Emisari Lajçak, jeni duke e bërë mjegull pak, sa herë po vini në Kosovë, vetëm turr e vrap, Beogradin e keni cak!

Opinione

Emisari Lajçak, jeni duke e bërë mjegull pak, sa herë po vini në Kosovë, vetëm turr e vrap, Beogradin e keni cak!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 maj 2023 Në ora: 12:18
Miroslav Lajçak

Emisari i posaqëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me 11 maj e vizitoi Kosovën, dhe ndër të tjera edhe veriun e Mitrovicës, duke e përshkuar këmbë edhe urën mbi lumin Ibër, dhe sa i përketë problemit urgjent në mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe vendosmërinë për të vënë në veprim rrolin e BE-së, në Kosovë po vjeni vetëm turr e vrap, ndërsa Beogradin e keni cak.

Vizita e tij në veri të vendit, do të ishte e befasishme, por si do që të jetë, do të ishte një vizitë e çëlluar, duke ditur se gjendja në këtë pjesë të vendit nuk është e qetë edhe për shkak se ura mbi këtë lum nuk është e liruar për qarkullimin të lirë të njerëzve dhe transportin e tyre.

Mirëpo, vizita e emisarit Llajçak, si përfaqësues i BE-së, do të kuptonte dhe do të nxjerrte edhe mesazhin e vet, i cili do të kishte rëndësi për palët dhe për më tepër do të kishte rëndësi edhe Ura e Ibrit, mbi të cilën kalonte edhe ai vetë mbi të, e cila është bërë si një simbol i ndarjes në këtë pjesë të vendit, dhe pritej ndonjë mesazh i mirë që mund ta jepte emisari në fjalë dhe të inkurajonte komunitetet e këtij vendi për një të ardhme më të mirë.

Padyshim se, vizita e Llajçakut, tregoi diçka edhe jo aq të rëndësishme dhe për ta kuptuar më mirë dhe më qartë, mesazhi i tij tregonte se edhe ky njeri e ka të qartë rrolin e urës dhe e di fare mirë se kjo urë është një «mollë e thartë» dhe sikur duhet kohë që të pritet dhe të piqet që në një mënyrë të përbihet, apo të i zihet dikujna në fyt, kuptohet atyre që janë duke e penguar.

Mirëpo, nga përshtypja e emisarit special Mirosllav Llajçak, i cili në vend që të jepte mesazhe përafruese e pozitive dhe të thoshte se, kjo urë është simbol i bashkimit dhe afrimit të të gjitha komuniteteve në këtë vend, ku lëvizja e tyre të jetë e lirë dhe pa pengesa, emisari në fjalë e tha të kundërtën, kjo urë nuk duhet të hapet, sepse sipas tij, palët duhet të bien në ujdi në mes vete, kjo është e qartë, por çfarë ka të pa qartë, kur kjo urë është e njerëzve të këtij vendi, pa dallim komuniteti, përmes së cilës bashkohet dhe përafrohet lëvizja dhe jeta e këtij njerëzimi.

Atëherë, sipas emisarit të BE-së, sikur po e dëshmon edhe vetë, në këtë rrugëtim nuk ka diçka që ta mbush mendjen se është duke u organizuar një synim që krijon kushte për të ndërtuar një pajtueshmëri në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe siq po shihet, njëmendësia dhe politika e Serbisë, ua ka bërë mjegull, që mos të trajtohet dhe zgjidhet ky problem, por sa më shumë të zvarritet dhe vonohet një çështje e tillë, që përfitojnë sponzorozuesit e njohur siq është Beogradi dhe Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat