Çfarë domethënie kishte kërkimfalja e Sanduloviqit në Prekaz!?

Opinione

Çfarë domethënie kishte kërkimfalja e Sanduloviqit në Prekaz!?

Nga: Dedë Preqi Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 07:22
Dedë Preqi

Pas 23 viteve të pasluftës në Kosovë, mbas gjitha atyre torturave, masakrave, përdhunimeve dhe dëbimeve të popullit shqiptarë nga trojet e veta, këto ditë në 15 vjetorin e pavarësisë së shtetit të lirë të Kosoves, vjen kandidati për president në Serbi, Nikola Sanduloviq, që e viziton vendin më të shenjtë dhe bënë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz.

Në fakt, ne mund të vërejmë se makineritë e prodhuara serbe dhe dredhitë e tyre, që do shkëputen aty-këtu nga e kaluara famkeqe, në ecurinë e mëtejme të politikës së sotme do mundohen të tërhiqen përmes formave të tërthorta, por edhe të drejtpërdrejta.

Dhe sjellja e kësaj diçkaje të çështjes të Sanduloviqit dhe të tjerëve, që marrin këtë iniciativë dhe të tilla përgjegjëse, përceptohet si e domosdoshme që dikush të përkulet, por në anën tjetër provokon në format e saj të zvetënuara në ndjesi, të cilat njeriu është deshtë ti provojë në fatin e tij, për të thënë më saktë realitetin në kohë.

Prandaj, nuk janë raste të rralla kur flitet për krimin, ndërsa fjalëve u mungon serioziteti, që shpeshherë janë fjalë të kota dhe aty ku diskutohet seriozisht për ngjarjet dhe tragjeditë e rënda të këtij populli, të cilat kolegët serb të Sanduloviqit, i kanë quajt edhe trillime, si masakren e Reçakut, Mejes dhe Korenicës dhe 400 masakra të tjera të këtij lloji, që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, që në këtë rast ky serb, ose përfaqëson një «njeri» të veçantë, ose kthehet në një element psikologjik dhe diçka si ta quash simbolike…

Dhe sa herë që flasim për krimet serbe në Kosovë, i kemi gjithherë parasysh ato pamje trishtuese dhe përvoja të hudhura, të cilat kanë lënë shumë pasoja shpirtërore dhe fizike në jetën e këtij populli, prandaj të gjitha këto i japin zë ndjenjës së brendshme që bie në konflikt me elementin e mospajtimit, që duket si diçka e pa kuptimtë, por e cila shpaloset ndër individ të caktuar dhe në rrethana të vuajtjeve dhe të përjetimeve të tyre.

Sipas Nikola Sanduloviq, ai këtë ditë në Prekaz, e përshkruan si ditën më të vështirë të jetës së tij, por thotë, për mua është një nderë e madhe që iu lejua kjo vizitë nga qeveria e Kosovës, dhe më bënë të mundur të kërkoj «falje» në emër të Serbisë, për krimet e shkakëtuara nga regjimi i Millosheviqit, duke shtuar se do të bënte gjithçka, që kriminelët serb që bënë krime ndaj shqiptarëve, do të përgjigjen para drejtësisë.

Apo, Sanduloviq, kësaj here ka ndjekur zërin e drejtë të arsyes njerëzore, apo mos ka të bëjë me një lloj aktrimi, dhe largë asaj për të qenë një objekt dhe subjekt real, po aq mund të jetë edhe një medium për psikoalalizë…

Nëse e marrim sjelljen e Sanduloviqit, si një veprim i duhur, që ka të bëjë me eksigjencën etiko-shoqërore, dhe me qëllim që të jetë në funksion të portretimit të brendshëm pozitiv të përsonit në fjalë, me gjithatë, duke pasur nuancat e një motivimi të tillë, nuk heq në kantar si akt moral dhe njerëzor dhe nuk përbënë kurrfarë plusi në portretin pozitiv të karakterit të tij, nëse ky përson asnjëherë më parë dhe as sot nuk është në gjendje që këtë kërkimfalje, që ta shpalos para popullit të vet serb në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat