Përmasat e huliganizmit: 17 persona të lënduar në Prishtinë

Opinione

Përmasat e huliganizmit: 17 persona të lënduar në Prishtinë

Nga: Ismail Muçiq Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:59
Ismail Muçiq

 Shoqëria Kosovare po ballafaqohet me kriza më të ndryshme psikike - mendore me përmasat patologjike të cilat sinjalizojnë rrezikun për të ardhmen. Kronikat e zeza janë bërë lajme të ditës nëpër shumë vendbanime të Kosovës. Jemi para një mallkimi i cili po troket në adresën e qdo individi apo familje në Republikën e Kosovës.

Jemi bërë të padurueshëm ndaj njëri tjetrit, na kanë kapluar interesat më të ndryshëm të cilat mund të na fusin në humnerë. Skena politike në Kosovë e më gjerë ka humb qdo arsye racionale të veprimit, të sjelljes, të komunikimit, të kulturës, të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë. Janë ngritë në këmbë liderët politikë grupet e interesit dhe maskarenjtë e ndryshëm për ta luftuar njëri tjetrin në politikë, në Parlament, në institucionet e një shteti i cili po sfidohet nga katër anët e polit. Ajo që ndodhi mbrëmë në një kafene të Prishtinës është e dhimbshme për familjet, për të drejtat dhe sigurinë fizike të njeriut për demokracinë e një shteti të civilizuar.

Këto ngjarje te dhimbshme dhe të papranueshme na e pasqyrojnë gjendjen në Shoqërinë Kosovare, na tregojnë për nivelin edukatës familjare dhe rrethit ku jetojnë të rinjtë, na pasqyrojnë gjendjen në edukimin dhe arsimimin nëpër shkollat tona, ku nxënësit në vend të librit dhe fletores, bartin armë dhe shkaktojnë tragjedi. Dikur në shkollat tona sjellja e nxënësit dhe edukata morale ishte mision për zhvillimin e personalitetit të nxënësit, të riut për tu bërë i dobishëm për familjen dhe shoqërinë.

Huliganizmi i mbrëmshëm me pasoja për rrezikun e sigurisë fizike të njeriut është i pafalshëm dhe i dënueshëm. Këto ngjarje do duhej të ishin sinjal mobilizues për institucionet e shtetit në ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë për lirin e lëvizjes të njerëzve dhe sigurinë fizike të qytetareve. Mendoj se edhe organet e sigurisë përkatësisht policia e Kosovës duhet ta ndryshoj qasjen e veprimit dhe operimit nëpër vendet publike përkatësisht nëpër kafenetë dhe restorantet e ndryshme ku grumbullohen të rinjtë dhe ku konsumohet alokoli dhe bëhen biznese të ndryshme (të pista).

Nuk mjafton intervenimi i policisë vetëm atëherë kur kërkojnë ndihmë qytetarët. Patrullat e policisë duhet të qarkullojnë gjithandej për ta monitoruar sjelljen e individëve huligan të cilët po e rrezikojnë rendin dhe qetësinë dhe jetën e njerëzve. Në fund më thotë mendja se kjo energji negative e konsumuar tek një pjesë e Shoqërisë Kosovare paraqet rrezik të indoktrinimit tek një pjesë e gjeneratës së re e cila me sjelljet dhe veprimet e tyre është larguar nga kodi i edukatës tradicionale i familjes, i shkollës dhe nga korniza ligjore.

Mjaft kemi pësuar dhe humbur nga lufta, në kohën në të cilën po jetojmë është turpi dhe mjerimi më i madh qërimi i hesapeve kunder njeri tjetrit të këtij vendi të cilit ende nuk ju kanë shëruar varret nga pasojat e luftës. Urojë që mos të na kthehet koha e pajtimit të gjaqeve nga viti 1990 Anton Qeta më nuk është në jetë!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat