Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës

Opinione

Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 5 shtator 2023 Në ora: 10:52
Nënë Tereza

Me 5 shtator e përkujtojmë përvjetorin e vdekjes së bijës dhe humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë, me një ndjenjë krenarie dhe lumturie për kombin tonë, por edhe për botën e varfër, e cila i shërbeu e fiksuar në tërë jetën këtij shiriti të kohës së mjerimit dhe skamjes ndërnjerëzore deri në cakun e fundit të jetës së saj.

Deri sa ishte gjallë, shumë njerëz dhe burrështetas të botës, u përkulën pranë shtatit të saj të vogël, por e kishte një zemër aq të madhe, të cilën bota e shpërbleu më shumë se 130 dekorata meritore për punën dhe vepren e saj, duke e marrë edhe çmimin e lartë “Nobel për Paqë”, të cilin Nëna Terezë, ia dedikoi menjëherë fëmijëve dhe bonjakëve të saj të varfër pa dallim, dhe në shumë raste thoshte, nuk e dëshiroi madhështinë dhe famën, por e dëshirojë triumfin këndër varfërisë dhe sëmundjeve ndër-njerëzore.

Me 5 shtator 1997, jeta e Nënës Terezë, sikur arriti në cakun e fundit, ku zemra e saj i pushoi së rrahuri dhe trupi i saj do të varrosej në shtëpinë e ashtuquajtur “Nëna e Misionarëve të Bamirësisë” në Kallkutë të Indisë, atje ku i shërbeu këtij populli deri në çastet e fundit të jetës, duke u shkrirë si qiriri bashkë me vuajtjet e këtij populli.

Dy vjet pas vdekjes së Nënë Terezës, Papa Gjon Pali ll-të, lejoi të hapej çështja e kanonizimit dhe në vitin 2002, e miratoi dekretin mbi virtytet dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj, ku dhe shumë njerëz të botës e dëshmuan mrekullinë e saj, duke treguar ndërmjetësimin e saj në kriza të ndryshme shpirtërore dhe ndjenjën humane të saj.

Ajo ishte bija më e vogël e Drane dhe Nikollë Bojaxhiut, e cila u lind ndoshta për ta shkruar një histori të rrallë dhe të pa krahasueshme të shekullit XX-të, dhe në saje të sakrificës dhe devotshmërisë së saj, që i kontribuooj njerëzimit mbarë, sikur edhe donte të tregonte se kombi shqiptarë ka njerëz të denjë dhe të mëdhenjë, që përveq kombit të vet kanë qenë edhe në shërbim të popujve pa dallim.

Biografinë e saj më të zellshme dhe më më përkushtim për Nënë Terezën, e shkroi prifti, shkrimtari dhe misionari iluminist dr.Lush Gjergji, i cili do të ishte i pari ndër shqiptarë dhe të tjerë, që i përcjelli hapat e saj humanitar, dhe i tregoi botës mbarë, se Nënë Tereza është një bijë shqiptare.

Nëna Terezë u bë përsonifikim i vuajtjeve njerëzore, e cila u dëshmua me vepren e saj të rrallë humane, ashtu sikur edhe Jezuesi ishte njeri i vuajtjeve dhe shërbëtor i sakrificave të mëdha, i cili vdes në Golgotë dhe në mundime ç’njerëzore, prandaj edhe shembulli i Nënë Terezës, është pikërisht e frymëzuar nga jeta dhe vepra e Jezuesit.

Nëna Terezë, do të ishte një përsonalitet i rrallë i kombit shqiptar, por edhe i botës mbarë, e cila u bë edhe Nëna univesale e gjitha kombëve pa dallim, si shembëll i dashurisë ndaj Zotit dhe njeriut, me misionin e saj humanitar, duke u shdërruar në ikonë paqëje dhe dashurie për mbarë njerëzimin.

Ajo ka realizuar në jetën e vet, atë qytetërimin e dashurisë njerëzore, duke na mësuar që të jetojmë me shembullin e saj, dhe ta ndjekim rrugën e saj humane, siq thoshte edhe presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, për Nënë Terezën, Ajo ndër të tjera me vepren e saj, ishte e para, që më bëri t’a dua dhe ta respektojë kombin shqiptar.

Për Nënën Terezë, u shprehen dhe kultivuan fjalë miradie për vepren e saj humane edhe shumë intelektual e njerëz të mëdhenjë të botës, poashtu edhe presidenti historik i kombit tonë shqiptarë dr.Ibrahim Rugova, shprehi respektin më të madh ndaj Nënës Trezë, duke thënë se, Ajo ishte bija e kombit tonë dhe instrumenti i dashurisë njerëzore, e cila i dha jetës kuptim dhe dashuri.

Nëna Terezë, sikur bënte një krahasim kur thoshte, sëcili njeri e ka fatin e vet dhe shikone botën se si në disa vende vuajnë nga uria, nga skamja dhe nga sëmundjet e ndryshme dhe jeta e atyre njerëzve është e rrezikuar, që do të thoshte se edhe në jetën e Nënë Terezës, ishte një kohë e tillë, por në kohën e saj, nuk kishte “shoqata” e organizata humanitare sikur sot, dhe kjo nënë, i krijoi vetë ato, me sakrificat e veta të mangëta, duke iu ndihmuar njerëzve për t’i luftuar këto rreziqe...

Dhe Nëna Terezë, ndër të tjera sikur thoshte, njeriu nuk mund t’a kuptojë nganjëherë fatin e vet, edhe pse vuajtja bëhët pronë e tij, por njeriu, për faktin se, edhe në vuajtje duhet të jetë unik, sepse askush nuk mundet ta largojë nga vuajtja, apo dikush tjetër të vuaj në vend të tij, dhe vetëm me forcën e dashurisë dhe të bamirësisë, mundëmi të arrijmë një pjesë të vogël të qëllimeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat