Nesër në Bruksel nënshtrohet Kurti, dëmtohet & poshtërohet Kosova!

Opinione

Nesër në Bruksel nënshtrohet Kurti, dëmtohet & poshtërohet Kosova!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Autori Fatmir Bajraj

Nesër fiton Serbia kundër Kosovës, por fiton edhe Kurti Kryemnistër kundër Kurtit në opozitë, dhe ky është "satisfaksioni"!

Kurti Kryemnistër "avulloi" njohjen nga Serbia dhe pranoi të bëhet ZAJEDNICA, kundër së cilës, Kurti në opozitë me akte terroriste, dogji Kosovën dhe i futi flakën institucioneve.

Kurti Kryemnistër, pas "vrasjes" një nga një të të gjitha kauzave të Kurtit në opozitë, përfshi edhe krye-kauzën për ZAJEDNICËN të cilën e kishte "vrarë" në momentin e parë kur publikisht pranoi planin franko-gjerman si bazë e mirë për ecje tutje, edhe pse ky ishte realisht produkt i negociatave dyvjeqare : Kurti-Vuqiç!

Kurti Kryemnistër, "vrau" edhe viktimat e komplotit anti-Kosovë të Kurtit në opozitë, duke "vrarë" kauzat për pushtet të LVV-së, kundër pakos për pavarësi të presidentit Ahtisari, Demarkacionin me Malin e Zi dhe ZAJEDNICËN...!

"Vrasja" ma e rëndë, pas Monit & Arbenit, të cilët i vrau policia rumune në kuadër të UNMIK-ut, ishte kjo e fundit e Astrit Deharit i vetë(vrarë) në burgun e Prizrenit i cili mbahej në arrest nën akuzën për terrorizëm për aktet terroriste kundër institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (Presidencë & Parlament), që ndodhi me zhdukjën (vjedhjen) e provava dhe mostrave në IML (Instituti i Mjeksisë Ligjore) në pushtetin e Kurtit, pra në kohën e Kurtit Kryemnistër.

Për Astritin, viktimë e komplotit anti-shtetëror dhe kauzës : "anti-ZAJEDNICË" të Kurtit në opozitë, në kohën e Kurtit në pushtet, pra të Kurtit Kryemnistër për dy vite n'pushtet, nuk u bë asnjë hap i vetëm në zbardhjën e "vrasjes" në qeli të Astritit, por ndodhi akti më i shëmtuar-kriminal; abuziv & bizar, me zhdukjën dhe asgjësimin e mostrave të Astrit Deharit dhe nuk dha dorëheqje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe nuk ndodhi as shkarkimi i saj nga Kryemnistri Kurti, absurd i llojit sui-generis!

Në mes të pushtetit dhe poshtërimit, Kurti zgjodhi të parin!

Nesër n'Bruksel, Kurti Kryemnistër, i bën "atentatin" politik Kurtit në opozitë, meqë ky i fundit nuk i duhet më Kurtit Kryemnistër, pasi që u "vranë" kauzat & viktimat e tyre deri të Astrit Dehari !

Kurti në pushtet, i "liruar" nga kauzat e rreme & viktimat në njerëz, ndjehet mirë & komod, por ruan me çdo çmim & fanatizëm kauzën e vetme reale, dhe ajo është : PUSHTETI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat