Të flitet apo të mos flitet (me telefon apo pa telefon) me kundërshtarin partiak dhe politik?

Opinione

Të flitet apo të mos flitet (me telefon apo pa telefon) me kundërshtarin partiak dhe politik?

Nga: Zija Lleshi Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:24
Zija Lleshi

Kjo është dilema që imponohet sot: Të flasish apo të mos flasish (me telefon apo pa telefon!) me kundërshtarin tënd politik? Kjo temë teoritikisht, por edhe në praktikë, është aktualizuar këtyre ditëve me rastin e një fortune akuzash kundër shefës së grupit parlamentar të VV në parlamentin e Kosovës, znj. Mimoza Kusari – Lila. Por kjo problematikë nuk është cështje eksluzivisht vetëm e atyre sulmuesëve dhe të zgjedhurëve delegat në parlamentin e Kosovës, dhe si temë teorike nuk është pronë eksluzivisht e tyre, por është problem teorik i përgjithshëm në politikë dhe në teorinë e komunikimit dhe të konflikteve.

Aktualisht sulmohet znj. Mimoza Kusari – Lila për shkak se paska folur me telefon me Simiqin, që është kryetar e Listës Serbe, të cilët janë të njohur si kundërshtarë të shtetësisë Kosovës, dhe kryen atë funksion që në fakt është shndëruar në mision nën dirigjimin dhe diktatin e Beogradit. Ka mundur të jetë edhe cilido tjetër anëtar i atij grupi kundërshtar i shtetësisë së Kosovës.

Shiqo Ti, shiqo! Shiqo njëherë! Paska folur! Cfarë mëkati është ky!? E pse të mos flet Mimoza apo kushdo tjetër?! A duhet ata të ekskomunikohen? Sigurisht se jo për shkak të etnicitetit, sepse kjo do të ishte krejtësisht e neveritshme, e papranueshme nga të gjithë shqiptarët, madje e dënueshme në jetën e përditëshme të shqiptarëve dhe të frymës demokratike në parlamentin e Kosovës. Atëherë, ashtu pra, të sulmohen vetëm si kundërshtarë politik, apo jo? Por, vallë, a nuk janë kundërshtarë politik edhe opozita shqiptare në paralament? Rrjedhimisht atëherë nuk duheka të flitej as me opoziten shqiptare!? Ka qenë kjo marrëveshje absurde brendapartiake qoftë e pozitës apo opozitës që mos të flitet me antarët e Listës Serbe, si përgjigje sepse as ata nuk komunikojnë me shqiptarët? Dihet se qëndrim i qeverisë dhe i pozitës sigurisht se nuk ka qenë. Këtë e ka dëshmuar, si pjesë e saj, edhe biseda e znj. Mimoza Kusari – Lila.

-- Jo, more jo ! Të flitet, gjykoj unë, me secilin që mendon ndryshe. Cfarë mëkati ëhtë nëse flitet? Pse të mos flitet, nëse nuk janë nën sanksione? Dhe madje jo vetëm të flitet, por të bindën plotësisht, kuptohet me forcën e argumentit. Dhe jo vetëm në parlament me fjalime, por të flitet edhe jashtë parlamentit! Kudo ku jipet rasti. Të bindur jashtë parlamentit atëherë në parlament vijnë pa paragjykime. Unë ende nuk e kam kuptuar se cka ka folur Mimoza në telefon dhe a ka pasë dhe sa ka pasë elemente antikombëtare përmbajtja e asaj bisede. Të ketë patur elemente antikombëtare përmbajtja në bisedën telefonike të znj. Mimoza Kusari – Lila, gjykoj unë, është absulitisht e pa mundur! Thjeshtë është absurd. Jashtë cdo logjike! Kjo nuk është aspak kompatibile me trajektoren e dëshmuar të aktivitetit dhe veprimtarisë politike të saj, apo i ndonjërës të tillë si ajo, dhe të orijentimit të pastër europerëndimor të saj. Ligjshmëria e trajektorës politike të saj nuk determinon dhe nuk parashef tjetër kurs të asaj trajektore. Këtë, më në fund, intimisht e diejnë jashtëzakonisht mirë edhe ata të cilët e sulmojnë, sado që shtirën kinse nuk e dijnë dhe nuk e kuptojn atë logjikë. E, atëherë pse e sulmojnë ?

Vallë, a nuk kishte folur më herët (dhe jo vetëm me telefon!) edhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, me Radoiciqin? Ku ishte opozita, dhe ata sot të zëshmit të saj, që heshtën plotësisht atëherë? Pse opozita nuk e sulmuan me breshër kritikash atëherë? - Kuptohet thjesht. Nuk don puna shumë mend. Nuk sulmohet këtu vetëm znj. Mimoza Kusari – Lila. Indirekt sulmohet Qeveria. Sulmohet Albini. Këtu është qellimi. Por kjo sjellje ka edhe pasoja tjera. Sot është një vetëdije më e lartë ndër votuesit si dhe informimi është shumë më i gjerë. Pra, shiquar më saktësisht sulmohen votuesit e shumtë që kanë dominuar me votat e tyre, dhe ky sulm dhe kjo sjellje ka efekt kontraproduktiv. Pra opozita faktikisht në atë mënyrë janë shumë duke e dëmtuar vedin, bëhen kundërshtarë të vedit, që do të shifët në votime në zgjedhjet e ardhëshme.

Eksluziviteti në sferën e komunikimit me kundërshtarët partiak apo politik, izolimi i tyre si deputet, largimi nga bisedimi me ata (me telefon apo pa telefon), qofshin shqiptarë apo serb, nuk është sjellje e mirë dhe është e dëmshme, madje mund të sjellë pasoja shumë shqetësuese. Ata duhet të jenë partner në ndërtimin e shtetit Kosovës, në shtëpinë e përbashkët të shqiptarëve dhe të gjitha pakicave etnike që jetojn në Kosovë. Sot vërtet mund të jenë kundërshtarë politik, por nesër duhet të jenë partner. Nelson Mandela, jeta e tij në burg 27 vite, laureat i shpëblimit Nobel për paqë (1993), mandej kryetari i parë i Republikës Jugafrikane:“If you want to make peace with your enemy, you have to work with your enemy. Then he becomes your partner.” („Nëse dëshironi të bëni paqë me armikun e juaj, duhej ju të punoni me armikun e juaj. Mëpastaj ai do të bëhet partneri i juaj.“). Me shumë gjasë ashtu do të thoshte edhe heroj i kombit dhe Mandela shqiptar – Adem Demaci.

Duhet pra edhe vetë, edhepse sot kundërshtar, të bindët kundërshtari se shteti i Kosovës është shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe i të gjitha pakicave etnike. Kjo arrihet me biseda dhe vepra. Për atë arsye, institucionalisht në prizmin e veprave, pakicave etnike, e posaqërisht pakicës etnike serbe u janë dhënë në Kosovë të drejta më shumë se që ka cdo pakicë tjetër në botë. Kosova është shtet i një shoqërie inkluzive dhe eksluziviteti do të ishte forma më e vrazhdë kundër atyre të drejtave. Nëse me kundërshtarët politik serb nuk flet Prishtina dhe i izolon, me ata do të flet Beogradi. Forcat separatiste në Beograd mezi presin që Prishtina të mos flet me këta kundërshtarë, që t´í izolojë dhe t´i separojë. Kjo sjellje është parciale dhe plotësisht e papranueshme për tërësinë e popullsisë. Është tejet e dëmshme dhe në kundërshtim të thellë me idenë e jetesës në bashkësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat