Hezitimi për vizat nuk paraqet shqetësim, sa zhgënjimi i BE-së, me këtë dallim

Opinione

Hezitimi për vizat nuk paraqet shqetësim, sa zhgënjimi i BE-së, me këtë dallim

Nga: Dedë Preqi Më: 1 shtator 2023 Në ora: 10:45
Dedë Preqi

Vizat për qytetarët e Kosovës, nuk paraqesin edhe ndonjë shqetësim, sepse durimin dhe malltertimet që kanë pasë qytetarët e këtij vendi për këto viza, nuk e kanë pasur asnjë vend në rajon, por shqetësim të veçantë paraqet rroli i BE- së, dhe përpjekjet e angazhimeve të mangëta të saj, duke i trajtuar këta qytetarë jo në mënyrë të barabartë, por në bazë të tekeve dhe qëndrimeve të veçanta.

Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë çka humbin më shumë, por në realitet këta qytetarë janë të zhgënjyer me rrolin e BE-së, nëse rroli i saj është i drejtë, kur qytetarët e këtij vendi i kanë plotësuar kushtet e nevojshme edhe më korekt se disa vende që e përbëjnë këtë shoqëri, por po vërehet se qytetarët e këtij vendi po konsiderohen të dorës së dytë, dhe barrë e BE-së, duke mbetur peng i përsonazheve apo vendeve injoranta dhe jo të sinqertë që po ndikojnë dhe krijojnë një situatë të tillë, duke lozur me ndjenjat e qytetarëve të një vendi, siq është Kosova.

Dhe pse në këtë mënyrë po mbështetet një gjë e tillë, kur është caktuar janari i vitit të ardhshëm të jetë vendimtar për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, në drejtim të vendeve evropiane dhe tani sikur po luhet një lojë e bezdishme me qytetarët e këtij vendi, se lejimi i këtyre vizave mund të korigjohet edhe një herë, duke aluduar vetëm për Kosovën, sepse është i vetmi vend në rajon, që nuk e gëzon këtë të drejtë në këtë familje evropiane.

Deklaratat e presidentit franqez, E.Macron, nuk janë edhe aq shqetësuse, kur thotë se, çështja e vizave për Kosovën, mund të rishikohet edhe një herë, nëse këto dy vende dështojnë në marrëveshjet e tyre, që do ta kishte një domethënje efektive, nëse palët do trajtohen njësoj, por në një mënyrë vetëm pala kosovare po kritikohet dhe po dënohet me sanksione, ndërsa pala serbe si fajtore dhe shkakëtare e të gjitha problemeve të deritanishme, dhe jo vetëm që nuk sanksionohet për veprimet e saj kërcënuese e luftënxitëse, por nuk merr kritika dhe as vërejtje për veprimet e saj skandaloze të njohura edhe botërisht.

Dhe duke marrë parasysh normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve, Serbi-Kosovë, kjo nuk do varet e tëra vetëm nga palët në këto negociata, pa ndihmën Brukselit dhe përfaqësuesve të saj, duke pritë rrezulltate të mundshme, kur vetë BE-ja, brenda është e bllokuar nga pesë vende evropiane që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës, dhe në këtë formë nuk mund të realizohet një proces i tillë, nëse në shtigjet e kësaj rruge i kemi pengesat e para para dyerve të vetë BE-së.

Prandaj, edhe pas shenjave pozitive që jep BE-ja, për lejimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke filluar prej janarit të vitit të ardhshëm, përsëri jemi këtu ku jemi, të theksojmë se ekziston edhe një plan B, lidhur me enigmën ndaj vizave për qytetarët e këtij vendi, që merr ky proces aq kohë, sa që lind edhe dyshimi se, Kosova, sikur duhet të pajtohet për të gjitha kërkesat që i kërkon Serbia ndaj saj, dhe BE-së, sikur nuk i shkon për dore ti mbajë penjtë e diskrecionit në duart e veta, duke i dhënë Kosovës, përsëri kushte që arsytimin e kanë jashtë çdo norme dhe të drejte njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat