Asanimi i paligjshmërisë me paligjshmëri, rrënon demokracinë!

Opinione

Asanimi i paligjshmërisë me paligjshmëri, rrënon demokracinë!

Nga: Hisen Berisha Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:01
Hisen Berisha

Së pari, si qytetarë dhe pastaj edhe si deputet i qytetarëve, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më duhet të deklarojë që, është e rëndësishme të theksohet se në shoqëritë demokratike dhe ato që janë në ndërtim e sipër, agjencitë e inteligjencës, përgjithësisht pritet të veprojnë brenda kufijve të ligjit dhe të respektojnë ndarjen e pushteteve, me theks pavarësinë e gjyqësorit. 

Megjithatë, ka pasur raste kur agjencitë e inteligjencës kanë ndërhyrë në pushtetet e ndara edhe në gjyqësor, në aso mënyra që kanë ngritur shqetësime për abuzimin e pushtetit dhe gërryerjen e normave demokratike por që nuk kanë kaluar në heshtje dhe pa konsekuenca. 

Është shumë shqetësuese se këto raste po shtohen në Kosovë dhe kjo është dukuri e theksuar në këtë qeveri. Jo vetëm që nuk kanë patriotizëm kushtetues dhe etikë, por nuk po ka as konsekuenca ligjore ndaj këtyre ndërhyrjeve flagarante në pushtetin e ndarë të gjyqësorit. 

Prej ndëhyrjeve politike në baza ditore, duket që i kanë inkurajuar edhe mekanizmat tjerë për të ndërhyrë jo ligjërishtë në punën e gjyqësorit, me theks në Gjykatën Kushtetuese. 

Prej ndëhyrjeve politike në baza ditore, duket që i kanë inkurajuar edhe mekanizmat tjerë për të ndërhyrë jo ligjërishtë në punën e gjyqësorit, me theks në Gjykatën Kushtetuese. 

Nuk po duket koincidencë, sepse janë rrezuar disa ligje dhe priten të rrezohen edhe ligje të tjera të propozuara dhe miratuara nga kjo qeveri dhe depuetët e saj. 

Pasojat e ndërhyrjes së AKIs në gjyqësor mund të jenë komplekse dhe të kenë implikime serioze për sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe qeverisjen demokratike në Kosovë, për ç’gjë kemi investuar shumë. Këto investime e kanë hapur rrugën e Kosovës drejt institucioneve dhe mekanizmave Euro-Atlantike. 

Me këtë qeverisje, Kosova po ballafaqohet me regres në reformat e zhvilluara ndër vite për sundim të ligjit. 

Kur agjencitë e inteligjencës ndërhyjnë në gjyqësor, ato mund të minojnë sundimin e ligjit, duke ndikuar ose manipuluar proceset ligjore. 

Kjo mund të gërryejë besimin në gjyqësor dhe në sistemin e drejtësisë në tërësi në Kosovë, bazuar në praktikat e vendeve që kanë institucione e  demokraci të konsoliduar shumë më mirë se ne. 

Për më tej duhet të ngritet një komision parlamantar për të vertetuar pretendimin deri me tani medial, nëse AKI përdorin përgjime ose taktika të tjera, për të shkelur liritë civile të individëve të përfshirë në proceset ligjore, si të drejtën për privatësi, lirinë e fjalës, të drejtën për një gjykim të drejtë, kjo kërcënon jo vetëm gjyqësorit por, edhe individët dhe qytetarët e thjeshtë të Kosovës. 

Të gjitha institucionet e Kosovës janë ndërtuar me ndihmën e miqëve dhe aleatëve tanë. Ndaj, nëse AKI ndërhynë në gjyqësor, kjo mund të çojë në penalzimin ndërkombëtar dhe të dëmtojë reputacionin e Kosovës, e kjo do të ketë implikime në marrëdhëniet e jashtme, zhvillimin ekonomik dhe besueshmerinë e Kosovës tek miqtë tanë. Po ashtu, edhe në rrugën tonë drejt integrimeve në institucionet Euro-Atlantike. 

Nëse ka dhe vërtetohen këto ndërhyrje, kercenime e intimidime, pasojat e ndërhyrjes së AKIs në gjyqësor, mund të jenë të rënda dhe të kërcënojnë themelet e qeverisjes demokratike. 

Vërtetohet apo jo ky lajm në media, është indikacion që të rritet mbikqyrja ndaj AKIs dhe institucioneve tjera që të shikojmë edhe më tej, mbase AKI ka vepruar ilegalishtë edhe në institucine tjera apo individë. 

Megjithatë, është e rëndësishme që AKI mos të dëmtohet dhe ne e respektojmë reputacionin e saj por askush nuk mund ta lëndojë atë reputacion më shumë se vet ajo. Ne si parlamentare jemi këtu për të mbikqyr punën e qeverisë dhe institucineve të saja. 

Kërkojmë që AKI të veprojë brenda kufijve të ligjit dhe të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit në mënyrë që të ruajnë besimin e publikut në institucionet demokratike, sepse jo vetëm në këto kohëra, ne kemi nevojë që AKI të jetë në nivel të detyrës gjatë gjithë kohës. 

Në fakt, sidomos në këtë kohë tensionesh në territorinë e Kosovës, AKI-në nuk kemi nevojë ta shohim të shperqendruar por kjo nuk do të thotë se disa individë në AKI mund të bëjnë e veprojnë kokë në vete dhe në mënyrë jo ligjore. 

Ndoshta tingëlloi pak subjektiv, motivuar nga njohja personale me shefin aktual të AKI, gjatë punës në Forcë por nuk po duket si punë e Petritit por më shumë e ndërhyrjes së qeverisë, dukshëm Presidentës, sepse kjo e fundit është subjekt i shkarkimit, apo më saktë zgjedhjes së saj në mënyrë të paligjshme e jo-kushtetuese. Për çka ka pas një angazhim në mbrojtje të kushtetutshmërisë edhe nga vet shërbimi inteligjent kosovar. 

Nëse vërtetohet se ka ndodhur kjo, atëher është skandal i madh dhe shumë dëmtues, sepse artikulli decitivishtë po thotë për intimidim për mos shkarkim të Presidentës apo nxjerrjen e ndonjë vendimi që mund ta shpallë jo legjitim procesin dhe përzgjedhjen e Vjosa Osmani Sadriu, presidente. Por, pa ligjshmëria, nuk asanohet me paligjshmëri! Përkundrazi, rrënon sistemin juridik kushtetues dhe funksionalitetin institucional shtetëror. 

Reagimet nuk kanë qëllim ta deformojnë politikbërjen për interesa të klaneve në pushtet, pasi AKI, nuk e mbajti fshehtë arrestimin e njeriut të parë, të “zotriut të parë”, kështu që klani mafioz në shtet, po përdorin mediat, shoqërinë civile e strukturat politike, për ta sulmuar Atë që e kanë emruar vetë, për shkak të dekonspirimit që po i bëhet këtij rrjeti. Tani nga qarqe të caktuara në media, shoqëri civile, spektër politik edhe nga policia e Kosovës po angazhohen gjoja ta mbrojnë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat