Sot është përvjetori i juaj Hero Salih!

Opinione

Sot është përvjetori i juaj Hero Salih!

Nga: Saim Tahiraj Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:12
Autori Saim Tahiraj

Sa herë vijnë përvjetorët sjellin dhimbje, mall por edhe krenari. Na mungon shumë Hero Salih, i mungon familjes, shoqërisë, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve, por më shumë se kurrë i mungon të vërtetës. Ju ishit vet e vërteta mbi rezistencën e armatosur dhe lufta në Kosovë, andaj i mungoni të vërtetës sepse vetëm përmes jush mundë të shpjegohet kjo e vërtet dhe të demantohet gënjeshtra e madhe që e trilluan "Komandantët". Kjo gënjeshtër po ia zë frymën Kosovës tani e 24 vite, është plotësisht e robëruar prej sajë. Ah, sa ka nevojë Kosova jonë e dashur për lirin e së vërtetës.

Vetëm ju me veprimtarin tuaj të gjithmbarshme mundë ta sillni atë. Si politikan i kohës dhe drejtues i komunës së Deçanit, ishe krah mbështetës i fuqishëm i kërkesave gjithë popullore. Ishe kryetar i Kshillit Koordinues i Partive Politike në komunën e Deçanit. Si jurist me përvojë ishe anëtar i shoqatës së juristëve të Deçanit ku me guxim të pashoq harmonizuat statutin e komunës me Kushtetutën e Kaçanikut.

Ishe veprimtar i palodhur dhe pjesë e strukturave drejtuese të degës së LDK-së në Gjermani. Bashke organizatorë i grupeve të para që ushtruan në Surrel si dhe komandanti i parë që ju prin skuadrës prej 32 ushtarëve të armatosur, që thyet kufirin Shqiptaro-shqiptar. Koordinove luftën guerile me udhëheqjen politike, me trurin e lëvizjes sonë prof. Fehmi Aganin. Me sukses drejtove shumë aksione guerile me njësitin gueril të Deçanit dhe koordinove punët me njësitet tjera guerile në Kosovë. Me fillimin e luftës ishe përkrah MMRK kolonel Ahmet Krasniqit dhe me grupin tuaj u bëre krah i fuqishëm i tij.

Ishe bashkë-ideatorë i pastrimit definitiv te kufirit famëkeq Shqiptaro- Shqiptar deri në rënien heroike me 19 Prill, ditë e dhembjes së madhe por edhe e krenarisë së madhe. Pikërisht këtu u përmbyll vazhdimësia e juaj me këtë kufi, e fillove me 1991 dhe e përmbylle me 1999. I gjithë ky bagazh i madh i veprimtarisë suaj ju bën figurën më të veçantë, më unike dhe të respektuar nga të gjitha shtresat e shoqëriës shqiptare. Sot po të respektojnë dhe po përkulen edhe ata që dhe të fyenin përmes pamfletit të LPK-së "Zëri i Kosovës" , edhe ata që të penguan dhe fyen në luftë të dirigjuar nga shtabi i LPK-së.

Kjo është madhështia jua Heroi ynë, kurë edhe kundërshtarët më ekstrem politik i përule para veprës tuaj madhore. Ju jeni e vërteta për rezistencën e armatosur, ju jeni e vërteta mbi luftën, ju jeni e vërteta e kombinimit të Lëvizjes Paqësore me Rezistencën e Armatosur, si filozofi politike e Presidentit Rugova. Kush po përpiqet ti ndaj këto dy anë të medaljes gabojnë shumë rëndë sepse ato janë të farkuara në mes veti fuqishëm ndër beteja të mëdha Historike. Lavdi Heroi Ynë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat