Edi Rama, ndalu o babëlok e mos e bëj më bërllok!

Opinione

Edi Rama, ndalu o babëlok e mos e bëj më bërllok!

Nga: Dedë Preqi Më: 11 qershor 2023 Në ora: 18:44
Autori Dedë Preqi

Të shprehur me një gjuhë psikologjike, do të thoshim se ajo që po organizohet nga Edi Rama, karshi Kosovës, kuptohet se ndoshta i vjen nga pa aftësia, nga pavetëdija, apo ka diçka që po e mundojnë, brenda secilës janë mundësitë e ndonjë domethënie jo të mirë për shtetin e Kosovës, që mbetën në ndërgjegjen e këtij njeriu, që nuk merr mbi vete përgjegjësinë që mund të jenë shkatërrimtare dhe të dëmshme dhe në favor të dikujt tjetër.

Kosova dhe qeveria e saj nuk ka nevojë në këto forma nga Edi Rama, që në këtë rast do të ndërmjetësonte në marrëveshjet me Serbinë, por ka nevojë për një mbështetje dhe renditje politikave të një bashkë ballafaqim me problemet që po i shtron fqinji serb ndaj shtetit të Kosovës, të cilat në këtë rast kryeministri shqiptar Edi Rama, po i bëhet krah i Vuçiqit, dhe një bashkëpunëtor shembullor, duke ia kryer detyrat e tij, për ta futur Kosovën në ndonjë grackë, sikur që është Asociacioni i komunave serbe në veri.

Edi Rama, në çështjet e brendshme të Kosovës, i ka futur hundët disa herë, por Kosova, nuk e ka nxjerrë ujin mbi përshesh, siç thotë një fjalë popullore, po ashtu edhe këtë herë e merr rrolin e një « cicironi » të Vuçiqit, për të prezantuar draftin apo modelin e një Asociacioni për komunat serbe në veri të Kosovës, duke ua prezantuar së pari dy udhëheqësve të Evropës, Gjermanisë dhe Francës, pa u konsultuar fare me autoritetet e Kosovës.

Pse Edi Rama, nuk po i ndal këto «marifete» dhe lojëra të ndyta ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në një mënyrë problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, po ua shtoni edhe më shumë peshën e tyre dhe në favor të « kumbarës » Vuçiq, kur edhe më herët me «vëllain » Hashim Thaçi, deshët të realizoni një plan për shndërrimin e territoreve të Kosovës, por për fat që nuk ia arritët qëllimit, dhe tani u ka mbetur të provoni me realizimin e një projekti edhe më të shëmtuar dhe në dëm të shtetit të Kosovës.

E dini edhe ju se gjithçka sot në Ballkanin perëndimor do lidhet me stabilitetin dhe rrolin e përceptimit të politikës serbe, e cila me udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, duket e pa mundur edhe pse Evropa, po mundohet me përkëdheljet e saj ndaj Serbisë, duke e quajtur këtë vend si të «refomuar », por në realitet nuk ka dyshim se rruga e saj nuk dallon nga e kaluara e Millosheviqit.

Pse Edi Rama, nuk po angazhoheni për t’ia dhënë kuptimin më të mirë jetës dhe mirëqenies së shqiptarë në Shqipëri, i cili ka nevojë për një prosperitet më të mirë, por përpjekjet e juaja janë të fiksuara dikund tjetër, duke u koordinuar me politikat e Vuçiqit, me të cilin nuk ke « kaqik » ta përvetësosh dhe ta bësh mik i shqiptarëve, por një ditë do të zhgënjeheni keq, sepse ai është edhe më dinak dhe e kupton rrolin tënd, të cilin po e luani me dy fytyra ndaj popullit shqiptarë.

Plani i Vuçiqit, është edhe më i rrezikshëm se i Millosheviqit, brenda të cilit nuk ka gjë tjetër përveç shkëndija zjarri, nga fakti se marrëdhëniet nuk i shkëput me Putinin, përkundër asaj që të gjitha vendet pro perëndimore kanë vepruar me sanksione kundër Rusisë, për shkak luftës në Ukrainë, dhe Vuçiqi, do të ishte i vetmi lider, që po e luan një lojë të ruajtjes së ekulibrit në mes Rusisë dhe perëndimit, duke i mbajtur dy anët e medaljes, që ka domethënien e një rreziku për gjithë Ballkanin perëndimor, që do ta përfshinte edhe Kosovën, bashkë me Shqipërinë.

Duhet të ndalemi në këto ngjarjet e fundit të protestave serbe në veri të Kosovës, ku do rrezikoheshin me dhjetëra ushtarë paqeruajtës të NATO-s, dhe polic të Kosovës, e plot gazetar të mediave të këtij vendi dhe bashkësia ndërkombëtare, sikur po i mbyll sytë para gjithë kësaj situate, e cila për keqardhje i ka parë me sy, se si ushtarët e vet të plaguar dhe të diskriminuar nga kriminelët serb të Vuçiqit, dhe shumë pak i dënoi veprimet e tyre kriminale, duke e lënë fajtore qeverinë Kurti dhe shtetin e Kosovës, të cilët i obligon Kushtetuta, ti kryejnë detyrimet e veta në shtetin e tyre sovran.

Rreziku më i madh ndaj njeriut bëhet fjalë për atë që i bie në sy, siç janë shkatërrimet e dhunshme materiale, masakrat e njerëzve të pafajshëm, dhunimet e panumërta, dëbimi i njerëzve nga trojet e veta, dhe të gjitha këto janë elemente kundërnjerëzore, të cilat i shkakëtoj regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe për këto krime që quan deri në gjenocid ndaj këtij populli dhe Serbia, e sotme në krye me Vuçiqin, as që i shkon mendja të kërkojë falje, por as që i pranon si të tilla, dhe përkundrazi ajo po investon në nxitjen dhe ripërtrirjen e tyre, duke e vënë në shënjestër Kosovën.

Atëherë, kryeministër Edi Rama, ju po mendoni se nganjëherë edhe armikun duhet me e marrë me të mirë, sepse ndoshta me pallavrat e juaja do ia zbutni trurin « kriminelit », por përgjigja e drejtë ndaj kësaj fjale do të tingëllonte shumë shqetësuese, sepse një armik i përkohshëm do të tingëllonte me një përgjigje më të lehtë, por një armik shekullor nuk do bënte projekte të mira për ty dhe as për popullin shqiptarë në përgjithësi, por na krijohet përshtypja se shumica e botës civilizuese e dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Për Edi Ramën, nuk do të ishte brengosëse, që ta harxhojë energjinë e vet të një politikani të moderuar, që do ta quante vetveten dhe ta hartojë një draft status dhe Asociacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të drejtat e tyre diskriminuese që ua bënë Serbia, që të ia paraqesë mikut të dashur Vuqiç, i cili përmes kushtetutës së vet, shqiptarët e kësaj Lugine, po i diskriminon pa mëshirshëm, duke planifikuar që t’ua humbi edhe adresat e vendbanimeve që i kanë në trojet e tyre stërgjyshore.

Madje edhe nga një këndvështrim tjetër, athua se Edi Rama, është politikani më i mençur ndër trojet shqiptare dhe një atdhetar i ngritur, i cili po qëndron në anën e kundërt të kombit të vet kosovar, duke përkrahur projektin e armikut të shqiptarëve, i cili jo shumë larg, tentojë edhe ta shfaroste këtë popull dhe ta fshinte nga faqja e dheut, ose Edi Rama, është një mercenar i paguar nga Serbia dhe nga qarqe tjera, por në sytë dhe mendjen e shqiptarëve po figuron si një tradhtar i kombit shqiptarë, që e shohim me sy dhe sikur po na bënë magji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat