Fokusi i studimit të marrëdhënive ndërkombëtare!

Opinione

Fokusi i studimit të marrëdhënive ndërkombëtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:56
Autori Nijazi Halili

Marrëdhëniet ndërkombëtare, varen nga institucioni akademik, ose nga  një nëndisiplinë e shkencave politike, ose nga  një fushë më e gjerë multidisiplinare e politikës globale, si që janë   drejtësia,  ekonomia dhe historia botërore.

Si një nëndisiplinë e shkencave politike, fokusi i studimeve të IR shtrihet në fushat  politike, diplomatike dhe të sigurisë ndërmjet shteteve, si dhe studimin e historisë moderne të politikes botërore.

Në shumë institucione akademike, studimet e Marrëdhëniet ndërkombëtare (IR)  janë të vendosura  në departamentin e politikës/shkencave sociale. Ky është për shembull rasti në Skandinavi, ku marrëdhëniet ndërkombëtare shpesh referohen  si politika ndërkombëtare (IP).

Në institucionet ku marrëdhëniet ndërkombëtare i referohen fushës më të gjerë multidisiplinare të politikës, drejtësisë, ekonomisë dhe historisë globale, lënda mund të studiohet në disa departamente, ose të vendoset në departamentin e vet, siç është rasti për shembull në London School of Economics.  Një diplomë universitare në marrëdhëniet ndërkombëtare multidisiplinare mund të çojë në një diplomë master më të specializuar në politikën ndërkombëtare, ekonominë ose të drejtën ndërkombëtare.

Studimet ndërkombëtare në të gjitha rastet i referohen fushës më të gjerë multidisiplinare të IR, ku edhe ekonomia globale, drejtësisa dhe historia botërore përbëjnë komponentë qendrorë të studimit. 

Përdorimi i studimeve ndërkombëtare në vend të marrëdhënieve ndërkombëtare përdoret për të dalluar IR multidisiplinare nga IR si një disiplinë e shkencave politike.

Përdorimi i termit studime ndërkombëtare është bërë normë në shumë universitete ku IR studiohet tradicionalisht si degë e shkencave politike, për të treguar pavarësinë e saj si një fushë akademike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat