Kroacia për pakicat kombëtare e ofron modelin më të mirë në rajon

Opinione

Kroacia për pakicat kombëtare e ofron modelin më të mirë në rajon

Nga: Dedë Preqi Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:54
Dedë Preqi

Kosova, duhet ta marrë si obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por është jo e qartë se pse po i ngutet Bashkësisë Ndërkombëtare një nxitim i tillë, duke lënë në një anë ambiciet e Serbisë, sepse kjo këtë e kërkon, për të përfituar kohë, që nuk është në rend për të obliguar Kosovën, me aq nxitim, kur janë disa çështje më të rëndësishme dhe më primare.

Edhe Komisioni Evropian, e thekson se, Kosova, është e obliguar sipas marrëveshjeve të dialogut të 2013-2015- të, të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, poashtu një lloj obligimi e japin edhe SHBA-të, dhe kjo nënkupton si një obligim i qeverisë së Kosovës, të cilin duhet zbatuar dhe realizuar në praktikë.

Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve të saj, nuk mundet të pranohet një draftë-rezulutë që i tejkalon, apo i cënon ligjet dhe kopetencat e saj, sikur që ishte draftë-propozimi i fundit i paraqitjes së një rezulute të tillë, të cilin e paraqet ekipi menagjues i ekipit serb në Bruksel, që në këtë rast i mungonte vetëm titulli i një « republike serbe » brenda Kosovës, të cilin draft e refuzoi me të drejtë kryeministri Kurti.

Kosova, ka në dispozicion shumë modele edhe me dhjetra të tilla, të cilat nuk janë të natyrës së sovranitetit të saj dhe nuk janë fryte që bazohen në një ndjenjë sigurie të prodhuar nga një rrethanë që bazohej nga një traditë me jetë të gjatë, apo në këtë lloj atmosfere fitohet një intensitet i ri, brenda sëcilës lindin edhe lëvizje apo rryma të tjera, që mund ta rrezikojnë të ardhmën e këtij shteti dhe këtij populli.

Fakti që marrëdhëniet me Serbinë, janë jo të mira, sa i përketë politikës ndërfqinjësore, ndërsa në marrëdhëniet ndërtregëtare ekziston një kontakt i shprehur në një formë të pa zakontë, nëse Kosova, importon mallra dhjetë herë më shumë se eksporton nga ky shtet, dhe askush nuk mund ta mohojë atë që lëvërdiset në tregëtinë e mallrave në të bardhën e në të zezën në mes këtyre dy vendeve, duke iu referuar vendkalimeve kufitare Serbi-Kosovë.

Sipas shtetit kroat, dhe sipas ministrit të Jashtëm të Kracisë, G.G. Radman, që i bëri këto ditë një vizitë Kosovës, por edhe sipas deputetës shqiptare të këtij vendi, që është prononcuar për këtë çështje delikate, zonja Ermina Lekaj-Përlaskaj, Asociacioni për pakicat kombëtare në Kroaci, ofron modelin më të mirë që ka në rajon, ku pakicat e këtij vendi sipas këtij modeli i gëzojnë gjitha të drejtat e tyre kushtetutare, poashtu do të ishte edhe në të mirën e Kosovës, për pakicat e veta.

Koha na lë përshtypjen se mund të ekzisojë akoma hapësirë për të bërë një llogari të tillë Kosova, sepse ekziston mundësia se përmes këtij Asociacioni, mund t’i  përgaditet këtij vendi një lloj kurthi, në të cilin ka edhe prej ndërkombëtarëve që nuk e ka kuptuar deri mëtani, prandaj nëse Kosova, do të detyrohet ta bëjë një Asociacion me kopetenca të plota, ashtu sikur pretendon Serbia, atëherë Kosovës i përgaditet qëllimisht një Dejton i njejtë sikur në Bosnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat