Atentati i aderesuar ndaj LDK-së

Opinione

Atentati i aderesuar ndaj LDK-së

Nga: Dedë Preqi Më: 19 janar 2023 Në ora: 09:47
Dedë Preqi

Çfarë po tregojnë shqiptarët përmes formave të tilla, me atentate ndaj njëri-tjetrit, në fakt nuk ka dyshim se këto lajme të vërteta apo propaganda të rreme tregojnë vetëm fatkeqësinë shqiptare dhe asgjë më shumë.

Si ide, por edhe si trajtim, ky detaj i çoroditur dhe antikombëtar nuk është si diçka e re, prandaj për LDK, për deri sa ishte lider i saj z.Ibrahim Rugova, jo vetëm që rastet e tilla apo atentatet ndaj tij, ishin të njohura botërisht, por më tepër sepse ai përveq se ishte liberesk, ishte edhe një lider politik i kalibrit të lartë botëror.

Prandaj, na befason tragjika, ironia apo edhe një lloj lajmi kobzez, të cilin e ngërthen në vete ky lloj episodi i keq ndaj një partie dhe anëtarëve të saj, që rrëfehet këto ditë për ndonjë atentat të munshëm ndaj këtij subjekti politik në Kosovë.

Ose, ndoshta për t’i dhënë një fizionomi më të gjerë këtij subjekti politik, pse po sulmohet dhe « mësyhet » gjithherë kjo parti, me që në fillim të lindjes së saj kishte pretendime të tilla, kur shumë kontribues e njerëz të fuqishëm dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit historik të këtij subjekti janë asgjësuar me jetë dhe atentatorët nuk janë zbuluar deri më sot.

Dhe pretendimi i një atentati të sotshëm i adresuar ndaj anëtarëve të LDK, organizatorët e kësaj ndërmarrje kriminale ose janë të lidhura me fatin dhe përgjimin e këtij subjekti për të mos u avansuar dhe ngritur në pozitën e saj të mëhershme si një subjekt i parë politik në Kosovë, ose linjat e sotme janë përzier dhe sikur kjo parti do të lidhej me fatin e dy-tre anëtarëve të saj, që në realitet do të dukej si një iluzion, që nuk pin ujë.

Megjithatë bëhët fjalë për atentate të mundshme në vendin tonë ndaj njëri-tjetrit, edhe pse sot jemi shtet i pavarur e demokratik, ku fatin e këtij njerëzimi e kemi në duart tona, por mos të harrojmë se, intonime me pretendime të këtilla hetojmë akoma në këtë vend, duke ditur se fqinji i ynë Serbia, nuk po flinë, kur dihet se realizimi i ëndërrave të saj nuk ka përfunduar akoma.

Prandaj, mos t’i japim krah iluzioneve dhe spekulimeve ndaj njëri-tjetrit, apo ndaj subjekteve politike, edhe pse ekziston një lloj ironije e çmendur në mes këtyre subjekteve, për deri sa në këtë kontekst mund të fshehet edhe diçka tjetër, jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashta, që do të nxiste një lloj trazire politike në mes këtyre subjekteve në Kosovë, për të krijuar amulli dhe destabilitet në këtë vend, kur në çastin nga Kosova, kërkohet dhe pritët një ndryshim i madh dhe hap pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat