Patriarku serb Porfirije, shtëpinë e tij e ka në Karpatet e jo në Kosovë

Opinione

Patriarku serb Porfirije, shtëpinë e tij e ka në Karpatet e jo në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 8 janar 2023 Në ora: 19:49
Autori Rexhep Torte

Serbia kriminale dhe Kisha Ortodokse Serbe mashtrojnë edhe me rastin e plagosjes aksidentale të dy të rinjve serbë në Shtërpcë. Po protestojnë, po e tronditin BE-në dhe botën me rrena të kulluara provokuese dhe luftënxitëse.

Serbët edhe provokojnë, bllokojnë rrugën, kërcënojnë dhe akuzojnë për plagosje të qëllimshme.

As nga Kisha Ortodokse Serbe, as nga asnjë pop serb, as nga udhëheqësit e shtetit serb, nuk e dëgjuan deri sot asnjë fjalë pendese për afër 15 mijë shqiptarë autoktonë të vrarë e të masakruar mizorisht , në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, në agresionin gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët kriminelë serbë që i kryen tërë këto masakra në Kosovë shëtisin lirshëm nëpër Serbi.

Përkundrazi Serbia kriminale me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq në vend që të jenë prapa grilave, lejohen ta udhëheqin Serbinë kriminale që paraqet kërcënim për paqen në Ballkan.

Patriarku Porfirije dhe krimineli Aleksandër Vuçiq plagosjen aksidentale të dy të rinjve serbë e keqpërdorin për propagandë kundër Kosovës dhe shqiptarëve

Në Shtërpcë të Kosovës me datë 6 janar 2023, Azem Kurtaj ushtar i FSK-së duke udhëtuar më një mikun e tij për në Brezovicë, një turmë serbësh ua bllokojnë rrugën duke ia goditur automjetin. Në vetëmbrojtje dhe për ta liruar rrugën, Azemi nga revolja e tij personale qëllon në ajër dhe në asfalt dhe largohen nga turma. Kështu deklaron Naim Ferati, avokati i Azem Kurtajt.

Zorica Stojanoviq nëna e Stojanit të plagosur deklaroi ditën e ngasjes se, “Të dy fëmijët u nuk u qëlluan qëllimisht, por u qëlluan nga një plumb rikoshet nga asfalti”.

Kjo nënë më datë 8 janar e ndryshoi deklaratën e saj duke thënë se, “ Në bisedë me djalin e saj ka arritur në përfundim se fëmijët janë qëlluar qëllimisht, dhe janë me fat që gjithçka ka përfunduar me lëndime”.

Paragjykimet e Serbisë kriminale lidhur me këtë rast janë të pa qëndrueshme, sepse e para duhet pritur vendimi gjyqësor, dhe e dyta, Azem Kurtaj po t’i kishte shenjtëruar qëllimisht si ushtar që është, nuk do të kishte shpëtuar asnjëri nga serbët e qëlluar aksidentalisht, bile do të kishin pësuar edhe serbë të tjerë që e kishin bllokuar rrugën.

Serbia kriminale është krijuar duke i okupuar trojet shqiptare dhe është ushqyer me shekuj me gjakun e shqiptarëve.

Serbinë kriminale nuk mund ta shpëtojnë as mëkatari Patriarku Porfirije, as Kisha mëkatare Ortodokse Serbe, as Kisha Ortodokse Ruse, sepse kanë devijuar nga postulatet e Zotit të Madhërishëm, duke nxitur luftëra, vrasje e masakra, në vend që t’i predikojnë fjalët e Zotit për dashuri, solidariteti dhe mëshirë mes njerëzve.

Në historinë e Serbisë kriminale nuk mund të gjesh as edhe një shkronjë pendese apo kërkim falje për krimet e kryera, përkundrazi Serbia kriminale krenohet me krimet e kryera dhe kërcënon me krime tjera edhe sot në shekullin e 21-të.

Serbia kriminale po favorizohet edhe pas katër gjenocideve të fundit

Të gjithë jemi dëshmitarë se Serbia kriminale në fund shekullin e 20-të nxiti katër luftëra gjenocidale okupuese në Ballkan, atë në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Serbinë kriminale nuk mund ta shpëtojnë as pro serbët Joseph Borelli, Miroslav lajçaku, as Richard Grenelli, as Antony Blinkeni, as Gabriel Escobari, as Chstopher Hilli dhe as Jerffrey Honevieri, sepse Zoti i Madhërishëm do ta mbrojë të drejtën dhe të vërtëtën për Kosovën.

Serbinë kriminale nuk mund ta mbrojnë as kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq i kanë përlyer duart gjer në bërryl me gjakun e shqiptarëve.

Të gjithë të sipërpërmendurit para Zotit të Madhërishëm nuk peshojnë as sa një fije floku dhe as sa një flluskë sapuni.

Serbia kriminale me kërcënimet që po i bën ndaj Kosovës, ka arritur me sa duket t’i neutralizojë BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, sa që nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë t’i vendosën sanksione Rusisë kriminale.

Koha do të tregojë se kjo sjellje indiferente e gabuar dhe ledhatuese ndaj Serbisë, do të jetë fatale dhe e gabuar për BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe i mbuluar me mëkate

Patriarku Porfirije, është duke bërë mëkate ndaj Zotit, ndaj besimtarëve ortodokse serbë , ndaj vetes dhe ndaj botës, duke deklaruar gënjeshtra për Kosovën.

Patrtiarku Porfirije ditë më parë pasi iu ndalua hyrja për në Patriarkanën e Pejës, me kërkesën se fillimisht duhet të distancohet dhe ta kritikojë popin serb, i cili ilegalisht hyri në Kosovë dhe u bë pjesë e grupeve kriminale që i kishin barikaduar rrugët në Veri të Kosovës, deklaroi se, “Mu mbyll dera në shtëpinë time. Serbia në Kosovë ka sunduar 10 shekuj, prej tyre 4 shekuj me shqiptarët, duke i paraqitur shqiptarët si ardhacakë në Kosovë”.

Patriarku Porfirije, duhet ta dijë se Kosova dhe shqiptarët- pasardhës së Dardanëve dhe Ilirëve në Kosovë dhe në Ballkan janë komb autokton, që ka jetuar gjer në Beogradin e sotëm.

Serbët në Kosovë dhe në Ballkan janë mbeturinë e hordhive të egra serbe që në Ballkan erdhën në shekullin e 6-të nga Karpatet, duke sjellë luftëra, vrasje masakra dhe egërsi.

Në Kosovë asgjë nuk është serbe, sepse në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat për të cilat Serbia kriminale dhe Kisha Ortodokse Serbe, pretendojnë se janë serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët, të cilave serbët gjatë okupimit të Kosovës ua kanë ndryshuar pamjen dhe i kanë përvetësuar, dhe për këtë ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

Këtë më së miri e dëshmon edhe kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vocërr ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image
Harta

Patriarku Porfirije karrierën për tu bërë Patriark i Kishës Ortodokse Serbe, e filloi me retorikën kundër Kosovës më 24 nëntor të vitit vitin 2020, gjersa ishe Mitropolit i Kishës Ortodokse Serbe për Zagrebin dhe Lubjanën, me ç ‘rast para mediave serbe, deklaroi se, “Kosova dhe Metohija është çështje e identitetit të serbëve, dhe se në rast se e humbim atë si themel të ekzistencës nuk shoh që populli serb ka një të ardhme”.

Pas zgjedhjes Patriark i Kishës Ortodokse Serbe, deklaroi se, “ Në radhë ta parë do t’i kemi serbët e Kosovës, dhe se për mua dhe Kishën Ortodokse Serbe të parë do të jenë serbët e vuajtur të Kosovës. Shqetësimi i madh për mua dhe Kishën Ortodokse Serbe do të jetë Kosova dhe Metohija e shumëvuajtur, Jerusalemi i juaj shpirtëror. Kosova dhe Metohija për serbët nuk është thjeshtë një mit. Kosova është besëlidhja jonë . Kosova është zemra e Serbisë”, deklaroi mes tjerash, Patriarku Porfitije.

Patriarku Porfirije, e din shumë mirë që Serbia kriminale e tëra është krijuar mbi bazën e miteve, këtë e dëshmon edhe mitizimi që po I bëni Gazimestanit dhe Betejës së Kosovës.

Si është e mundur që një Serbi aq e vocërr siç e tregon Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Kosovës në vitin 1389 me të cilën krenohen serbët ?!

Serbia dhe serbët me të njëjtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Ballkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë.

Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë së bashku edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Ortodokse Serbe edhe udhëheqësit shtetërorë të Serbisë.

Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse Serbe, tërë jetën e tij e kaloi si luftënxitës ndaj shqiptareve dhe Kosovës.

Episkopi Amfilohije, i Kishës Ortodokse Serbe në Mal Të Zi, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Me luftë ta rikthejmë Kosovën. Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”.

Serbia kriminale dhe faktet historike

Patriarku Porfirije, bën mëkate ndaj Zotit, ndaj besimtarëve ortodokse serbë, ndaj vetes dhe nda botës, sepse e din shumë mirë se serbët në Ballkan janë ardhacakë, dhe se vendlindjen, themelet dhe identitetin e serbëve duhet t’i kërkojë në Kaukaz nga ku kanë ardhur, e jo në Kosovë.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan , me identitet, gjuhë e kulturë të pastër , dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë e pushtuar nga shqiptarët.

Po ia rikujtojmë Patriarkut Porfirije, sa mizorë e gjakpirës kanë qenë dhe janë serbët, si më poshtë:

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysmë milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone shqiptare, ja disa dromca nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës 1998/99” të autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllain, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, “Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Patriarku Porfirije, dhe tërë klerikët e Kishës Ortodokse Serbe besimin fetar e kanë kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht, dhe se do të japin llogari para Zotit.

Në Kosovë sot jeton një pakicë serbe që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Kisha Ortodokse Serbe është i vetmi institucion fetar në botë, i cili në vend që ta fisnikërojë shpirtin e besimtarëve serbë, ajo i nxit për luftëra, gjakderdhje dhe okupim të trojeve shqiptare.

O Patriark Porfirije, larg duart nga Kosova, sepse Kosova është tokë e shenjtë shqiptare, e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat