Burgosja dhe lirimi i kriminelëve serbë

Opinione

Burgosja dhe lirimi i kriminelëve serbë

Nga: Milazim Maraj Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:50
Milazim Maraj

Burgosja e kriminelëve serb për krimet e luftës në Kosovë ka filluar të bëhet e bezdisshme, lojë e pa ndershme, të kuptohet si sjellje, jo vetëm joprofesionale por edhe si ofendim i familjeve të dëmtuara. Torture shpirtërore për këto familje dhe për të gjithë ata që vuajtën. Burgosja po përcillet me lirim të kriminelëve për të u mbrojtur në liri, apo me burg shtëpiak.; kush u kthye në burg nga ata që u liruan. Kush u dënua nga kriminelet e luftës për krime në Kosovë. I lirojë UNMIK-u, i lirojë EULEKS-i tani i liroj gjykata e Kosovës, Prokurori nuk gjeti argumente! etj.

Çka po ndodhë kështu?!!. Për çdo ditë bisedohet për kthimin e serbeve të ikur nga Kosova. Këta serb të pa dënuar krimet e luftës, do të jenë objekt hakmarrje në Kosovë dhe pastaj krimineli do të jetë viktimë , kurse viktima kriminel me ligj dhe me argumente. Shqiptaret e Kosovës nuk janë duke parë shumë dallime nga gjykata e Kosovës para lufte kur shqiptaret dënoheshin me nga 20 vite për kërkesën “Kosova Republikë” apo diçka të ngjashme, kurse serbi nuk dënohej as kur vriste shqiptarin. Pse po ndodhë kështu? Çka është kjo padrejtësi?

Me këto që po ndodhin që nga pas lufta e deri sot; serbet do të jenë përsëri të paprekshmit në Kosovë, kurse shqiptaret viktima për eksperimente. Viktime me të cilët do të realizohen interesat, serbe, ruse apo ndonjë interes tjetër në gjeopolitikën e Gadishullit Ilirik ose më gjerë. Pra sipas kësaj logjike “lehtësimit të dialogut” të Borrellit dhe Laçakut; duhet të dëmtohet më tutje i dëmtuari për të arritur mirëkuptimin e dëmtuesit, kriminelit të fort. Dy ndërmjetësues që u zgjodhën nga BE janë nga shtetet që për shkaqe të interesave të tyre nuk e pranuan ende realitetin e ri në Kosovë. Madje shteti i Borrellit premton që këtë nujk do tas bejë kurrë shkruajnë mediat serbe. Ata nuk kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia por uljen e tensioneve që i ka ngritur Serbia në dëme të Kosovës.

Për kriminelet e luftës në Kosovë Serbia paguan një sasi të hollash si garantë që krimineli do të kthehet dhe i caktohet burgu shtëpiak, apo mbrojtja në liri. Në Kosovë janë ekzekutuar 450 masakra të shqiptarëve pasiv. Janë vrarë 13.000 shqiptarë të pa fajshëm. Janë dhunuar 20.000 femra shqiptare të pa mbrojtura. Janë vrarë të burgosurit në Dubravë, ndërsa kriminelet nuk dënohen. Sa po i bije se po paguan Serbia për kokë të shqiptarit të vrarë me këto para si garanci? Kush do të i zënë këta kriminel, përsëri, këta i kanë të gjitha mundësitë kriminale nga shteti i tyre kriminel, për të ndërruar identitetin. Këta vetëm qëllimin dhe gatishmërinë për agresion, krime dhe okupime nuk e ndërrojnë. Për këtë kemi dëshmitare historinë tonë që kullon gjak shqiptari që sa shekuj. Disa nga kriminelet e krimeve në Kosovë u lejuan të pafajshëm. Komamndanti (Komandiri) serb Zharko Zariq në stacionin e policisë serbe në Rakosh komandoj vrasje e prindërve që penguan kidnapimin e nxënësve, të shkollës shqipe në Uçë.

Po të njëjtin vit vranë Hajriz Metën kryetarin e këshillit të informimit të LDK dega në Rakosh. Rrahën dhe torturuan, detyruan të ikin jashtë vendit sa e sa shqiptar nga shtëpitë e tyre. Kryesisht të rijë. Ndërsa sot krimineli shëtitet i qetë në fshatin Lubozhdë të Komunës së Istogut dhe mbrohet nga shteti dhe policia e Kosovës. Sot qenka arrestuar krye shefi i stacionit të policisë serbe në Istog M.P. Të dëmtuarit nga urdhrat e këtij krimineli nuk kanë shumë shpresë që ky do të dënohet. Që e drejta e tyre do të vije në shprehje ndonjë herë. Për këtë gjithashtu mund të paguhet ndonjë sasi e parave si garanci dhe ai nuk do të kthehet. Apo ndoshta do të kthehet pas pak kohe i armatosur dhe i maskuar, për të kryer ndonjë projekt kriminal serb.

Kosova u la me gjak, kriminelet lirohen, viktimat përkujtojnë të rënët e vet, çdo vit vajtojnë pranë varrezave të tyre, kujtojnë vuajtjet, dhunimet dhe nuk kanë shpresë së kjo nuk do të përsëritët. Ndërsa Serbia krekoset dhe qet kushte për dialog, nuk nënshkruan, marrëveshje, nuk zbaton ato që i ka nënshkruar. Skena të tilla shihen kudo që ka serb. Nuk ka hasur kush ende në kërkim falje nga serbet për krime që ka bërë. Gjithmonë ka përfituar nga krimet.

Madje ata guxuan të i përgjakin dhe gjymtojnë edhe ushtaret e KFOR-it. Serbia për këta nuk përgjigjët; ndërsa BE nga Kosova kërkohet të largohen njësitë e policisë së specializuar të Kosovës nga veriu i vendit sepse po kërkon Serbia, shteti që krijoj të gjitha këto krime qet kushte. Fakti që Serbia nuk kërkon asgjë në Kroaci është i mjaftueshëm. Serbia do të kërkoj dhe shantazhoj fqinjët që nuk janë mjaftë të armatosur. Kosova duhet të ul standardet tjera dhe të investoj kryesisht në arsim dhe siguri me një kontroll rigoroz të ngritjes së cilësisë së ushtrisë dhe policisë së vet. Kosova për të qenë e sigurt duhet të ndjek rrugën e Izraelit. Të artikulohen çartë dhe me argumente kërkesat tona legjitime të aleatet tonë të natyrshëm. Liria dhe pavarësia e Kosovës rrezikohet nga Serbia. Kjo mbrohet vetëm me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat