Korrespondecë e shkurtër me Prof. Eshref Ymeri

Opinione

Korrespondecë e shkurtër me Prof. Eshref Ymeri

Nga: Skënder Kapiti Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:59
Skënder Kapiti

Këtë korrespondencë të shkurtër me Profesor Eshref Ymeri po e bëj publike në respekt edhe të të gjithë atyre intelektualëve por edhe të atyre mediave e gazetave patriotike, të guximshme, realiste dhe nacionaliste të cilat bëjnë të mundur njohjen dhe botimet e shkrimeve, opinioneve,analizave dhe të eseve edukative patriotiko-kombëtare si  “Bota Sot”, “Fjala e Lirë”, “Bulevard” e ndonjë tjetër. Këtë korespondencë po e bëj nisur nga një mesazh që Prof. Eshref Ymeri  më kë dëguar si më poshtë cituar:

“I dashur Skënder,

       U bë kohë që nuk po ju shikoj në faqet e Portaleve të ndryshme. Ju lutem, më thoni, çfarë ka ndodhur se jam në merak.

       Ju përqafoj shumë miqësisht.

       Eshref Ymeri

       Kaliforni, 07 gusht 2023

 I nderuar Profesor Ymeri. Faleminderit per repektin dhe për interesimin miqesor e dashamirës tuaj.Jam mirë dhe uroj që të jeni mirë familjarisht. 

Profesor, Ju respektoj sepse i tillë jam edukuar nga prindërit e mi,dhe e tillë është historia e familjes sime që trashëgojmë kontribute dhe edukatë patriotike e nacionaliste. Ne, pra edhe mua na bashkojnë me Ju dhe me intelektualët e tjerë patriotë e nacionalistë  atdhedashuria dhe respekti e mirënjohja për të gjithë ata  dhe ato personalitete që kënë lënë gjurmë me veprat e tyre në shërbim të kombit. 

E kam  parë të arësyeshme që do të shkruaj më rrallë se  më duket se kur shkruan shume dhe nuk të lexojne e as te vleresojne opinioni, kur nuk te vleresojne dhe as nuk të janë mirënjohës madje  as ata te cilet i mbeshtet me te drejte si p.sh. as Kurti e as Osmani të cilët edhe Juve vetë i keni mbështetur aq shumë, por që edhe këtyre dyve mesa duket u pelqen vetem vetja e tyre sic eshte karakteristike shqiptare kjo, dhe vecanërisht e egoizmit dhe “frikës” prej më të mirëve, dhe kur ka shumë nga ata te cileve   nuk u pelqen talenti, suksesi, patriotizmi dhe as e verteta e tjetrit, kur këto  të vërteta i thonë të tjerët, sic jeni edhe Ju vete shembulli me i mire i intelektualit erudit  dhe i shqiptarit patriot e kombetar. 

Por, shumicës madje   me shume u intersojne thashethemet,hipokrizia, personazhet dështak VIP të politikës dhe p,sh. të  bigbradherave  si dhe lajme,informacione dhe  emisione boshe e te pavlera,kur njerëzit mbërthehen dhe rendin pas korrupsionit e pasurimit te shpejte e te jashteligjshem.  Keto i nderuar Profesor te zhgenjejne shume. 

A ka gje me shqetesuese kur une shikoj se përse ka jo shumë lexues  dhe që nuk  lexojne  shkrimet dhe edukaten patriotiko-kombetare , dhe kur nuk lexohen e madje as nuk botohen ne gazetat e Shqipërise shkrimet edukative, historike e politike madhore e   te pashembulla ne llojin e vet, qe jane shkrimet e tua, por edhe të tjerëve si    Fatmir Terziu,  Vilhelme Haxhiraj,  Fahri Dahrit, Mehdi Hysenit etj.?

Si te mos zhgenjehesh kur politika, mediat dhe shoqëria por edhe intelektualët  merren dhe publikojne e komentojnë si të duan  lajme negative , dhe ngjarjet kriminale i sterhollojne deri si telenovela, dhe si personazhe VIP na reklamohen e promovohen askushët, halabaket  dhe korrupsioni.

Si eshte e mundur p.sh. i nderuar Profesor qe nga Tirana politike, mediatike dhe intelektuale nuk pati pothuajse fare mbeshtetje  politika aktuale  patriotike dhe e interesit kombëtar e KURTI-OSMANIT qe besoj se janë politika e pushtetarët me të  mire shqiptarë ne tere historine e shtetit shqiptar dhe te  shtetit   te Kosoves deri më sot. Shume rralle kush i mbeshteti ata, dhe Ju jeni ndoshta nga shumë të rrallët  nga Shqiperia qe i tregoni opinionit shqiptar se duhet te qendrojmë ne anen e duhur te historise e te kombit.Profesor, une te  vleresoj shume,por me shume te respektoj dhe te jam mirenjohes per talentin ,dhuntinë , erudicionit por  edhe per patriotizmin ,ndershmerine dhe urtesine  shembullore qe Ju karakterizondhe që  keto jane vlera te cmuara kombetare.

Ju falenderoj shume i nderuar Profesor, qe me nxisni dhe me inkurajoni qe te mos kaloj ne indiferentizem, sepse jeni ndër te rrallet intelektuale qe vleresoni dhe nxisni te tjeret per veprimtari intelektuale, dhe sidomos ate veprimtari e krijimtari me tematike patriotike e kombetare. 

I nderuar Profesor armiku i madh i  intelektualizmit të vertetë,potent, moral e patriotik në Shqipëri ka qenë dhe është politika e pushteti, Politika e pushteti të zhveshur nga morali e virtyti, nga demokracia e sidomos nga patriotizmi; politika e pushteti në Shqipëri  kanë përkrahur dhe mercenarizuar  intelektualizmin servil, egoist  e puthadorë, atë që shitet për një interes të ulët, atë që është oksigjen i pushtetit si dje të diktaturës ashtu edhe sot oksigjen i  korrupsionit në demokraci. 

Kjo duket pra edhe sot kur intelektualët e vërtetë, fisnikë, kombëtarë dhe me personalitet e dinjitet anashkalohen,izolohen dhe deri edhe detyrohen që të largohen nga atdheu e ta ngrysin jetën në mërgim sic është edhe rasti  Juaj i nderuar Profesor, por që falë teknologjisë dhe mediave kombëtare e patriotike na kanë bërë të mundur njohjen dhe komunikimin. 

Falë tyre është mundësuar botimi i krijimtarisë artistike, filozofike, patriotike, akademike e shkencore të atyre të cilëve Tirana politike dhe mediatike u ka vënë embargo. 

Politika e pushteti si dhe intelektualizmi politik servil, shterp dhe egoist kanë goditur rëndë intelektualizmin pozitiv, meritor, të sinqertë, moral e kombëtar. Ju Profesor dhe intelektualë të tjerë  nacionalist , a nuk është reale kjo: se shumë intelektualë me dinjitet e personalitet duke mos u respektuar dhe as vlerësuar ata vetëizolohen, largohen nga atdheu apo edhe heshtin sepse me heshtjen ata sikur gjejne “rehatinë’.I nderuar Profesor të uroj së pari shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj intelektuale e patriotike , dhe është mirë që gjithë krijimtarinë tuaj ta shkruani e botoni në libra që do shërbejnë si thesare tejet të vyera e të cmuara për edukimin patriotik të brezave. 

Me respekt nga Skënder Sadri KAPITI , Durrës, 10 Gusht 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat