Edi Rama me Thaçin kishte raporte të mira, LDK-në nuk e do, Albinin e “urren”

Opinione

Edi Rama me Thaçin kishte raporte të mira, LDK-në nuk e do, Albinin e “urren”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 shtator 2023 Në ora: 09:11
Albin Kurti dhe Edi Rama

Raportet e Edi Ramës me liderët e Kosovës, përveç Thaçit kanë pasur më shumë ulje se ngritje. Konkretisht është momenti të themi disa fakte për raportet e Ramës me Albin Kurtin. Dikur, raportet mes tyre ishin shumë të mira, aq sa Albini shihej si politikani më i afërt nga Kosova me Edi Ramën. Kjo edhe për shkak të orientimim social, me të cilën rrymë identifikohen PS dhe VV.

Kjo ka vazhduar deri në kohën kur VV ishte në opozitë, pothuajse çdo gjë filloi të ndryshonte nga viti 2019 e tutje. Konkretisht nga viti 2021, me fitoren bindëse të VV, Albini i vetëm krijoi qeverinë që e udhëheq edhe sot. Orientimet e tyre politike në raport me Serbinë quan përplasjet e tyre deri në ‘ekstremin’ e mos takimit të fundit në Prishtinë. Projekti serbo-rus i njohur si “Ballkani i Hapur”, thelluan ndasitë e mëdha mes kryeministrit Rama me Kurtin.

Të kujtojmë se Edi Rama e LDK raportet gjithnjë të tensionuar edhe me ngarkesën e mos përmendjes së Rugovës në adresimin e tij të parë në kuvend, e deri tek padia nga Ramushit. Ka mendime të ndryshme, por Kurti vlerësohet më shumë edhe në Shqipëri, derisa Rama në Kosovë nuk gëzon mbështetje më shumë se Dardan Molliqaj, përkthyer në shifra elektoral diku te 1%.

Për nga vizioni dhe ndikimi që ka në Kosovë e Shqipëri, duket se Kurti bindshëm ka mbështetje më të mëdha dhe tendencat për të qenë më gjatë në pushtet anojnë kah Kurti, nisur edhe nga fuqia politike edhe nga mosha, edhe pse kjo e dyta më pak rëndësi se e para, edhe aty ku Kurti prin bindshëm në raport me Ramën. Kurti shihet si i pa korruptuar derisa Rama të kundërtën. Gjithsesi është me rëndësi të orientohen politikat brenda shqiptare përtej individëve, ndryshe mbesim peng i ndokujt që s’ka as ndjesi dhe as përgjegjësi për atë që përfaqëson për kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat