Hapur dolën në shesh gënjeshtrat e Taravarit në qeveri me BDI-në

Opinione

Hapur dolën në shesh gënjeshtrat e Taravarit në qeveri me BDI-në

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 korrik 2023 Në ora: 22:08
Sulejman Mehazi

Për fatin e mirë të qytetarëve doli në shesh gënjeshtra e kryetarit të ASH-së Taravarit se qëllimi i ASH-së në qeveri nuk ka qenë hyrja e RMV-së në BE, por për të shpëtuar e mbajtur gjallë  BDI-në dhe LSDM-në në qeveri.

Ali Ahmeti e dinte se Izet Mexhiti i "Grupit të zjarrit" i ka me vete 3 deputetë dhe do rrëzohej qeveria binome, LSDM-BDI, dhe për këtë shkak të rrezikshmërisë qeverisëse e morën ASH-në në qeveri vetëm për t'i mbajtur gjallë Taravari në pushtet.

Argumentet:

- Nga 15 deputetët e BDI-së, me shkëputjen e 2 deputetëve të Izet Mexhitit BDI-ja mbetet me 13 deputetë, plus me deputetin e pavarur Kastriot Rexhepin Mexhiti bën 3 deputetë në parlamentin e RMV-së.

Me vetëm 13 deputët e BDI-së qeveria e Kovaçevskit do kishte 60 deputetë e nuk do i mundësohej të vazhdonte qeverisjen pa 61 deputetë.

Duke parë se 4 deputetët e Alternativës s'janë të mjaftueshëm për të vazhduar qeverinë e "famshme", BDI-LSDM, Kovaçevski e Ahmeti u pajtuan që ASH-së së Taravarit me 8 deputetë t'i japin disa poste ministrore e drejtori vetëm e vetëm të jenë të sigurtë e të rahatshëm në qeveri.

Matematika qeverisëse e Ahmetit dhe Kovaçevskit ishte që ta pranojnë në qeveri ASH-në me 8 deputetë kundër 4 deputetëve të Alternativës + 3 deputetëve të Mexhitit=7 përballë 8 deputëve të ASH-së në qeveri.

Logjika e analizës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare del se atë që do ta humb BDI-ja me Mexhitin në Shkup ta kompenzojë në Gostivar me Taravarin.

Që tani pa dilema mund të themi se koalicioni i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do jetë: BDI-ASH-PDSH kundër opozitës Kasami-Mexhiti- Gashi.

Pra, Ahmeti me Taravarin në Gostivar gjatë zgjedhjeve parlamentare që do mbahen më 2024 do mundohet të kompenzojë deputetët e humbur të Çairit në Gostivar, pasi gostivarasit me shumicë janë votues të Taravarit dhe Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat