinë e Kosovës në Veri të Kosovës për t’i luftuar bandat kriminale dhe kontrabandën dhe për të garantuar siguri për të gjithë banorët pa marrë parasysh nacionalitetin, kjo pakicë serbe nëpërmjet agjentëve serbë dhe rusë, dhe nëpërmjet bandave kriminale dhe kontrabandistëve, organizon dhe bllokon rrugët në Veri të Kosovës dhe gjuan me armë kundër policisë të Kosovës.

Se në dialogun Kosovë-Serbi në 11 vitet e kaluara emisarët e BE-së, Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, e kanë mbajtur anën e Serbisë agresore gjenocidale dhe e kanë shantazhuar Kosovën viktimë.

Se në kohën e Donald Trupit- Presidentit të SHBA-ve, emisarët e tij John Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell, u përpoqën ta copëtojnë Kosovën në favor të Serbisë kriminale.

Se gjatë 11 viteve të dialogut Kosovë-Serbi, me tradhhti e hile ndaj Kosovës janë nënshkruar shumë marrëveshje të dëmshme për integritetin e Kosovën, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja e Asociacionit e komunave me shumicë serbe, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk lejon Asociacione një etnike, sepse Kosova është shtet multietnik.

Joseph Borell, Miroslav Lajaçak, tani çuditërisht edhe Gabriel Escobar janë duke bërë presion të paparë që Qeveria e Kosovës ta themelojë Asociacionin, edhe pse kjo don të thotë një Republika Serpska në Kosovë dhe shtrirje e ndikimit serbo-rus në Kosovë.

Albin Kurti deklaroi se nuk do lejoë që në Kosovë të themelohet Asociacioni një etnik i komunave serbe, Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, kërcënojnë me luftë , se kjo gjoja kjo po e rrezikon sigurinë e serbëve në Kosovë, gjë që nuk është aspak e vërtëtë.

Qeveria e Kosvës zëvendësimin e tragave ilegale të automjeteve nga koha e kriminelit Sllobodan Millosheviq, që tani serbët e Kosovës duhet t’i zëvendësojnë me targat e Kosovës RKS, këtë afat e ka shtyrë tashmë tri herë, ndërsa Joseph Borell, Mroslav Lajçak dhe Gabriel Escobari kërkojnë shtyrjen e këtij afati edhe për dhjetë muaj të tjerë, dhe këmbëngulin në themelimin e Asociacionit.

Deklarimi i Josep Borellit se është autor i propozimit franko-gjerman për dialogun Kosovë Serbi, tregon sa dyfytyrësh dhe sa hileqar ndaj Kosovës është ky funksionar i lartë i BE-së, i cili shet mend dhe e shantazhon Kosovën, dhe nuk po e harton një propozim franko-gjerman për Spanjën e tij dhe Kataloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat