De Gaulle, as për Drazhën e as për Titon

Opinione

De Gaulle, as për Drazhën e as për Titon

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 3 mars 2023 Në ora: 06:43
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Mirëpo,  historia dhe politika e miteve  të rreme serbe janë të pakufijshme dhe të patejkalueshme në mbarë botën. Ndryshe, nuk do të kishin shpifur dhe propaganduar se gjoja ikona  dhe kryetari i “Francës së Lirë”, Gjenerali Charle de Gaulle  “ kishte qenë  bashkëstudent  i Drazha Mihajloviqit”  në Akademinë Ushtarake në Saint Cyr të Francës.

Së fundi, këtë gënjeshtër mitologjike serbe, e ka hedhur poshtë e vërteta historike, e  ndriçuar nga Predrag Matvjeviq, i cili ka zbuluar dhe verifikuar të dhënat e sakta nga burimet arkivore të Insitutit “Charles de Gaulle” në Paris, gjatë viteve ’90 të shekullit XX.

Sipas këtyre dokumenteve arkivore, Matvejeviq ka shkallmuar mitin e rrejshëm  të historisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe, sepse “Charles de Gaulle-i dhe Drazha Mihajloviq nuk kanë qenë bashkëkadetë në Akademinë prestigjioze ushtarake Saint-Cyr në Coetquidan të Francës. Madje, nuk e kanë njohur e as nuk e kanë takuar njëri-tjetrin, për faktin se,  emri i Drazha Mihajloviqit askund nuk ka figuruar në formularin e regjistrimit të kadetëve ushtarakë, as para e as pas kryerjes së Akademisë së gjeneratës së Charles de Gaulle-it. Të dhënat e sakta arkivore provojnë se në vitin 1930, majori Mihajloviq ka qenë në një kurs 6-mujor për Artileri në Francë. Gjatë kësaj kohe, De Gaulle-i ndodhej në Lindjen e Afërt, në Liban dhe në Siri.” (https://pescanik.net/de-gaulle-tito-mihailovic/)

Mirëpo, në vend se të verifikohej kjo e vërtetë, mori dhenë gënjeshtra propagandistike paranoide allaserbe (M.H.) se gjoja Drazha Mihajloviq u diplomua në Akademinë e Saint-Cyr-it  së bashku me  De Gaulle-in !?

Dë Goli s’ka “vajtuar” as për Drazhën e as për  Titon, por vetëm për “Francën e Lirë” antifashiste dhe për Evropën e Bashkuar “Prej Uralit deri në Atlantik” !  Sipas  doktrinës së politikës së jashtme  degoliste frënge : “Detente, entente, and cooperation”.

Natyrisht, pas  gjysmë shekulli u zbulua e vërteta historike se Charles de Gaulle-i (ish-gjenerali i famshëm historik, që e luftoi nazifashizmin dhe e çliroi Francën, dhe ish-presidenti i shquar i Republikës së Pestë Frënge-1968-1969), as gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, luftarake, politike, diplomatike dhe presidenciale nuk ka pasur asnjë kontakt tete a tete me kriminelin dhe me kolaboracionistin fashist serb, Drazha Mihajloviq e as me komunistin bolshevik Tito.

Me një fjalë, Gjenerali i lavdishëm frëng Charles de Gaulle s’ka “pjerdhur” as për Drazha Mihailoviqin, as për Titon. Ai  kurrë se ka vizituar as Serbinë e Drazhës e as Jugosllavinë socialiste të Josip Broz Titos, as gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), as gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) e as në kohë paqeje pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945), sepse nuk kanë pasur asnjë ideologji  dhe, asnjë interes të përbashkët.

Kështu, në të njëjtin “yrrnek” të fabrikimit të miteve të rreme dhe të historiografisë falsifikatore, Drazhët dhe titoistët serbomëdhenj; shteti, kisha dhe akademia serbe e kanë shtrebëruar dhe përvetësuar historinë e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Dhe, ja kështu në frymën e miteve të tilla të shpifura, sot në Brukskel, pala serbe negociuese me presidentin e tyre, Aleksandër Vuçiq po kërkojnë copëtimin e territorit të Kosovës, në emër të formimit të Bashkimit të Kounave Njëetnike Serbe në Kosovë, gjoja  me qëllim të “mbrojtjes “ së të drejtave dhe lirive të minoritetit serb! – Ja, edhe ky është një mit i ri i rremë serbomadh, sepse serbët në asnjë aspekt nuk janë të diskriminuar në Kosovë, por Serbia me Vuçiqin në krye po ushtron trysni ndaj tyre, që të mos e njohin Kosovën si shtet të tyre, por Serbinë.-Ky është miti paranoid kolektiv, që bie ndesh me të  vërtetën e realitetit të ri të krijuar në Kosovë. Mirëpo, edhe kjo gënjeshtër e sajuar mitologjike çetniko-fashiste, duhet eliminuar nga ana Amerikës, e BE-së dhe e OKB-së, sepse nuk përligj paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe evropian, por paralajmëron konflikt  të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ky rrezik duhet shmangur me çdo kusht në frymën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Githashtu, ia vlen të rikujtojmë se, që nga  popullimi i territoreve të Ballkanit nga ardhacakët serbë e deri më sot në shekullin XXI (viti 2023),  shteti serb është krijuar nga mitet e rreme serbe, duke e falsifikuar brutalisht historinë pellazgo-ilire të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. 

Këtë  e dëshmon edhe ky konkluzion aksiomatik i Prof.Dr. Sonja Biserko (Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Beograd për të drejtat dhe liritë e njeriut), e cila  në një intervistë të gjatë dhënë revistës “Vjenac” të Zagrebit pati deklaruar se “E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat