Serbia, një gjarpër i rrezikshëm helmues që duhej shtypur koka, jo bishti

Opinione

Serbia, një gjarpër i rrezikshëm helmues që duhej shtypur koka, jo bishti

Nga: Dedë Preqi Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:01
Dedë Preqi

Shumica e popujve të botës e marrin gjarpërin si imazh simbolik i satanit, që i ngatërron në sytë e njerëzve gjërat dhe faktet themelore të ekzistencës së tij, por njeriu i keq apo njeriu i pa «njeri» është edhe më i rrezikshëm se gjarpëri dhe satani, sepse i luan rrolet e njërit dhe tjetrit.

Kur gjarpëri të kafshon, në të njëjtën kohë edhe ik, që ndoshta edhe satani si një lloj misteri i djallëzuar, pas paraqitjes së fantazmës së tij djallëzore në një mënyrë edhe ky do ikte, ndërsa njeriu që i luan të dy rrolet e tyre, sikur që është në këtë rast Serbia dhe formati i Vuçiqit, të kafshojnë e të helmojnë dhe fare nuk ikin.

Edhe Millosheviqi, kryekasapi i Ballkanit, e lozte një rrol të tillë, i cili do ta helmonte tërë popullatën shqiptare të Kosovës dhe rajonit, edhe pse dikur vonë, bashkimi ndërkombëtar në krye me SHBA-të, dhe aleatët e vet perëndimor, e përdorën «sirumin» NATO, kundër këtij helmi të rrezikshëm, prapë se prapë helmi i kësaj shtaze të egër po shkakëton plagë të reja akoma në Kosovë, që mund të përhapën edhe në rajon e më largë.

NATO-ja, dhe sulmet e saja kundër fazhizmit serb, ishin të arsyeshme, me çrast kërkohej mbrojtja dhe ndalimi i keqtrajtimeve dhe gjenocidit serb ndaj popullatës së pa fajshme shqiptare, e cila forcë me operacionet e veta zgjati plot 78 ditë, duke e sulmuar gjaksorin serb, apo gjarpërin helmues nga bishti…por jo edhe nga koka.

Çka është e vërteta, se kjo forcë dhe aleancë e fuqive të mëdha të botës, e kishte arsyen e saj të sulmojë caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi, për t’a ndaluar terrorin serb mbi popullin shqiptarë, por plani i gjeneralit Wesley Clark, ishte më i përpikti, sikur sulmet e NATO-s, të fillonin nga koka e gjarpërit serb dhe duke rënë deri te bishti, për t’a rehatuar dhe disiplinuar gjarpërin e madh Millosheviq.

Dhe siq thotë gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, në librin /Të bëshë luftë moderne/ « pa një forcë tokësore nuk ekziston garanci se do mundemi ta dëbojmë Millosheviqin, në tërësi nga Kosova, dhe ishte e pa njohur një gjë e tillë që ta realizojmë vetëm nga ajri».

Prandaj, gjithë ajo luftë dhe forcë e NATO-s, përkrah popullatës dhe përkrah UçK-së, dhe gjithë ai mundi dhe gjak që është derdhë për çlirimin dhe fitoren e lirisë së këtij vendi, me çrast kemi edhe 1600 të pa gjetur edhe mbas 24 viteve të pasluftës, dhe akoma gjarpërin serb Kosova, e ka mbi kokë.

Duhet ta paraqesim këtë pesimizëm, por dhe një zhgënjim nga bashkësia ndërkombëtare, që të merr një gjë të tillë më më seriozitet dhe Serbinë, ta disiplinojë në një mënyrë dhe jo vetëm duke e përgëdhelur, duke përfituar të kundërtën që po mendohet se do ti shërbejë bashkësisë ndërkombëtare për interesa të veta.

Dhe njëkohësisht të tregojmë opsionin e vetëm dhe të vërtetë, i cili qëndron edhe mbi të gjitha opsionet tjera, që i dedikohen marrëdhënieve dhe paqës në mes Kosovës dhe Serbisë, si hapësirë për një njerëzim të vetëdijshëm dhe për të ndërtuar populli të ardhmën e vet, do duhej së pari që Serbia, të kërkojë falje për gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, përndryshe nuk do bëhët fjalë për paqë as stabilitet në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat