Donika Gërvalla si vullkani dhe llava

Opinione

Donika Gërvalla si vullkani dhe llava

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 9 korrik 2023 Në ora: 20:53
Donika Gërvalla

Të gjithë ata që e kritikojnë Donika Gërvallën-kryediplomaten e Kosovës për deklaratën e saj dinjitoze, këshilldhënëse dhe mbrojtëse të së drejtës së Kosovësnë Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik më 8 qershor 2023, janë tradhtarë mashtrues e qyqarë, dhe që nuk ia duan të mirën as Kosovës dhe as popullit të Kosovës.

Donika Gërvalla e tha një të vërtetë të pakontestueshme, të cilën e shohim të gjithë tashmë gati 11 vite që kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi, dialog poshtërues për diplomacinë e BE-së dhe të SHBA-ve, që lejuan një dialoh të këtillë skandaloz, ku në një rafsh barazues janë vënë Serbia gjenocidale dhe Kosova viktimë e gjenocidit.

Kosova e dëmtuar nga dialogu i derisotëm me Serbinë

Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, e shantazhoi dhe e dëmtoi Kosovën për më shumë se një dekadë, duke qene i njëanshëm dhe hapur në anën e Serbisë gjenocidale, dialog që prodhoi vetëm marrëveshje të dëmshme për Kosovën viktimë.

Edita Tahiri-kryenegociatore e Kosovës nga LDK-ja, në dialogun Kosovë-Serbi, e pranoi fusnotën për Kosovës të propozuar nga Serbia gjenocidale.

Hashim Thaçi i PDK-së-kryenegociator i Kosovës e nënshkruajti në vitin 2013 Marrëveshjen për themeloimin e Asociacionit serb në Kosovë.

Isa Mustafa-nga LDK-kryeministër në koalicionin PDK-LDK-kryenegociator i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi , në vend që ta anulojë këtë Marrëvëshje të dëmshme për Koosvën, e nënshruajti edhe në vitin 2015.

Avdullah Hoti i LDK-së, ish kryeministër dhe kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi, pas rrëzimit të Qeverisë Albin Kurti 1, u mashtrua nga Richard Grenell-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi dhe në vitin 2020, e nëshkruajti në Shtëpinë e Bardhë në prani të Donalt Trumpit, marrëveshjen e dëmshme për Koosvën, vetëm pë t’i ndihmuar Donald Trumpit të rizgjidhet president i SHBA-ve, bile e dhanë edhe propozimin pë Çminin NOBEl, por që pë fat të mire zgjedhjet i fitoi demokrati Joe Biden.

Kjo tregon se dialogu Kosovë-Serbi i organizuar nga BE-ja nuk është aspak lehtësues, por është komplikues dhe vështirësues fund e krye.

Kryeministri Albin Kurti i tha stop njëanshmërisë pro serbe të BE-së

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me ardhjen në pushtet me fitore plebishitare, në dialogun Kosovë-Serbi e pozicionuan Kosovën palë të barabartë me Serbinë, dhe u thanë stop pro serbëve Joseph Borrel, dhe Miroslav Lajçak, duke ua ngushtiuar lakun kundër njëanshëmrisë së tyre ndaj Serbisë, i cili tashmë u bë edhe më i qartë me vendosjen e masave shtërnguese ndaj Kosovës.

Donika Gërvalla me diskutimin e saj konstruktiv e real në Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik, ka të bëjë me qasjen e gabuar të BE-së, të Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut dhe të paraardhësve të tyre në dialogun Kosovë Serbi, që domosdo duhen zëvendësuar me dy diplomatë të ri, korrektë e të paanshëm, nëse dëshirohet që ky dialog te jetë frytdhënës dhe i suksesshëm.

Emërimi nga SHBA-të i Gabriel Escobarit-i dërduar special për Ballkanin Perëndimor, emerimi i Christopher Hillit-ambasadot i SHBAve në Beograd dhe emërimi i Jefrey Hovenier-ambasador i SHBA-ve në Kosovë, e gëzoi Kosovën dhe i gëzoi mbarë shqiptarët se më në fund në dialogun Kosvë Serbi do të vjen një ftymë e re demokratike dhge e drejtë, por u zhgënjyem shpejt.

Kosova e zhgënjyer nga BE-ja dhe SHBA-të

Zhgënjimi ynë mbështetet në faktin që ka të bëjë edhe me qasjen e pa drejtë të Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Christopher Hill dhe Jefrey Hovenier ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe ndaj situatës konfliktuoze në Veri të Kosovës, ku në vazhdimësi fajësohet Kosova, edhe pse të gjithë e shohin se fajtore kryesore për situatën në Veri të Kosovës është Serbia gjenocidale hegjemoniste.

Zhgënjimi ynë mbështetet edhe në qasjen e njëanshme dhe të gabuar të paraardhësve John Bolton, Mathew Palmer në SHBA, të cilët në Bashkëpunim me Hashim Thaçin, Vlora Çitakun, Edi Ramën dhe Alesandër Vuçiqin e kishin përgatitur planin për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë gjenocidale, plan të cilin e ndaloi AngelaMerkel-ish Kancelre e Gjermanisë.

Donika Gërvalla me diskutimin e saj konstruktiv dhe real, në Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik, u dha të kuptojnë edhe SHBA-ve për qasjen e gabuar të Antony Blinkenit, Gabriel Escobarit Christopher Hilit dhe Jefrey Hovenierit ndaj çështjes së Kosovës, sepse në SHBA ka mjëra diplomate më të zotë se këta, ndaj edhe duhet të zëvendësohen, në të mirë të SHBA-ve dhe të demokracisë.

Gabriel Escobar e kishte më të rëndësishmëe ta organizojë ekspozitën e bashkëshortes së tij në Beograd, me ndihmën e Marko Gjuriqit-ambasadorit të Serbisë në SHBA, i cili ishte organiatori kryesor i djegies së ambasadës së SHBA-ve në Beograd në vitin 2008, se sa që t’i bëjë trysni Serbisë gjenocidale, që t’i tërheqën strukturat paralele, grupet e armatosura ilegale serbe nga Veriu i Kosovës, dhe që Serbia t’i ndërpret ptotestat e dhunshme në Veri të Kosovës.

Departamenti Amerikan i shtetit, Gabriel Escobar dhe Christppher Hill, nuk e kritikuan Serbinë gjenocidale hegjeministe për protestat pro ruse që i organizoi në Beogrd, ku u kënduan himnet e Serbisë dhe të Rusisë, ku brohoritej dhe ishin shkruar në pankarta, ”Serbet dhe rusët janë vëllëzër shekullorë”, “Kosova është Serbi dhe Ukraina është Rusi”, “Jo NATO” etj.

Departameti Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar dhe Christopher Hill, nuk po e detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale, por po e kritikojnë dhe e snksionojnë Kosovën për të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Donika Gërvalla si shqiponjë dy krenaore kosovare dhe mbarë kombëtare shqiptare, në Forumin Ndërkomëbtar në Dubrovnik, e tha një të vërtetë qëmmirë dhe edukative, që pati fuqinë e një vullkani dhe llave përvëluese te armiqtë e demokracisë, te miqtë e Serbidë dhe te tradhtarët brenda Kosovës, në PDK-, LDK dhe AAK, parti të cilat i shohin interest e tyre në mbrojtje të tradhtisë, të vëllavrasjeve për pushtet, dhe iu vërsulën me pa tëdrejtë Donika Gërvallës, për t’i mbrojtur tradhtinë, vëllavrasjen pëp pushtet, hajninë dhe korrupsionin, gjoja se Donika Gërvalla në Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik na e paska ofenduar BE-n

SHBA dhe BE po mashtrohen nga Serbia gjenocidale hegjemoniste

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale, më 9 korrik 2023, deklaoi e, “Serbia po e vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike, për Kosovën tonë, kundër dhunës ndaj serbëve, dhe për tu kthyer ne dialog për jetën paqesore dhe të sigurtë të popullit tonë dhe të stabilizimit të gjithë rajonit”.

Këto janë gjepura dhe mashtrime që po i pëdor çdo ditë krimineli Aleksandër Vuçiq.

Pë çfarë Kosove serbe po llomotit krimineli Aleksandër Vuçiq, kur Kosova është tokë denbabaden shqiptare?!

Për çfarë dhune ndaj serbëve po llomotit krimineli Aleksandër Vuçiq, kur ai vetë është duke e tortutuar e dhunuar pakicën serbe në Kosovë, që të protestojë dhunshëm me strukturat paralele dhe bandat e armatodura ilegale serbe në Veri të Kosovës për qëllime ekspansioniste?!

Policia e Kosovës po i arreston vetëm kriminelët serbë, në të mire të rendit e të sigurisë për tërë qytetarët.

Pakica serbe në Kosovë me Kushtetutën demokratike të Kosovës, i gëzon të drejtat dhge liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në Evropë.

Serbia gjenocidale hegjemoniste dhe shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, duke e përfshirë edhe Marrveshjen e fundit të arritur në Ohër me aneksin e saj, dhe SHBA e BE, në vend që ta sanksionojnë Serbinë gjenocidale hegjemonite, arrogante e mospëfillëse, po e sanksionojnë Kosonën paqedashëse pro BE, pro SHBA- dhe pro NATO.

Këtë të vërtetë e tha Donika Gërvallla në Forumin Ndërkombëtar në Dubrovnik, kjo sokoleshë kosovare, vajza e Jusuf Gërvallës, e atdhetarit të shquar Kosovar dhe mbarë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat