Urgjentisht të themelohet Instituti për hulumtime dhe krime lufte kunder njerëzimit!

Opinione

Urgjentisht të themelohet Instituti për hulumtime dhe krime lufte kunder njerëzimit!

Nga: Nijazi Halili Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:35
Nijazi Halili


Në librin Gjenocidi i Serbisë në Kosovë- Aspektet juridike, i  autorit; Akademik Prof.dr.Arsim Bajrami,, shumë bukur thekson profesori i së drejtës penale ndërkombëtar, Prof.dr.Ismet Salihu, se instituti që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, duhet ta fillojë punën sa më shpejt.
"Ky institut duhet t'i ketë kushtet optimale dhe brenda 5-7 viteve ta kryejë hulumtimin e këtyre krimeve të luftës të vitit 1998-99 që janë të shumta".

"Nëse angazhohet staf i duhur dhe entuziast, ata mund ta kryejnë këtë. Por desha të shtoj se ky institut duhet të punojë edhe për vitet e ardhshme për shkak se krimet e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës nuk janë ndalur".

Ai më tutje thekson se: "Urgjentisht po e përsëris  edhe njëherë, duhet të ri-themelohet instituti për hulumtimin e krimeve të luftës për shkak se krimet që janë kryer në Kosovë, janë krimet më të rënd që nga Lufta e Dytë Botërore, janë krime shumë të rënda dhe do të ishte një krim i sërishëm nëse ne nuk e bëjmë hulumtimin e këtyre krimeve dhe evidentimin e tyre për gjeneratat e tashme, sidomos për të ardhmen të tregohet se cfarë sakrifice është bërë për çlirimin e Kosovës"

Lidhur me këtë projektligj. Fondi për të Drejtën Humanitare s Kosovë i ka dërguar komente Qeverisë në kuadër të së cilave (komenteve është shprehur se një institut i tillë duhet të jetë një agjenci e veçantë dhe jo pjesë e një qeverie. "Ka rrezik që ndoshta jo të keqpërdoret, por të katë ndikim politik. Nuk do të duhej të ishte nën çfarëdo institucioni, i cili është politik. Në rend të parë është pavarësia e një trupi të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat