Lavdrim Krashi, modeli i politikanit të ri të formuar në Perëndim

Opinione

Lavdrim Krashi, modeli i politikanit të ri të formuar në Perëndim

Nga: Gëzim Loka Më: 12 korrik 2023 Në ora: 08:17
Lavdrim Krashi

Sot vëmë re deputetë të ngrefosur e punë të pambaruar, që veç fjalëve dhe retorikës së pakuptimtë, nuk dinë asgjë, nuk kanë as etikën bazë të një sjellje normale qytetare. Ndaj kur sheh deputetë si Lavdrim Krashi, të thjeshtë, të vëmendshëm, që ndjekin të gjitha veprimtaritë e dibranëve që ai përfaqëson, mendon se jo të gjithë politikanët në këtë vend çojnë ujë në mullirin e kotësisë, fodullëkut të pakuptimtë dhe të asgjësë.

Lavdrimi është një person mdest, i sjellshëm, i komunikueshëm, që di të dëgjojë tjetrin dhe kjo është një cilësi që thuajse kahumbur në racën e politikanëve tanë.

Lavdrim Krashi vjen nga Mbretëria e Bashkuar ku ka qenë një zyrtar i rëndësishëm në bashkinë e Londrës, kontribues në organizatat e emigrantëve shqiptarëve, si dhe aktivist i rëndësishëm i laburistëve britanikë.

Ai qe përfshirë aktivisht në politikë ku ishte pjesë e grupit themelues të socialistëve shqiptarëve në fillim të viteve 90 në Shqipëri.

Me origjinë nga Dibra, i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, Lavdrim Krashi, ka qenë një nga 6 themeluesit e parë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare.

Në fushatën e vitit 1992, Krashi u angazhua në rrethin e Dibrës, për të arritur që të nisnin një dialog të ri me qytetarët e zemëruar më PPSH-në.

Pas një angazhimi politik në FRESSH, Krashi largohet në Britaninë e Madhe, ku ka krijuar jetën e tij, por gjithsesi ka ngritur një aktivizëm të organizatave shqiptare atje për mësimin shqip, lobimin apo lidhjen me Shqipërinë.

Edhe pse i punësuar në Londër, Krashi ka disa vite që merr pjesë në debatin publik në vend natyrisht për çështje që i takojnë aktivizmit, por edhe zhvillimve në Britaninë e Madhe.

Nga vitin 2015, ka qenë aktiv edhe me shkrimet e tij publistike që janë botuar në disa gazeta të përditshme shqiptare, si për rastin e zgjedhjes së kreut të parë të bashkisë së Lodrës me origjinë emigrante, Sadik Khan, ku natyrisht shqiptarët kanë kontributin e tyre të rëndësishëm, por edhe në zhvillimet më mëpastajme.

Ardhja e tij në Kuvendin e Shqipërisë sjell një frymë të re, një mendësi të re dhe një angazhim të ri, të një brezi të papërlyer, idealistë dhe të formuar në Perëndim, që duan dhe luftojnë për ndryshime reale dhe jo për fasada e bojatisje…

Ai është i kudogjendur mes komunitetit dibran, jo vetëm në qarkun dhe rrethinat e Dibrës, por dhe në Tiranë, ku merr pjesë aktivisht dhe me pasion në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e dibranëve të shquar, si shkrimtarë, gazetarë, artistë, duke ndihmuar me aq sa mundet në mbarëvajtjen e çdo veprimtarie.

Më ka ardhur në çdo veprimtari, ka folur, është angazhuar me aq sa ka mundur, që veprimtaria të shkojë mbarë dhe kjo nuk është pak; më së paku, është është shenjë e mirë e një njeriu me karakter që beson tek politika, jo për përfitime e favore personale, për të cilat mbase do të qe më i kënaqur po të qëndronte në Londër, por për kauzën që ai me sa duket e beson, për të qenë një zë i dibranëve në Kuvendin e Shqipërisë. ‘

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat