Isa dhe Hashimi na e lanë Asociacioni në derë, Kosova po rrezikohet nga bosnjëzimi

Opinione

Isa dhe Hashimi na e lanë Asociacioni në derë, Kosova po rrezikohet nga bosnjëzimi

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:31
Autori Faton Mehmeti

Isa dhe Hashimi na e lan Asociacioni në derë, Kosova po rrezikohet nga bosnjëzimi

Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfidën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë, Asociacioni është sfida e madhe. Po bëhen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i saj nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, implementimi nuk është realizuar pasi Kushtetuesja e ka vë në pah se ajo është jo në pëputhje me kushtetutën e vendit.

Në takimin e fundit të 2 majit një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, kishte prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit, por që ishte kundërshtuar nga Kurti.

Nga ky draft prej 67 nene dhe i ndarë në nëntë kapituj hapur del në pah krijimi i një Republikë Srpska në Kosovë. Duke lexuar me kujdes nenet e këtij drafti del në pah se Asociacioni do të ketë simbilet e veta. Në nenin 8 thuhet se “Komuniteti do të vendosë simbolet e tij së bashku me mënyrën e përdorimit të tyre”.

Simbolet e Komunitetit do të jenë himni, flamuri dhe stema.

Edhe më dramatike situatën e bën neni 11 aty ku thuhet se thelemues i këtij Asociacioni është Republika e Serbisë.

E si mund të pranohet një Asociacion i tillë ku Serbia po krijon shtet brenda shtetit.

Përveç kēsaj, Serbia përmes Asociacionit do të ketë të drejtë të mbikqyr dhe menagjojë (Neni 54) "Burimet natyrore (depozitat e qymyrit, xeheve të metaleve dhe jometaleve, ujit, rrugëve ujore, të tyre burimet, burimet nëntokësore dhe gjeotermale, etj.) të vendosura në territorin e Komunitetit".

Jo më pak të papranueshme e bën edhe fakti se Kuvendi i Asociacionit mund të shpallë referendum me iniciativën e tij, për çështje brenda kompetencave të veta, ndërsa është i obliguar të shpallë referendum me kërkesë të 10 për qind të votuesve që banojnë në territorin e komuniteteve pjesëtare të Asociacionit.

Nëse BE insiston në këtë draft si bazë për Asociacionin, Kosova s’ka pse të jetë pjesë e bisedimeve që synojnë shkatërrimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat