Të denoncohen kriminelët për të kaluarën ndaj popullit tonë

Opinione

Të denoncohen kriminelët për të kaluarën ndaj popullit tonë

Nga: Sami Arifi Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:08
Sami Arifi

Në të kaluarën dhe tani shqiptarët asnjëherë nuk denoncuan kriminelët e popullit të tyre, duket se kujtesën e harresës për tragjedinë që u bënë shtetet shoveniste fqinje, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, e kanë të madhe.

Mikesha e madhe e shqiptarëve Edith Durham gjatë Luftërave ballkanike, ku vetëm nga serbo-malazezët pësuan në mënyrën më tragjike përmes holokaustit më se gjysmë milioni shqiptarë, kur Shqipria në kohën e pavarësisë numronte vetëm 700.000 banorë, prandaj ajo (Edith Durham) me të drejtë thoshte: „Shqiptarët nuk denoncojnë kriminelin dhe kjo është pengesë për bërjen e shtetit të tyre“.

Tragjedi të tilla nga Serbia pati edhe gjatë krizës Lindore në vitin 1878 ku me mijëra e mijëra shqiptar u dëbuan me dhunë të paparë nga vatrat e tytre, „pothuajse e gjithë pjesa perëndimore e Sanxhakut të Nishit ishin shqiptarë mysliman. Të gjithë ata kanë, ikur përmes dhunës, duke e lënë vendin e tytre në vilajetin e Kosovës…“ thoshte anglezi John Ross.

Torturat më të mdha i psonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin, dhe bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla…në rastse ato ishin shtatëzënë u çahej barku dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjëve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të“ thoshte Leon Trotsky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat