Eu, Borrel, Borrel, përditë e më i thart po del!

Opinione

Eu, Borrel, Borrel, përditë e më i thart po del!

Nga: Dedë Preqi Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:01
Dedë Preqi

Pothuaj se përballja ndaj dhunës dhe skandalizmit nga terroristat serbë në veri të vendit, sikur është bërë rutinë e përditshme, por edhe këtyre do u vjen fundi, të cilët jo që e kursejnë policinë e Kosovës, duke e gjuajtur me armë dhe bomba shokuese, por terroristat e Vuçiqit, nuk i kursejnë as forcat ndërkombëtare të NATO-s, KFOR-in, dhe EULEX-in, dhe është e çuditshme se, si edhe para hundëve të tyre po lejohet të shkakëtojnë gjithë këtë rrëmujë dhe krim të organizuar.

Populli i Kosovës, është tejet i shqetësuar për faktin se nuk kemi nevojë të ndezim ndonjë fitil lufte me askënd, dhe populli i këtij vendi akoma i vuan pasojat e saj, por kjo fatkeqësisht po na imponohet gjithçka e keqe dhe e rrezikshme edhe sot nga i njëjti armik nga fqinji verior serb, ku vazhdimisht nxisin dhe përhapin konflikte ndëretnike, duke e kërcënuar sovranitetin e shtetit të Kosovës, me qëllim të veçantë për ta ndarë dhe copëtuar teritorin e saj.

Shumë miqë nga vendet e Quint-t, dhe vendet tjera ndërkombëtare janë të shqetësuar nga ngjarjet e fundit të veprimeve terroriste nga kriminelët serbë në veri të vendit tonë, të cilët në shenjë revolte të të një ish-polici serb, i cili kishte kryer sulme terroriste në veri të vendit, dhe ishte arrestuar nga organet e shtetit të Kosovës, dhe ky lloj mostrumi i derigjuar e i paguar nga kryekrimineli Vuçiq, veprojnë në mënyra të ndryshme terroriste, duke shkatërruar objektet zyrtare ku do mbaheshin zgjedhjet serbe, poashtu dhe duke djegur automjetet me targa RKS, si dhe duke i sulmuar dhe plaguar me armë të gjata dhe shok-bomba policinë e shtetit të Kosovës.

Terroristat serb në veri të vendit këto ditë i sulmuan edhe policinë e EULEX-it, me çrast reagoi edhe shefi për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, i cili i kurseu terroristat serb që sulmuan policinë e Kosovës, pa e dhënë asnjë reagim dhe koment më herët, por në reagimin e fundit përmendi vetëm sulmet ndaj policisë së EULEX-i, me përceptimin dhe ndjeshmërinë e një dëshprimi, dhe sëcili prej nesh nuk do e dëshironte një gjë të tillë, duke ditur se edhe këta janë njerëz, përveç se kanë ardhur për t’a ruajtur rendin dhe sigurinë e vendit tonë, por edhe janë bijët dhe bijat e nënave të veta.

Prandaj, ndikimi i sjelljes së njëanshme është gjithmonë shembëll jo i drejtë dhe ndikon më shumë si i pa kuptimtë e nganjëherë fuqishëm, sidomos kur për arsye të emocioneve të brendshme shpërthen jehona dhe shfaqet si një incident i përllogaritur mbrapsht, dhe kështu miku i dashtun Josep Borrel, edhe ju, jeni duke llogaritur në dëm dhe kurriz të tjetërkujna, që nënkupton, jo vetëm përjetimet tona si popull i vuajtur, por krejt çka ne kemi bërë dhe me ndihmën e miqëve tanë për të sjellë një realitet dhe për të marrë vlerën e dinjitetit, sikur nuk presim nga njerëzit e besueshëm të na dëshprojnë, apo të na grisin këtë copë liri që kemi.

Është e vërtetë se, jo të gjithë njerëzit janë të aftë të arrijnë një standart të lartë morali dhe reale, por Kosova dhe populli i këtij vendi, jeton dhe vepron në harmoni me vetëvetën, edhe pse në rrethana të sotme ka një dozë të kundërshtimeve politike, por në substancë është një popull mik me gjithë popujt e botës.

Ndër të tjera janë njerëzit më liridashës e paqdashës në rajon, sepse ia dinë vlerën dhe shijën e lirisë së munguar me shekuj, i cili popull edhe pse nuk është aq i fuqishëm apo me një supërstrukturë armatimi, por arma kryesore e këtij populli është shpirti liridashës i saj, i fortë e luftarak, që fryma dhe liria e tyre nuk varet nga mëshira dhe robëria, sepse nuk do të kishte vlerë dhe fare kuptim.

Prandaj, jo vetëm për Kosovën, por për fat të keq, Serbia nuk është një fqinjë i mirë për asnjërin, e cila sikur ishte dje, e njëjta është edhe sot, që po dëshmon çdo ditë e më shumë me rrolin fashizoid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës dhe ndaj shtetit të pavarur të saj, përmes kërcënimeve dhe terrorit të saj nga kriminelet serb, që po i udhëheqë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E parë nga kjo pikpamje, reagimet e Brukselit janë të rezervuara, mos të thëmi edhe të kursyera për palën serbe, sikur edhe ato të shefit të saj Josep Borrel, i cili përditë e më i thart po del, që si rrezulltat i gjithë kësaj janë edhe marrëveshjet e pa arritura deri më tani dhe të pa sukseshme në mes palëve, madje edhe në këto rrethana krize dhe kritike, Kosova dhe qeveria Kurti, po kritikohet pa arsye nga BE-ja, kur dihet se kush është agresori dhe kush është viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat