Putini e Vuçiqi e kanë d**i punën!

Opinione

Putini e Vuçiqi e kanë d**i punën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:23
Autori Sherif Ramabaja

Dikur Vuçiqi, Daçiqi, Vulin e së fundi edhe Bërnabiç – ka qitnin tym e flakë nga goja, hundët, veshët dhe çdo vrimë e trupit që kishin, kundër Kosovës. Këtë e bënin me krenari dhe guxim, pasi e dinin që Putinin e kishin pas. Në realitet me paradën dëshpëruese dhe dështuese në Moskë, u vërejt që Putini e ka dhi punën.

Një tanks i vetëm, i cili dukej së një lodër, sillej vërdallë gjithandej sheshit dhe e paraqiste „fuqinë“ ruse. Putini me fjalimin e tij dëshpërues, me asnjë fjalë nuk e akuzoi Ukrainën. Kush ishte Rusia një gjigant dhe kush është Ukraina ? Një shtet miniatural.

Tash i duhej një armik i madh: Perëndimi e ka sulmuar vendin tonë dhe duan të na asgjësojnë, tha. Ne duhet ta mbrojmë atdheun. Ukraina në këtë rast i dukej e vogël, por i duhej mbulesë ngase s ´kishte arritur ushtarakisht ta pushtonte, prandaj për ta mbuluar dështimin, e zgjeroi frontin me perëndimin.

Më mirë kishte qenë që Putini paradën komplet ta anulonte, sesa bota ta kuptoi se në çfarë mjerimi ka rënë Rusia.

As propaganda ushtarake me një tanks të tillë të demoduar nuk kishte efekt, përkundrazi arriti kundër efekt dhe tregoi se në kohën sovjetike, rusët nuk ishin ata që tregonin trimëri kundër fashizmit, por ishin ukrainasit dhe popujt e tjerë sovjetik.

Në anën tjetër në Ballkan po ashtu e kemi edhe Vuçiqin, i cili tërësisht e ka dhi punën.

Nuk po e përsëritë para mediave dhe gjatë delegacioneve të huaja refrenin se nuk do lejoj poshtërimin e popullit serb dhe të Serbisë. Tërheqjet e njohjes së Kosovës, tashmë i ka harruar.

Botërisht tash edhe New York Times, Vuçiqit ia përplasi faktet fytyrës në lidhje me aferën e tij kriminale. Në bazë të fakteve të prezantuara në një kohëzgjatje kronologjike, siç duket edhe Vuçiqin e pret i njëjti fat sikurse kriminelin Miloseviq, e tash edhe Putinin. Aktakuzat për krime kundër njerëzimit, kryesisht do të jenë të njëjta.

Siç po duket Serbia akoma është duke jetuar me ëndrra, ashtu siç ka jetuar gjithmonë, por e kuptoi ose jo, duhet ta ketë të qartë, se ka mbaruar. E pret fati i njëjtë, sikurse i Rusisë.

Për këtë duhet vetëm të kujdesen fqinjët e saj: Shqipëria, (kuptohet pa Ramën) Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina, Sanxhaku, Vojvodina, Bosnja, Kroacia, Sllovenia etj.

Pra fati i Serbisë do të jetë në dorë të fqinjëve të saj. Para se fqinjët të marrin vendime, do të ishte mirë që secili ta rikujtoi të kaluarën, se çfarë kanë përjetuar prej saj, në mënyrë që vendimet të ishin sa më të pa dhimbshme dhe të lehta.

Lufta në Ukrainë çdo ditë e më shumë po i sqaron gjërat. Tash në Rusi kanë filluar të flasin haptas edhe për humbjen e luftës.

Tani edhe Kosovës i konvenon fitimi në kohë, përkundër që perëndimi po insiston dhe këmbëngul në çfarëdo marrëveshje.

Serbia e ka nuhatur pafuqinë e saj, prandaj gjithçka po e lidh me Asociacionin.

Kosovën qe 20 vite Serbia e ka tërhequr për hunde, tash është momenti i Kosovës që ta gjunjëzoi përgjithmonë Serbinë. Fati i Kosovës tashmë është i lidhur edhe me Ukrainën. Na duhet vetëm durim dhe fitim në kohë, që edhe perëndimi të deklarohet kundër Asociacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat