Kosovën e forcojnë paditë, mos thoni nesër se nuk e kemi ditur

Opinione

Kosovën e forcojnë paditë, mos thoni nesër se nuk e kemi ditur

Nga: Rexhep Torte Më: 24 maj 2023 Në ora: 10:27
Rexhep Torte

Naim Miftari, analist-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, njohës i shkëlqyer i ndodhive në Kosovë gjatë dhe pas luftës së UÇK-së, me sinqeritetin dhe dashamirësinë më të madhe,publikisht e informoi Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij,pas fitores plebishitare më 14 shkurt 2021.

Naim Miftari deklaroi se, Albin Kurti ka trashiguar një Kosovë,ku Hashim Thaçi dhe bashkëqeverisësit me të në tërë institucionet e Kosovës kanë instaluar sekserët e tyre anti Kosovë,ndaj të cilëve lypset të kryhet një spastrim i thellë në mënyrë që Kosova të funksionojë normalisht dhe të ecën përpara.

Kjo deklaratë e analistit Naim Miftari po vërtetohet çdo ditë e më shumë në jetën politike,parlamentare,administrative,gjyqësore dhe kushtetuese të Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij,Presidentja Vjosa Osmani,Kryeprlamentari Glauk Konjufca,Ministresha e Drejtësisë Albulena Haxhiu,gjykatat,prokurorët dhe hetuesit në Kosovë,duhet të organizohen dhe të punojnë me ngulm për t’i pastruar radhët e tyre nga thaçistët,veselistët,mustafistët dhe haradinajistët e instaluar,për të të punuar me dinjitet dhe me sukses në të mire të Kosovës.

Urgjentisht të ngriten paditë gjyqësore ndaj kriminelëve nga Serbia gjenocidale hegjemoniste si edhe ndaj keqbërësve dhe keqqeverisësve brenda Kosovës.

Paditë e mbrojnë dhe e forcojnë shtetin e Kosovës

Tashmë jemi në vitin e tretë të qeverisjes së Qeverisë së Albin Kurtit dhe ende nuk kemi parë të ketë ndodhur padia që duhet t’a kryejë Kosova ndaj Serbisë gjenocidale hegjemoniste në Gjykatën Nderkombëtare të Dretësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99.

Nuk kemi parë të ketë një bum në paditë që Kosova duhet t’i ngrit ndaj kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë duke filluar nga kriminelët Aleksandër Vuçiq,Ivica Daçiq,Aleksandër Vulin-bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Milloveviq,Veljko Odaloviq, e ZZoran Angjelkoviq-tëcilët e udhëheqnin Kosovën e suprimur nëvitet 1997/99 dhe Bronko Komatna Igardian serb I cili e shoqëroi Mr.Ukshin Hotin në momentet që u lirua nga burgu i Dubravës,si edhe ndaj kriminelëve të tjerë që dihen më emër e mbiemër dhe ndaj kriminelëvë tjerë që do të zbulohen.

Këto padi duhet të kryhen edhe në mungesë të të paditurve,sepse ekziston mundësia që në këto padi mund të shtohen dhe dëshmitë që do të zbulohen më vonë,por e rëndësishme është që paditë të ngriten pa humbur kohë dhe në vazhdimësi,sepse Kosova në këtë aspekt është e stërvonuar dhe se nuk duhet humbur asnjë rast dhe asnjë çast.

Dihet botërisht se Serbia gjenocidale hegjemoniste në Kosovë ka kryer krime të tmerrshme,me vrasje,masakra,dhunime,rrëmbime dhe dëbime,por padia,është instrumenti i vetëm ligjor që i akuzon kryerësit e krimeve.

Kosova me mosngritjen e padive tashmë 24 vite ia ka krijuar kushtet dhe komoditetin Serbisë gjnocidale hegjemoniste, që t’a mashtrojë botën se Serbia në Kosovë nuk ka kryer krime,por se gjoja krimet serbe i ka sajuar vetë Kosova.

Padi duhet të ngriten edhe kundër kapobandave dhe grupeve kriminale në Veti të Kosovës,duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Padi duhet të ngriten edhe ndaj ish udheqësve të Kosovës për tradhti,hajni dhe keqqeverisje

Padi duhet të ngriten ndaj Hashim Thaçit,Kadri Veselit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit,Skender Hysenit,Lutfi Hazirit,Agim Veliut,Ramush Haradinajt,e të tjerëve si këta, për keqqeverisje,pasurim multi milionësh dhe për tradhti ndaj Kosovës,duke filluar nga Klani i Rognerit, FARKU dhe Klani PRONTO,që akuzohen edhe për vjedhjen dhe keqpqedorimin e parave të 3% dhe të “Vendlindja Thërret” që mërgata mbarë shqiptarë i dërgonte për UÇK-në.

Padi pë tradhti duhet të ngrihen ndaj Vlora Çitakut,Edita Tahirit,Isa Mustafës,Skender Hysenit dhe të gjithë atyre që janë akuzuar me argumente nëpërmjet mediave.

Padi duhet të ngriten edhe kundër opininistëve pro serbë si Baton Haxhiu,dhe të tjerë si ky,të cilët po merren me agjitacion e prapagandë lidhur me deklaratat e tyre se duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Padi duhet të ngritet edhe kundër Dardan Molliiqajt-Kryetarit të PSD-së,i cili deklaron publikisht se opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi është shkëmbim i territoreve.

Liria e shprehjes dhe mendimi i lirë nuk nënkuptojnë, që persona të shitur e armiqësorë me pa të drejtë e sulmojnë qeverinë dhe shtetin e Kosovës të ngritur mbi themelet e njomur ma gjakunn e dëshmorëve dhe të viktimave të pafajshme nga Serbia gjenocidale hegjemoniste.

Liria e shprehjes dhe mendimi i lirë e ka kuptimin e dhënies së këshillave dhe sugjerimëve në të mirë të shtetit të Kosovës,dhe jo në dëm të tij.

Padi duhet të ngriten edhe ndaj të gjithë ish komandantëve të të UÇK-së, të cilët duke marrë edhe ryshfet i frynë listat e veteranëve të rrejshëm që të arrijnë numrin 60 mijë,në vend që të jenë 15 mijë aqë sa ishte numri reali i ushtarëve të UÇK-së.

Po të kishte patur Kosova 60 mijë ushtarë të UÇK-së,Serbia gjenocidale hegjemoniste nuk do të kishte mundur kurrë t’i kryente tërë ato vrasje,masakra,dhunime dhe dëbime të shqiptarëve autoktonë,të pafajshëm dhe duarthatë në Kosovë.

Ku paskan luftuar këta 60 mijë veteranë të rrejshëm kur Serbia ggjenocidale hegjemoniste po i kryente këto krime trishtuese ndaj popullatës së pafajshme autoktone shqiptare?!

Këta 60 mijë veteran të rrejshëm të UÇK-së,Kosovës po i shkaktojnë dëm të madh financiar,e para, dhe e dyta,këta veteranë të rrejshë.po u shërbejnë ish komandantëve që sot,si depozitë votash për tu rikthyer në pudhtet.

Homazhet nga personat e njollosur me tradhti e hajni janë hipokrizi

Dëshmorët e lirisë dhe viktimat nga gjenocidi i Serbisë,nuk kanë aspak nevojë për homazhet që po u bëjnë ish komandantët e UÇK-së të varret,lapidaret apo te monumentet e ngritura,homazhe që po bëhen më hile dhe për politikë ditore.

Dëshmorëve të lirisë dhe viktimave të pafajshme autoktone shqiptare nga gjenocidi i Serbisë,do tu qetësohej shpirti,vetëm po qe se ish komandantët e UÇK-së,nuk do të tradhtonin,nuk do të bënin hajni dhe korrupsion për tu bërë milionerë të pasluftës, dhe po qe se Kosova do të ngrit padi kundër kriminelëve të Serbisë gjenocidale hegjemoniste dhe kundër tradhtarëve,hajnavë dhe keqqeverissësve të Kosovës.

Serbia gjenocidale edhe pse agresore hegjemoniste përkundër faktëeve dhe dëshmive të shumta të krimeve të kryera në Kosovë,tashmë 24 vite me gënjeshtra nuk po po pranon se ka kryer krime në Kosovë.

Po e ritheksoj se,mos ngritja e padisë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë,mos ngritja e padive ndaj kriminelëve serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë tashmë edhe pas 24 viteve të kaluara,mos ngritja e padive ndaj tradhtarëve,keqqeverisësve,hajnave,të korruptuarve dhe milionerëve të pasluftës në Kosovën e lire e të pavarur,pëbën tradhti kombëtare shqiptare,përbën shpirtligësi morale njerëzore,përbën mëkat të madh ndaj dëshmorëve të lirisë dhe ndaj tërë viktimve të këtij gjenocidi anti shqiptar.

Këtyre ditëve në Kosovë u shwnua 24 vjetori i masakrës së tmerrshme në burgun e Dubravës,ku gardianët serbë dhe serbët e brgosur të armatosur vranë mizorisht 160 të burgosur shqiptarë duartnatë dhe plagosën 300 të tjerë,dhe qeveritw,predidencat,parlamentet,prokuroritë dhe gjykatat e derisotme në Kosovë,ende nuk kanë ngritur padi as edhe për këtë masakër,TURP,TURP,TURP,dhe haram ju qoftë qumështi,buka,kujdesi dhe fisnikëria e nënave shqiptare!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat