Dashnorët e mëdhenj të BE-së

Opinione

Dashnorët e mëdhenj të BE-së

Nga: Sylejman Mehazi Më: 10 korrik 2023 Në ora: 18:09
Sylejman Mehazi

Nëse dikush është i dashuruar aq shumë  ndaj BE-së, jemi ne shqiptarët, dashurinë që kemi ndaj saj s'mund të krahasohet me asgjë. Ta duash femrën që s'të do fare, ta presësh 30 e kusur vjet e asaj mos t'ia ndjejë fare, kjo ndodh vetëm me ne.

Pusto dashuria sa e çuditëshme është!, kur ti i afrohesh me sinqeritet e me ashk, ajo të mashtron me naze e gënjeshtra dhe këto mashtrime kurvërore evropiane na duken të ëmbal si mjalti.

Dashnorja jonë BE-ja refuzo e ngarko, ne muuuuleeee të na pranojnë! Ata na krahasojnë si fëmijë të vegjël e të paaftë për dashuri, e ne muuuleee se jemi të rritur, të fortë e të aftë për të bërë dashuri!

Dashnoret bukuroshe të BE-së mblidhen tog e na thonë se ne s'jemi të aftë për të bërë shurrën e jo për diçka tjetër, e ne muuule se jemi të aftë për të bërë marrëdhënie seksuale me BE-në!

BE-ja na thotë hapur se jemi të dobët për t'i kënaqur, e ne muuule se jemi të fortë për t'i kënqur ato. Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet BE-ja me ne....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat