Shpresat e Perëndimit ranë në ujin e turbullt t’rrenës së Dobrica Qosiqit!

Opinione

Shpresat e Perëndimit ranë në ujin e turbullt t’rrenës së Dobrica Qosiqit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Një stimulim i tërthortë nga pjesa e “errët e demokracisë Euro-perëndimore e ndihmuar përherë nga Rusia e Putinit është avantazhi i sotëm i Vuçiqit ndaj ofertës politike të BE-së dhe Perëndimit! Si duket, lutjet dhe vajet e fabrikimit të rrenës serbe u ndalën, sepse më në fund, “si pa vetëdije por të shtrënguar nga veprimet e qeverisë tonë”, gëlltitën rrenën e vetë, përpara botës demokratike!

Zhagitjet e kësaj politike, në stilin e breshkës së plagosur, përmbushën suksesshëm tregun e Perëndimit me “kapitalin rrenë” se do të pushkatohet qeveria e Serbisë, nëse ajo e merr guximin të njehë pavarësinë e Kosovës! Me fjalë tjera u tha se; “po ndodhi kjo hata, për Serbinë mbyllet rruga drejtë Europës dhe Perëndimit, pastaj flakët e botës serbe, shkrijnë Ballkanin dhe ndezin tanë Europën”!

Këto ishin vërejtjet dhe këshillat e fashistit Vuçiq.

Perëndimi dhe Europa e morën seriozisht vërejtjen e Serbisë, prej se Kosova e shpalli pavarësinë, njëherit u këshilluan edhe qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës që të jenë të kujdesshëm ndaj politikës serbe! Pra, nëse Kosova vepron si shtet ndaj Serbisë, vërtetë merr flakë Serbia! Më në fund, kjo këshillë ra në një vesh të shurdhët, dhe nuk u ndëgjue nga kryeministri ynë “kokëfortë” dhe se tani iku Serbia drejtë Karpateve!

Edhe pse shqiptarët në përgjithësi janë dëshmitarë të gjallë të një realiteti tjetër, për “rrenën serbe, ndërshekullore”, është koha e fundit që edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të reflektoj dhe të dorëzojë “medaljen e kampionit” në procesin e përkrahjes së Vuçiqit!

Të sqarojë rolin në fjalë përpara botës tonë dhe të mirret me perspektivën e shqiptarisë, sa nuk është bë vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat