Të gjithë me dosje kriminale dhe në liri

Opinione

Të gjithë me dosje kriminale dhe në liri

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 18:10
Autori Faton Mehmeti

Rasti i të premtes mbrëma në lokalin " Bon Vivant" në Prishtinë edhe një herë sjell pasojat e sistemit të kalbur të drejtësisë. Pavarësisht të funksionim të saj me raste të caktuara, në themel të saj drejtësia ka dështuar. Dardan Krivaqa me 135 vepra penale ishte në liri, derisa vrasja e Marigonës bëri jehonë aq të madhe sa drejtësia s’mund të fshihej më pas gishtit. Pas sherrit masiv. mes dy grupeve, 17 persona, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit. Autori i saj thuhet të jetë Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”. Nëse drejtësia do të funksiononte, personi në fjalë s’do të ishte në liri." Italiani” është person me dosje të rëndë penale, i dyshuar për disa vepra kriminale në të kaluarën.

Rreth tri vite më parë, Andi Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”. Ai ishte arrestuar por, ishte liruar pas disa javësh. I njëjti në fund të muajit mars të këtij viti, dyshohet se bashkë me një grup të rinjsh e kishin demoluar lokalin ku ndodhi përleshja mbrëmë. Edhe personat e përfshirë të gjithë, në këtë rast, kanë të kaluar kriminale, me çka nën kuptojmë se shteti, drejtësia nuk ka vepruar, në të kundërtën pjesa më e madhe e tyre do të ishin prapa grilave.

Duke lejuar kriminelët të mos marrin ndëshkimin e merituar, drejtësia u lejon të kenë duart e lidhura për të vepruar. Andi Pajaziti është dëshmi e dështimit të shtetit. Vetëm pse l, para pak kohësh, menaxheri i lokalit në fjalë kishte thënë se janë kryer rezervimet. I kishte sugjeruar një tavolinë të lirë, por “Italianit” të dyshuar për shumë vepra penale nuk i kishte pëlqyer rekomandimi i menaxherit.

Ai kishte thirrur një grup prej 15 personash të cilët, të pajisur me mjete te forta, kishin thyer dhe demoluar lokalin “Bon Vivant”.Mungesa e drejtësia po kushton me jetë njeriu, fatkeqësisht duhet kohë e gjatë deri në metamorfozën e sistemit që ka prodhuar viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat