Vjeshta e “nxehtë” po vjen: Asociacioni dhe arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale

Opinione

Vjeshta e “nxehtë” po vjen: Asociacioni dhe arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 shtator 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Kosova po futët në stinën e vjeshtës në qetësinë para furtunës së pritshme. E para lidhet me Gjykatën Speciale. Marrja në pyetje së fundi disa nga ish komandantët e UÇK me konfiskimin e telefonave mund të jetë prelud për arrestimet e mundshme gjatë vjeshtës. Një gjë të tillë përforcohet edhe më shumë ndërlidhjen e mbi 13 pjesëtarëve të luftës në Dosjen "Thaçi dhe të tjerët".

Specialja është e heshtur në deklaratat të saja, andaj nuk dihet se çfarë mund të ndodhi duke mos përjashtuar këtu arrestimet edhe më shumë të nxehtë pritat ta bëjë vjeshtën këmbëngulja ndërkombëtare për formimin e Asociacionit. Kosova me kryeministrin Kurti po e kundërshton fuqishëm Asociacionin një etnik, me ndërkombëtarët që po thirrën në zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova, respektivisht marrëveshjet e 2013 dhe 2015.

Presioni sa vjen e shtohet, tensionet rriten me opozitën të gatshëm për ndihmë në rritje të divergjencave për pak vota. Që nga ardhja e saj, si asnjë qeveri tjetër, qeveria Kurti është sfiduar nga faktorët politikë dhe me gjerë, asnjë tjetër s’do të mund të përballonte presionin dhe vështirësitë e lënë nga paraardhësit.

Vjeshta, pritët të jetë shumë e nxehtë me Asociacionin dhe arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale, me opozitën e predispozuar për t'u goditur. Kjo vjeshtë do e sfidojë politikën e Kosovës gjatë tërë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat