Kërcënimi i kryeministrit Kurti nga gjarpërinjtë e shtëpisë

Opinione

Kërcënimi i kryeministrit Kurti nga gjarpërinjtë e shtëpisë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 31 gusht 2023 Në ora: 12:58
Faton Klinaku dhe Albin Kurti

A është pasojë e traumave tona të luftës tragjike që na ka lënë lufta e fundit e okupatorit serb, e cila do të ishte përveq peripetive më ç’njerëzore dhe të rënda shpirtërore, apo ka lënë edhe pasoja të tjera, të cilat pesha e tyre duket edhe më e tmershme dhe më e komplikuar, nëse i krahasojmë ditë e lirisë me ato të robërisë dhe luftës fashiste.

Sa ishte e rëndë e kaluara e jonë tragjike e këtij populli, në vend se të vazhdojmë dhe të ecim përpara, gjithnjë duke aspiruar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe domethënese për një jetë më të mirë, tmerësisht po i shohim sjelljet dhe veprimet tona sot të njerëzve të pa ndërgjegjshëm, që fusin format e sjelljeve arrogante dhe kundër vëllezërore në këtë shoqëri, të cilat nuk i përngjajnë një shoqërie demokrate dhe as njerëzore në këtë tokë dardane.

Do mbetëmi të ç’oreintuar kur njerëzit e çmuar të luftës çlirimtare të këtij vendi, sikur që janë edhe Veteranët e UçK-së, sot luajnë dhe abuzojnë me vlerat e kësaj lufte, duke kërkuar jashta kësaj vetëvetëje diçka të pa kuptueshme, nëse gjetjen e kësaj të veçante, kërkohet me një domethënje tjetër, që e ka kuptimin më të shëmtuar dhe më të degjeneruar në dëm të kësaj shoqërie, kur njerëzit eminent të kësaj shoqërie kërkohet që të asgjesohen, apo të eliminohen nga kjo shoqëri.

Çka nënkuptojmë nëse e para supozojmë kërcënimin, apo eliminimin e njerëzve eminent të vendit tonë, sikur kjo e fundit ndaj kryemistrit të Kosovë, z. Albin Kurti, të cilët disa njërëz po e cilësojnë shumë të dëmshme, ndërsa disa të tjerë e përkrahin një lloj bindje të tillë, për të ç’fraer mullanjët e urrejtjes dhe smirës ndaj njëri-tjetrit.

A do të ishte në realitet e kundërta, sepse kryeministri Albin Kurti, është ndër kryeministrat më të sinqertë dhe më të përkushtuar për shoqërinë e këtij vendi, por nuk është i mbinatyrshëm, nëse ndërmjet publikut ka dikush që nuk e konsideron si njeri të përshtatshëm, por duhet të mesojmë dhe të besojmë, sepse duke «qarë» në një mënyrë pa nevojë dhe e akuzuar dhe duke u ankuar në forma e trajta të tilla të vrazhda, të gjithë do të kemi një frikë të tmershme nga njëri-tjetri, se do të jemi të pa fat gjithmonë, nëse ne vetë njerëzit më të çmuar të këtij kombi, do ti eliminojmë, sikur ishte edhe më herët, por edhe kohën e hundit sikur ishte rasti me dr.Ibrahim Rugovën dhe tani me Albin Kurtin.

Pse po akuzohet dhe po baltohet sot kryeministri i Kosovës, z. Abin Kurti, nga njerëzit e vet, të kombit dhe të rrënjes së vet, vetëm pse po i mbronë ligjet e shtetit demokratik të këtij vendi, dhe një pjesë e njerëzimit politik të këtij vendi gjejnë verzione dhe kundërshtime me mentalitete jo të shëndosha e parimore njerëzore, dhe ka rrezik që të dëshpërohemi, kur kjo shoqëri e jona, do merrte një kahe të ç’oerentuar dhe ka rrezik të dështojmë gjithëherë në këtë mënyrë gjatë rrugëtimit tonë.

Mandej ke përshtypjen se kreministri Albin Kurti, do mbetët në mes të rrugës, sepse gjenë përkrahje të mangët dhe në këtë rast është një sfond i pa përshtatshëm për të kapur tërë laramaninë dhe format e mundshme të botës kundështuese ndaj tij, duke e ashtuquajtur si kundërshtar të SHBA-ve, që është më shumë se një ç’pikje dhe shpekullim i Serbisë fashiste, për ta kthyer një mik të madh të shqiptarëve në armik, por edhe një përkrahje e opozitës kosovare, që është e sëmurë nga sindromi i saj për pushtet, apo e pa durueshme për të qenë sot opozitë e kryeministrit Kurti.

Albin Kurti, mund të jetë shtylla dhe njeriu më i përsosur i gjenerimit të këtij shteti, dhe në një pikpamje të tillë, jo që mund të zhvillohet, duke krijuar një individualitet të vetin dhe më tej, por në një mënyrë ashtu sikur është, nuk bënë përçarje dhe as nuk thëllohet në psikën e atyre gjysmake, që e konsiderojnë edhe si «tradhëtar» edhe si « antikombëtar» , dhe nuk konfrontohet në bazë të natyrave të improvizuara dhe të pa vërteta, por në realitet te ky njeri gjejmë përkushtimin më të sinqertë dhe më të kompletuar të një kryeminstri dhe burrëhstatsi të këtij vendi.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po kërcënohet disa herë nga gjapinjtë e Serbisë, të cilët në çdo kohë dhe moment e presin me pa durim për ta realizuar planin për ta helmuar jetën dhe vepren e këtij kolosi të madh të kombit shqiptar, sepse pikërisht vetëm në këtë formë e dëshirojnë dhe e planifikojnë të ardhmën e këtij kombi, duke ua shuar udhëheqësit dhe liderët parimor të këtij populli, pastaj me bishtin do të lozin sipas dëshirës së tyre, sikur që kanë lozur deri më tani me tradhëtarët e këtij kombi.

Për fat të keq kryeministri i Kosovës, z. Kurti, po kërcënohet sot edhe nga gjarpinjtë e shtëpisë së vet, e dikush thotë sipas fjalëve popullore se, çdo shtëpi e ka edhe një gjarpër brenda saj, që do konsiderohet edhe si roja e shtëpisë, por jo, nuk është e vërtetë, sepse sëcili gjarpër përmban helm, i cili e përdor një ditë jo të përshtatshme, duke treguar se nga dhëmbët e tij nuk del mjaltë blete, por helm gjarpëri, që nuk njeh dhe dallon as llojin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat