Bashkësia e Komunave Serbe do të thotë ndarje e Kosovës

Opinione

Bashkësia e Komunave Serbe do të thotë ndarje e Kosovës

Nga: Sënder Kapiti Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:47
Sënder Kapiti

Çfarë është ky eksperiment i perëndimit me Kosovën , ç’është kjo tradhti e pabesi moderne kundër shqiptarëve.

Bashkësi e Komunave Serbe në Kosovë do të thotë se në Kosovë kjo fillimisht e djallëzisht duket si bashkësi, por në realitet është një bashkim autonom i serbëve, përderisa edhe cilësori i kësaj bashkësie është serb, pra një si republikë serbe brenda Kosovës, e që më vonë do të kërkojë bashkimin me Serbinë.

De fakto, nëse kjo bashkësi formohet, kjo është në vazhdën e projektit serbo-rus për copëtimin e Kosovës.

Të gjithë ata politikanë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria që kanë qenë pro copëtimit të Kosovës, pro kësaj Bashkësie të Komunave Serbe, pro Demarkacionit me Malin e ZI dhe pro “Open Ballkanit” i kanë bërë dëmin dhe tradhtinë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat