Truri i njeriut në dukje është i vogël, mirëpo në brendësinë e tij, është oqean!

Opinione

Truri i njeriut në dukje është i vogël, mirëpo në brendësinë e tij, është oqean!

Nga: Petrit Dibrani Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:11
Petrit Dibrani

Sigurisht jo për analfabet me diploma n’xhep, mirëpo për ata që kuptojnë.

Ku, kah o shqiptar?!

Jeni verbuar?

Inatet personale banale, po u‘a turbullojnë trurin?

Temperaturat e larta po u ngacmojnë, dhe truri i juaj po devijon.

Ndoshta edhe nga të mirat materiale, jeni „que pesh“ (si thotë populli)?!

What the hell do you want?

Në mesin e kohën, kur në Kosovë e Shqipëri, ndodhin ngjarje të ndyra e tragjedi dhe Serbinë Gjenocidiale mbi kokë!

Ju të mjerë e sharllatan, analfabet paedukatë, që ju shohim në Parlament, me sulme, shtyrje fizike dhe fjalor të pistë ndaj njëri tjetrit, kėrkoni zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për ju zgjedhjet parlamentare në këtë kohë, pa program të mirëfilltë, veç hajt, të krijojmë shpenzim të buxhetit, ngecje e tollovi, është ëndërr me sy hapur, se ju do e largoni Albinin nga pushteti!

As nuk keni dije dhe as nuk mundeni, me e largu Albinin nga pushteti, gjë që përsëri, edhe nëse zgjedhjet mbahen, qeveria e ardhshme do kryesohet nga emri kaçurrel Albin!

Nėse për ju, janë pak 22 vjet n‘pushtet, për qytetar, kanë qenë të vështira e sfiduese, të shpifura e mashtruese, për krejt çfarë keni bërë, si keni vepruar dhe si jeni bërë, mbi kurrizin e qytetarëve të varfër, milioner të ndyrë e të caktuar.

Andaj, kot e kot kërkoni zgjedhje, sepse tigani mund të vendoset në zjarr, mirëpo peshqit janë n‘deti.

Keni arsye dhe duhet qeverinë Kurti ta kritikoni, po për veprimet të cilat, i keni bërë ju vet për 22 vjet, kuptimi për ju i qytetarëve është larg, e lëre më, besimi i shpërfaqur me votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat