Aleksander Vuçiq, pasardhës i kriminelit Millosheviq, shantazhon, kërcënon, saboton dhe kushtëzon

Opinione

Aleksander Vuçiq, pasardhës i kriminelit Millosheviq, shantazhon, kërcënon, saboton dhe kushtëzon

Nga: Hafiz Shala Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 18:48
Autori Hafiz Shala

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, është e vetmja e regjistruar për lobim, gjithmonë në momentet kur Dardania ndodhet në udhekryq, qoftë edhe atëhere kur u suprimua Autonomia e tankeve e vitit 1989, themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë për t’iu kundërvënë forcave kriminale ushtarako-policore e paramilitare në mbrojtje të pragut të shtepisë dhe tokën shekullore dardane, tani, rreth bisedimeve Dardani-Serbi, ku kjo e fundit nën epshet ekspansioniste grabitqare të tokave dardane, po tenton që me çdo kusht të dirigjojë, ndërhyjë dhe diktojë politikat e një shteti sovran dhe të pavarur, përmes kësilloj ngrehinave, për të mbajtur në gjendje të tensionuar deri në pa kufi.

Ishte subjekti i parë në Diasporë e cila, e njohu, e afirmoi e përkrahu dhe e mbrojti në momentet kur disa qarqe zyrtare këtu në SHBA, e kërcënonin se duan ta fusin ne listen e “ organizatave terroriste”.

Ndryshimet në gjeopolitikën globale, posaçërisht okupimi barbar rus ndaj një shteti sovran siç është Ukraina me mbi 60 milionë banorë, një krizë e tillë e krijuar nga Rusia putiniane me tentim që të shfrytëzohet për destabilizimin evropian me theks të veçant atë të Ballkanit Perëndimor, saktësisht, marrëdheniet armiqësore historikisht të njohura, në mes të shqiptarëve dhe serbëve, me fajin e këtyre të fundit si agresor, përmes gjenocidit ku u përzunë me dhunë, u vranë e masakruan më mijëra shqiptarë nga tokat e tyre stërgjyshore, sërish po tentojnë që, me ndihmën e Rusisë, aleate historike e Serbisë dhe shteteve sllave përreth, të nxisë tensione të reja për ta zhvëndosë vemendjen ndaj luftës pushtuese e dështuese gjenocidale ndaj Ukrainës.

Këtu edhe “mund të arsyetohej presioni” politik e diplomatik ndaj Dardanisë që i bije se, ndaj të dobëtit dhe paqësorit, disi duket më i lehtë dhe i thjeshtë, ani pse, shumë i rrezikshëm për ardhmërinë dhe funksionimin normal të këtij shteti, që është edhe synimi kryesor i Serbisë, me insistimin që përmes shantazhit dhe kushtëzimit, me formimin e disa llojë organizimesh të serbëve lokal, jo pse ata e kërkojnë por, ate e kërkonë Serbia, për ta kontrolluar dhe përzier në punë të brendshme të shtetit të Dardanisë.

Kjo, nuk mund të pranohet, nuk do të lejohet në mënyrën si e dëshiron Serbia.

Format e organizimit të pakicës serbe edhe pakicave tjera, ani pse egziston Bashkësia e Komunave në nivel të Dardanisë, nëse vlerësohet se një formë ekstra të organizimit lokal në bazë të Kushtetutës, mund të bisedohet me organet qendrore shtetërore dhe assesi me Serbinë sepse, kjo është çështje ekskluzivisht e brendshme, me gjithë gabimet të cilat i bënë ish klasa udhëheqëse, të cilën e shndërrojë në “marrëveshje ndërkombëtare”, gjë që Serbia dhe ndërkombëtaret e cilësojnë si të tillë, pasi, fatëkeqësishtë Parlamenti e votojë me 2/3- tat, qe i bie se furi veten ne litarin e vetë.

Assesi, Asociacion me kompetenca ekzekutive apo ndonjë lloj statusi qe nënkupton ndonjë pushtet të tretë, që për qëllim në afat të gjatë, është, seleksionimi përmes një deklarimi të mëvetësimit dhe definitivisht, bashkimit me Serbinë.

Kjo, tani, thjeshtë po nënkuptohet si qëllim final i Serbisë e cila, përjetësisht do të jete hisedare e kësaj toke të përgjakur, por që assesi asaj nuk i bën përshtypje sepse, vetë Millosheviqi alias Vuçiqi, i ka nxitur popullin me kësilloj nacional shovenizmave, përderisa gjeneratave të reja, lëndën e historisë e fillon dhe e mbaronë se, Dardania (Kosova), është “zemra e Serbisë” dhe, ne ate përseri do ta kthejmë në gjirin tonë “me kishat tona shekullore” kur dihet mirëfilli se ato janë shqiptare.

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, gardiane e çështjes shqiptare që nga themelimi i saj në vitin1989 e deri sot, ka reaguar me forma lobiste nën udhëheqjen e Joe DioGuardit, Sherley Cloys- Dioguardit dhe Bordit Egzekutiv, i cili, vepron dhe jeton në SHBA, në mënyrën më të mundshme efektive, duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar me Kongresmenë e Senatorë, duke i furnizuar me informata të bindshme dhe me fakte, ku meritat kryesore i takojnë zonjës, Sherley Cloys-Dioguardi, Këshilltare për çështje të Ballkanit, në ligen Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Që nga 26 shtatori i vitit 2021, Liga, ka zhvilluar një aktivitet të intensifikuar duke bashkpunuar me Senatorin Robert(Bob) Menendez, rreth bisedimeve Dardani-Serbi, me theks të veçant, rreth kërkesës së Serbisë, por jo edhe të serbëve të Dardanisë, për themelimin e një asociacioni një-etnik të komunave me shumicë serbe në shtetin multietnik të Dardanisë, ku shoqëria dardane ka bërë lëshime sipas të ashtuquajturit “të diskriminimit pozitiv”, ku, për ta shpallur pavarësinë, kushti kryesor ishte që, në kuadër të një shteti më shumicë absolute shqiptare prej 95%, mos të quhet shqiptar, por shtet multietnik, duke i përfshirë të gjitha pakicat etnike duke iu siguruar edhe pjesëmarrjën në Parlament. Pakica serbe, as 4%, e ka të drejtën e vetos, ku kërkohën 2/3 -tat e votave të tyre.

Senatori Menendez, qysh në vitin 2021, e ka kundërshtuar këtë propozim si të rrezikshëm për demokracin pasi e venë në pozitë të pa barabart mazhorancën e kontrolluar nga pakica serbe dhe në pozitë të pa barabartë më pakicat tjera, si ato tyrke, boshnjake, rome e ashkalive, egjptiane etj.

Lëre më që, një organizim të tillë, Serbia nuk e lejon në teritorin e saj, posaçërisht të asaj pakice shqiptare në Dardaninë Lindore, e mos te flasim edhe për 11 pakica tjera në shtetin serb.

Duke e parë presionin e njëanshem ndaj Qeverisë së Dardanisë si viktimë e terrorit dhe gjenocidit serb, krahas më ate ndaj Serbisë, u organizue një takim shumë frytëdhenës dhe shumë domethënës në pasqyrimin, spjegimin dhe, kërkim sqarimin e politikave të Administratës aktuale Amerikane e cila, në këto momente, ishte në shpërputhje me traditën, rrolin dhe respektin e popullit amerikan ndaj atijë shqiptar dhe anasjelltas.

Me 12 shkurt, u mbajt takimi i Bordit Ekzekutiv me pjesëmarrjën edhe të përkrahësve të Ligës dhe Senatorit Bob Mendez, Demokrat nga Distrikti i 13-të të Neë Yersey për 17 vjet me radh, tani në krye të Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan.

Senatori Menendez, në vitin 2021 në takimin e parë të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane me Komunitetin shqiptarë në SHBA, ku ishin të pranishem një numer i madh, i shprehem brengat tona rreth funksionimit të shtetit më të ri duke ia zbërthyer në detaje rreth Asociacionit një-etnik të komunave me shumicë serbe në kuadër të shtetit multietnik siq është shteti i Dardanisë i dizajnuar me qëllim të krijimit të një harmonie ndëretnike për të jetuar se bashku, duke i respektuar të drejtat e barabarta sipas Kushtetutës e cila është përpiluar në bashkpunim të plotë me Bashkësinë Ndërkombëtare, pra, BE-SHBA.

Senatori Bob Menendez, në ketë takim haptazi nuk u pajtua me zotin Derek Cholet, Këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Sipas Senatorit Menendez, Dardanisë(Kosovës), i duhet njohje reciproke nga Serbia për të arritur paqe afatgjate dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit.

Prandaj, sipas Senatorit Menendez, Amerika duhet të ketë qasjen që fillimishtë të kërkojë njohje reciproke mes Dardanisë (Kosovës) dhe Serbisë.

Duke iu referuar qëdrimit të tij në takimin e 12 shkurtit, siç u shpreh ai, paqja afatgjate vjen me njohje reciproke, duke e cilësuar se Serbia në vazhdimësi e ka penguar Dardaninë (Kosovën) në integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Pra, si kusht të parë, Senatori Menendez, e ka cilësuar njohjen reciproke, para se të kërkohet diçka tjetër.

Duke e përfunduar paraqitjen e tij para Bordit Ekzekutiv, ka saktësuar se, Kushtetuta e Dardanisë(Kosovës) ua garanton të gjitha të drejtat e minoriteteve.

Prandaj, është e gabuar qasja që Asociacioni të shihet si bllokadë në procesin e bisedimeve.

Për fat, të nesmern në Gjermani, Kryeministrin Kurti dhe Presidentja, Zonja Vjosa Osmani, e takuan Senatorin Bob Menendez të cilët kanë biseduar për procesin e dialogut, raportet me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast, kryeministri Kurti e ka njoftuar Senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Dardanisë(Kosovës) edhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit.

Jam i vetëdijeshem se, po provohet që Vuçiqi të “shpëtohet” nga qellimet e tij dhe gabimet dhe obligimet të cilat i ka marrë nga Putini, së fundmi edhe i kërcënuar nga ai permes ambasadorit rus në Beograd se, nëse i vë sanksione Rusisë, kjo e fundit do të votojë pro Dardanisë(Kosovës) në OKB, si dhe, futjen e trupave të forcave mercenare private ushtarake “Ëagner” nga ana e Putinit, nën përkujdesjen e themeluesit, Yevgeni Prigozhin, të cilet permes rrugëve dytësore, futen në veriun e Mitrovicës, duke sulmuar forcat policore të cilat, pandërprerë, po e luftojnë kontrabandën shumë të rrezikshme, ate të furnizimit me municion dhe armatim, si ky i fundit ku, forcat e intervenimeve të shpejta, gjatë kontrollimit në një pikë kontrolli, ia konfiskuan serbit nga Serbia, 6300 fishek dhe armatim.

Prandaj, duhet urgjentishtë ti kërkohet Serbis që ta demilitarizojë veriun nga grupet, kriminalo-terroriste të kualifikuara edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, një formacion i përmasave të 60.000 ushtarëve nga formacioni privat ushtarak. Bisedimet në kësilloj kushteve, të konsderohen si jo normale sepse, i bie, sikur të bisedohet nën tytat e armeve të forcave të cilat, mund të dalin edhe nga kontrolli i organizatorëve dhe financuesëve.

Shpresoj se, me një qasje reale dhe mirë të analizuar e vlerësuar, të gjendet zgjidhja e cila, më në fund, viktimen- Dardaninë, ta shpërblejë me sigurimin e paqes dhe funksionimit të shtetit në tërë territorin e saj, duke siguruar paqe të shumë-pritur, dhe stabilitet në këtë pjesë të Ballkanit Përendimor, dhe Evropës në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat