Gjykata e Hagës dhe historia e njohur mbi shtetin e Kosovës që nuk bëhet dhe s’përparon dot nga komplotet, shantazhet dhe linçimet e njohura brenda shqiptarëve!

Opinione

Gjykata e Hagës dhe historia e njohur mbi shtetin e Kosovës që nuk bëhet dhe s’përparon dot nga komplotet, shantazhet dhe linçimet e njohura brenda shqiptarëve!

Nga: Agron Shabani Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Autori Agron Shabani

Sa i kishin dajat e gjallë dhe të fortë në Amerikë (SHBA-së) dhe gjithandej: Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti & Company, njërin pas tjetrit, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe "shokët (bashkëluftëtarët) tjerë të besës dhe idealit", si duket i çuan ose "rehatuan" në burgun e njohur të Den Hagës në Holandë, për t'i rrahur si thonë patiligjanat (domate) e verdha me shuplaka ose flakaresha, për t'i bërë të kuqe!

Dhe, kjo pa pandehur ose paramenduar kurrë në "plantacionet” me patligjana (domate) të verdha në Holandë që mbijnë ose çelin përditë në tokën ose klimën e ftohtë holandeze, dhe mungesën e vazhdueshme të duarve ose shuplakave të nxehta për t'i rrahur dhe "skuqur" si dikur.

Kështu që "punën voluntarë" ose "vullnetare" të Ramushit (Haradinajt), Fatmirit (Limajt) dhe të tjerëve nëpër "serrat" ose "plantacionet e verdha" të Holandës: Duke i përvjel duart deri në bërryla, e vazhduan Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe "plantazher" të tjerë shqiptar, duke soditur dhe medituar kalimthi për famën, lavdinë, karrierën, mburrjen ose krenarinë që i kishin dikur, duke besuar dhe shpresuar aq shumë se mund t'i kenë gjithmonë. Ehh...Hëm....!

"Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. Ndaj, shpirtrat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër." (Stefan Zëeig)

Thuhet se Nastradin Hoxha me gruan e tij, dikur e qitën pelën e tyre me e shitur në treg ose pazar....por nuk ua blinte askush. Kështu që pela e tyre dikur me vonë e mësoi përmendësh rrugën e tregut ose pazarit, dhe dilte me u shitur ose stërshitur vet në treg.

Me fjalë tjera, kjo "puna e opinioneve ose kolumnave" të përditshme të Halil Matoshit në gazetën ose portalin "Express", e atij Matoshit tjetër në "Kosova Sot" ,"Epoka e Re", "Koha", "Kosova Press", "Bota Sot" dhe gjithandej, është bërë si ajo "puna" ose "historia" e lozes së pocerrkës në majat e plepit me rrajë (rrënjë) plehu ose mu...! Më falni në shprehje!

Halil Matoshin dhe disa "filozof, intelektual ose patriot" të tjerë të prodhimit ose kooperativës jugosllave, të cilëve si duket, me ua lypur (kërkuar) trutë dhe gjenet e pastra të shqiptarit, nuk ua gjeni dot as me qyski, tarrakop, laser, mikroçip, mikroskop ose teleskop, i kanë "faktorizuar" si pela ose mushka të veta, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli etj....dhe tashti Halil Matoshi & Company, e kanë mësuar rrugën e tregut përmendësh, e dalin me u shitur vet në treg ose pazar.

"O milet, qe besa e Zotit, nuk i kemi pelat ose mushkat tona për pazar, por veç deshtëm me iu treguar se me kënd e kemi çuar (kaluar) jetën..", do thoshin Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli dhe Nastradin Hoxhët tjerë të politikës kosovare.

N' Dukagjin thonë shpesh: Lefsh i keq dhe krejt budalla, por me igball ose me nafakë o shoq! S'ka fjalë!

Halili (Matoshi) së bashku me disa kalemxhi të tjerë të "kulturës, filozofisë, gazetarisë ose publicistikës kosovare" si duket kanë pasur "igball" ose "nafakë të madhe" me punëdhënësit ose shefat e tyre, të cilët mund të jenë (sigurisht) -pela ose mushka të dikujt tjetër.

Çka s'ka n ‘detin ose moçalin e madh të kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë së Kosovës....Bile, edhe "peshq", gjegjësisht budalla ose hajvanë me kravata, të cilët i thonë vetit madje edhe "intelektual, kulturor ose veteran të UÇK-s dhe gazetarisë kosovare"! Shih ti....! Ncncnc...!

Thuhet se pas përfundimit të luftës së fundit në Herceg Bosne, shkon për t'u regjistruar në listën e veteranëve të luftës një luftëtar dhe patriot i vërtetë boshnjak ose mysliman, i cili kur e sheh edhe të birin (djalin) e një udbashi, mercenari ose ko laboratori serb, i cili tërë jetën e kishte kaluar me 'speciallcat" dhe sigurimsat (bezbednjakët) serb nëpër punktet ose zonat e ndryshme ushtarako-policore: I pyetur nga komisioni i atjeshëm mbi të dhënat ose biografinë e tij, u thotë:" Pishite govno! (Si ashtu ? E pyesin të habitur ata të komisionit verifikues. 'Paj, pasi që edhe ky spiuni dhe i biri i spiunit serb, qenka bërë veteran lufte, atëherë mua nuk me ngelët asgjë tjetër përveç epitetit të mutit!, ' iu gjegjët atyre të komisionit ky i fundit, duke u larguar me nervozë nga aty. Nejse!

Në shumë gjuhë të ndryshme botërore, thuhet se është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose metodologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrë Clastres me titull "Shoqëria kundër shtetit". Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese, ekskursive dhe diskurseve me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull "Demokracia kundër shtetit".

Në këtë vepër shkencore ose metodologjike, studiuesi, pedagogu, filozofi ose antropologu i lartpërmendur francez (Pierrë Clastres)-pasë një qëndrimi, studimi dhe analize të gjatë nga vendi i ngjarjes (1963-1974) të elementeve, instrumenteve dhe dimensioneve politike, para politike, determinante dhe paradigmatike të fiseve, klaneve ose komuniteteve të ndryshme primitive, gjysmë-primitive, paranormale ose para politike "guayaki", "guarani", "chulupi", "chaco" "yuanomani" dhe të tjera të indianëve në Paraguaj, në Venecuelë ose "Sao Paulo" të Brazilit etj., ku në forma ose mënyra të ndryshme implicite ose eksplicite janë të pranishme edhe mentaliteti, mitologjia, eshatologjia, dialektika, praktika ose përditëshmëria e njohur konfliktuoze, luftarake, iracionale ose fatalitike e klanëve ose fiseve tribale, shamane, nomade ose gjysmë nomade të Amazonës (Amazonisë) etj. Pos tjerash e ka venë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetet ose "shoqëritë primitive" nuk mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkë kohore të formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetëror, ligjorë, apo inkursivë, represivë ose repërkusivë. 

Pse kjo? Sepse, kjo gjithnjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrë Clastres), kjo do të thotë se shoqëritë ose komunitetet e ndryshme ordinare, primitive ose para politike, nuk kanë qenë kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatet e njohura shtetërore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore", si dhe me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj.
Ndërkaq, në kuadër të veprës së tij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike), Pierrë Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pa shtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër in kompakte ose reversibile, thekson faktin se :"mbi bazën e njohur të parimeve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithmbarshme të shteteve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive gjithandej globit, në qoftë se institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si një diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit, respektivisht, te shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptet, pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme diskursive ose asimetrike në mes ithtarëve të njohur të "teorisë difuzive" ose "kabinetike" dhe atyre të teorive të ndryshme evolutive, empirike, organike, dialektike, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të zhvillimit dhe evolucionit të përgjithshëm të njerëzve, popujve, shteteve, kulturave ose shoqërive të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit.

Të flasin ose shkruajnë përditë mbi lirinë (çlirimin), popullin, shtetin, pushtetin, heroizmin, patriotizmin, edukatën, kulturën, demokracinë ose luftën e UÇK-së etj. edhe Halil Matoshi së bashku me plot "çuna dhe goca" të tjera (lexo:"tatini sinovi" i "maminë maze" të kooperativës ose "spermës së përbashkët jugosllave", të cilët edhe sot e kësaj dite e shohin në ëndërr" shokun Tito në kali të bardhë" së bashku me "Jugosllavinë e dashur të Josip Broz Titos, Stane Dollancit , Raif Dizdareviçit ose Aleksandar Rankoviçit etj....", jo vetëm që është nënçmim i UÇK-s, dhe gjakut të heronjve ose dëshmorëve të kombit, por edhe përmbysje vlerash nga bartësit ose përçuesit e paskrupullt, stupid, nebuloz, skizofren, oligofren, mediokrit, demagog, dogmatik dhe hipokrit të antivlerave si Halil Matoshi & Company!

U mor vesh se heshtja, cinizmi, injoranca, apatia, animoziteti dhe indiferenca amoroze ose bizantine, i inkurajojnë linçuesit, persekutuesit dhe abuzuesit e ndryshëm, dhe asnjëherë të persekutuarit ose pengjet dhe viktimat e ndryshme të lirisë së Kosovës.

Nuk shkon gjithmonë me dogmat, parullat, sloganet ose recidivet e njohura hipokrite, dogmatike, demagogjike, demoniake ose satanike: "Na vjen keq pse gorillat ose krokodilët e ndryshëm, i kanë kafshuar, vjedhur, plaçkitur ose mjeruar aq keq njeriun dhe popullin e pafajshëm shqiptar dikur, por, nuk mund t'i qortojmë ose akuzojmë aligatorë ose krokodilët tanë!

Ndryshe nga kjo, parullat, sloganet ose recidivet tashmë të njohura hipokrite, dogmatike, demagogjike dhe diabolike të Halilit (Matoshit) dhe pjesëtarëve të tjerë të tufës ose kopesë agjituese ose propagandistike të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Isa Mustafës, Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Behgjet Pacollit, që lehin e pallin përditë (ham-ham-ham ose llam-llam-llam)-kundër Albin Kurtit dhe "lagjes së tij nazi-fashiste"! (Po, çka dinë Halil Matoshi me kotillën e tij se ç ‘është fashizmi, pashë besën?!, shtrohet pyetja.) E tërë kjo për t'ua zgjatrur jetën dhe për t'i sjellur prap në pushtet kastat ose klikat e paditura, stupide, nebuloze, mediokrite, dogmatike, hipokrite, demagogjike, reaksionare dhe diabolike të opozitës....

Dhe, në fund krijimin e asociacionit (zajednicës) ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe ndarjen ose shkëputjen de jure dhe de facto në "Trepçës","Ujmanit" dhe resurseve ose pasurive tjera vitale ose kapitale nga Kosova. Me besoni, ju lutëm!

Mbase, me politikanët e shpifur, sajuar, të kontrabanduar, të tredhur, të paditur (çoban), të shitur dhe korruptuar deri në fyt të opozitës kosovare, të cilët janë vetëm kukulla, marioneta, koka turku ose 'kuaj trojan' të projekteve dhe planimetrive të ndryshme kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Në këtë prizëm të kontestueshëm dhe dubioz, demagogët dhe hipokritët e ndryshëm paranormal ose para politik, në fillim vazhdimisht i stisin, imagjinojnë, trillojnë, inskenojnë dhe krijojnë armiqt ose kundërshtarët e tyre imagjinar ose fiktiv së bashku me ambientët, situatat ose atmosferat e ndryshme shpërthyese, normative, kognitive, aproksimative, aglutinative, imagjinare, fiktive, konfliktuoze, violente, infantile, dramatike ose eskalative....duke pritur dhe besuar ose shpresuar se do e gjejnë dhe sigurojnë gjithmonë strehën ose audiencën e tyre tek popullit (elektorati) dhe faktorët e ndryshëm ndërkombëtar përmes thirrjeve ose parullave të ndryshme revolucionare ose patriotike.

Në instancë të fundit, asociacionin ose "zajednicen" së bashku me "demarkacionit kufitare" i kanë sjellë ose nënshkruar Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi etj...E jo Albin Kurti ose Vjosa Osmani me Donika Gërvallen etj.


U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

"Miqtë e mi, nuk vritet vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta." (Platoni)

Luftërat jo rrallë janë edhe tregti, biznes, profit ose trofe horrash, maskarenjsh, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.

"Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjendarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose çifutet: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të bezdisshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prapë asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshet dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat