Urrejtja ndaj kryeministrit Kurti, mëkat i pafalshëm që i takon vetëm një shoqërie primitive

Opinione

Urrejtja ndaj kryeministrit Kurti, mëkat i pafalshëm që i takon vetëm një shoqërie primitive

Nga: Dedë Preqi Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:51
Dedë Preqi

Jemi qenje e një të kaluare të hidhur, që në një mënyrë do ta quanim edhe të lavdishme e historike, jemi edhe një e ardhme të cilën duhet vetë ta ndërtojmë dhe ta begatojmë, nëse duam të zgjedhim jetën e tanishme dhe ta jetojmë të sotmen edhe si popull liridashës e paqëdashës.

Mirëpo, ajo që do ta ulëte nivelin, apo bagazhin e kulturës së kësaj shoqërie, janë disa të meta që e kanë zanafillën shumë të hershme si vese të ulëta, siq janë «urrejtja» dhe tradhëtia ndaj njëri-tjetrit, të cilat i kanë kushtuar shumë shoqërisë tonë, kur njerëzit eminent të kësaj shoqërie, në vend të respektimit, i kemi ndëshkuar, apo edhe eliminuar.

Dhe gjëja më e tmershme është që ne e lëmë vetën të lidhur pas këtyre të metave edhe në ditët e sotme, ku në shoqërinë tonë plandosen mijëra gjëra përshkak që po prodhon në veçanti «urrejtja» ndërpartiake, e cila e kapluar këtë mes shoqëror, duke nxjerr në vete jo më shumë se një anti-vetëvete, me një përkthim tjetër më adekuat do të kishte domëthënjen e një sëmundje aktive kronike, e cila po na përcjell me të madhe kohën e fundit.

Kosova në këto momente ka probleme shumë komplekse me Serbinë, dhe shohim se nuk ekzistojnë zgjidhje të thjeshta dhe të shpejta, mirëpo nuk duhet të dorëzohemi që komplekset e tilla të na lënë gjithnjë ndjesinë e pa fuqisë tonë, që të vazhdojmë dhe të ecim përpara së bashku pa dallime partiake e klanore në proceset zhvëllimore në çdo drejtim që të kthehemi dhe pa mëdyshje.

Nga ana tjetër duhet t’u besojmë modeleve të avansuara perëndimore, në mënyrë që edhe vendi i jonë të përshtatet këtyre reformave shoqërore, poashtu t’u besojmë edhe këshillave të miqve tanë, siq janë SHBA-të, dhe miqtë Evropian, të cilët kanë investuar gjithçka për të mirën e këtij vendi.

Por është e rëndësishme të kuptojmë se ku ndodhemi tani si Kosovë, dhe në cilën pikë kemi arritë deri sot për 24 vite mbas luftës, dhe nuk është e turpshme që t’ia tregojmë vetës edhe gjitha të metat dhe ngecjet e kësaj shoqërie, apo edhe gjërat pozitive që ka arritë shteti i Kosovës.

Është një ndjesi që se ka shoqën në botë, ajo është liria dhe demokracia të cilën lypset ta përjetojmë dhe shfrytëzojmë në të mirën tonë, por nuk gjejmë diçka apo një mekanizëm të përsosur, që na mëson dhe drejton në rrugën e duhur, nëse ne si shoqëri kosovare, në rend të parë nuk arrijmë ta pranojmë njëri-tjetrin dhe ta pranojmë faktin se jemi të afërm në mes vete, të një gjaku dhe të një rrënje, dhe kjo është beteja më e madhe që gjithnjë duhet ta bëjmë, që ia vlenë për të qenë një shoqëri bashkëhore dhe demokratike e një vendi siq është edhe Kosova.

Nëse depërtojmë nëpër udhëheqjet e pushteteve të kaluara, të cilat shumë pak kanë lënë përshtypje të mira dhe të ndalemi te qeverisja Kurti, e cila është e rrethuar me kritika të ashpëra dhe antagonizma të ndryshëm nga gjitha anët, nga brenda dhe nga jashta, dhe kritikat në një mënyrë duhet të pranohen si kritere shoqërore, por jo edhe si të tilla, të cilat kanë materje jo serioze dhe jo reale, por ato janë paushalle e inatqore, që reagohet në baza partiake dhe klanore.

Problemin kryesor Kosova e ka me Serbinë, e cila po sjellet në mënyrë arrogante dhe armiqësore, dhe kështu vazhdon me dhelpëritë e saj politike e herë me kërcënime të natyrave të ndryshme, që nxisin tensione dhe momente lufte, por për fat të saj forcat e KFOR-it, dhe fuqia e NATO-s, ekziston dhe e monitoron sigurinë dhe kufinjt e këtij vendi.

Me ardhjen e kryeministrit Albin Kurti, në pushtet, Serbia, nuk e ka rrolin që e ka lozur me pushtetet e kaluara të Kosovës, sikur që ishte mbajtja e zgjedhjeve të saj të kundërligjshme në Kosovë, sikur bënte herave të tjera. Poashtu shtrukturat paralele serbe të kundërligjshme në veri të Mitrovicës, e zvogëluan dhe e ndaluan rrolin e tyre në këtë vend. Me dhjetra labore droge u zbuluan dhe iu konfiskua materiali i tyre, duke i vënë në përgjegjësi akterët e këtyre bandave kriminale, të cilat mbështetëshin dhe mbroheshin nga Vuçiqi dhe Lista serbe.

Dhe poashtu kemi një dallim me qeverisjen Kurti, por edhe një avansim ndryshe më të organizuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky njeri në qeverisjen e vet nis të kërkojë në mjedisin e vet shoqëror një mjekim të kësaj sëmundje të kahmotshme dhe të rrezikshme të klaneve dhe partive në pushtete, që i printe PDK, LDK, dhe AAK, dhe Kosovën për 20 vite me radhë e vodhën dhe e grabitën pa mëshirshëm në gjitha format e mundshme, duke e degraduar dhe gjymtuar të ardhmën e shtetit të saj.

Egjithë çka është e veçantë dhe e rëndësishme në qeverisjen Kurti, nuk janë gjëra që shfaqen nga një pushtet hyjnor që do ta praktikonte Kosovës, sikur ta kishte edhe fuqinë e SHBA-ve, por janë disa gjëra që në qeverisjen e tij në zbatimin praktik e verteton, duke hedhur poshtë dhe korigjon shumë gabime që janë bërë më parë në disa marrëveshje të dëmshme në mes Kosovës dhe Serbisë, si për shebull, trupat e FSK, dhe policia e Kosovës, të mos lëvizin përtej lumit Iber, apo të shtrihej sovraniteti në tërë terotorin e vendit të vet.

Ndër të tjera, të cilat kësaj qeverie ia kanë vënë syrin dhe e duan shkatërrimin e saj më shumë se çdo gjë tjetër, është sot opozita e vendit me PDK,LDK dhe AAK, të cilët janë të pa fuqishëm për ta rrëzuar një qeveri të tillë, kanë zgjedhë një lloj mundësie tjetër veprimi, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti, si kundërshtar i SHBA-ve, i cili në realitet është një pro-amerikan i shquar, por në mënyrë që të gjejnë përkrahjen e këtij vendi të fuqishëm për ta mposhtur qeverisjen e një kryeministri, që Kosova, do e mbajë shembëll i demokracisë dhe qeverisjes në historinë e saj.

Është interesant të cekët se kritikat ndaj kryeministrit Kurti, nga ana e opozitës janë të kordinuara në mes vete me përpjekjet e formave më të vrazhda dhe të pa kuptimta, të cilat zgjohen nga një botë e urejtjes djallëzore ndaj tij, që mbështeten në të pa vërteta, të cilat kritika do përputhën shpeshherë me akuza dhe kritika të njëjta që ia bënë sotë pala serbe në krye me Vuçiqin, vetëm për ta dëmtuar rrugën e tij për një Kosovë, demokratike, sovrane dhe ligjore, dhe vullnetin që përcakton qëllimet dhe një aftësi që zotëron dhe forcën për ti arritur këto qëllime.

Urrejta ndaj kryeministrit Kurti, në forma dhe prirje të tilla nga opozita e sotme, që flasin dhe pretendohet rrëzimi qeverisjes së tij, vetëm për pushtet, në kuptimin e vërtetë të fjalës, do të ishte mëkat i madh dhe i pa falshëm i një shoqërie demokratike, që nuk është e aftë akoma ta modifikojë realitetin e gjërave, që të përcaktojë kushtet dhe marrëdhëniet e ndërsjella dhe me një vetëdije të ndërgjegjësuar, duke e ndarë vetën nga një shoqëri demokratike në atë primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat