Të ndalen të gjitha bizneset tregëtare me Serbinë e Vuçiqit!

Opinione

Të ndalen të gjitha bizneset tregëtare me Serbinë e Vuçiqit!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

“Sekretari gjeneral i Aleancës Veriatlantike sugjeron se nuk duhet të bëjmë tregëti dhe biznes me armiqt e demokracisë botërore”!

Kjo qështje e ngrohtë me përmasa të dominimit është thelbi i politikës serbe për gjithë Ballkanin!

Pse Kryeministri shqiptarë nuk ka vesh dhe sy për këto ndërskambëza të botës serbe?

Stoltenberg i drejtohet botës mbarë me bindjen se një tregëti e mbështjellun me politikë duhet të ndalet! E pranon se janë bërë gabime të tilla kur është në pyetje Rusia!
Lutja e tij është që kjo mos të përsëritet përballë Kinës, kurse Edi Rama ynë koketon me Vuçiqin që Kina dhe Rusia të shkarkojnë mallëra dhe nëndetëse dikund afër portit të Durrësit!

Sekretari gjeneral e pranon se bota demokratike është kah bëhet e varur nga regjimet autoritare, nëpërmjet transformimit të teknologjisë në armë për të vepruar kundër Aleancës! Bizneset që cenojnë sigurinë e shqiptarisë duhet të ndalen nga bartësit e politikës tonë!

Kur do e kuptojmë se Serbia asnjëherë nuk është e interesuar të bëjë biznes të shëndoshë, dhe pa ndonjë prapavijë politike?

Derisa dominimi i Serbisë me anë të luftës është vetëm një ëndërr, realiteti për të dominuar në aspektin ekonomiko-politik është shansë i mirë dhe i realizueshëm nëse shqiptarët e Edi Ramës e hanë këtë karrem, përmes Ballkanit të Hapur!

-“Amerika dhe bota demokratike nuk do të ndalojmë së bëri biznes me Kinën, por ajo duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos kërcënojë sigurinë tonë, tha Stoltenberg”!

-“Nuk mund të ndodhë që të gjitha projektet fitimprurëse të realizohen sepse janë fitimprurëse.
Interesat ekonomike afatshkurtra nuk mund të vihen para interesave themelore kombëtare, vazhdoi ai”.

“Në të njëjtën mënyrë që lufta është shumë serioze për t'u lënë gjeneralëve, biznesi po ashtu është shumë serioz për t'u lënë liderëve të biznesit, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”!

-“Ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe kjo kushton para, vëren Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

- Më keni dëgjuar shumë herë të flas për këtë, por tani besoj se nuk mund të ketë dyshim për domosdoshmërinë e investimit në siguri.

Ne kemi nevojë për më shumë ushtarë, pajisje dhe municione, edhe pse kjo kushton para, tha Stoltenberg në konferencën vjetore”!
Hamdi Rafuna
Dt:0501.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat