Edi Rama, kopje e Enverit jo vetëm në fjalime

Opinione

Edi Rama, kopje e Enverit jo vetëm në fjalime

Nga: Xhevat Mustafa Më: 22 shtator 2023 Në ora: 09:50
Xhevat Mustafa

Prej shumë vitesh është bërë e dukshme apo e kuptueshme se kryeministri Edi Rama, nga vetë ai, me apo pa dashje e qëllim, rastësisht apo për "strategji" e nostalgji, ka lënë të dyshohet apo mendohet se është "kopje e Enverit" në plot detaje, karakteristika, anë, pika...! Kjo u shpreh, u pa apo kuptua edhe në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB- së më 20 shtator 2023. Në mënyrë figurative dhe me një dozë...humori, kjo ditë shtatori do të hyjë në histori si "ditë tmerri" për Putinin me gjithë Rusi! Fjalët e Edi Ramës mund të jenë dukur e përjetuar në Kremlin e në Moskë si predhat e dronëve ukrainas mbi çatia e mbi kokë! Krahas të tjerave, me këtë "fjalim historik" lideri shqiptar dhe "global", mund t'i ketë bërë Putinin dhe Lavrovin të pijnë doza të larta kanabizi shqiptar ose, edhe më keq, për...spita.

l Në këtë fjalim "bombë e flamur", tëpkë si të Enverit, kryeministri i Shqipërisë së vogël e tregoi veten si "kolos" apo gjigand përtej ballkanik edhe me aftësinë e lindur e të kultivuar të ligjërimit në mitingje partiake e në tribuna ndërkombëtare, për ti vënë kundërshtarët me shpatulla në mur me fjalë si shigjeta e thika, që nuk i shkul dot lehtë e shpejt as...Amerika! Njëherazi, edhe t'i përmbysë dhe tmerrojë kundërshtarët e pranishëm e t'i lërë pa mend e pa gojë nga kënaqësia dhe admirimi të pranishmit nga vende jo mike e jo vasale të Rusisë, me breshërinë e kërcënimeve, rrjedhojat apo përfundimet e të cilave në shumicë mund të përjetohen në kalendat greke ose pas vdekjes! Rastësisht, në të njenjtën kohë kur Edi Rama mbante këtë fjalim, që "u futi drithmat" Lavrovit me gjithë Putin, miku i disa pushtetarëve të Tiranës, Charles Mcgonigal dridhej si purteka nga ethet para avoketërve të tij mbrojtës dhe prokurorëve amerikanë se si të dalë sa më pak fajtor e i dënueshëm edhe për korrupsionin e tij në Amerikë e në Shqipëri, në favor të Rama- qeveri! Mos me u zgjat më tepër: më 20 shtator 2023, në atë fjalim në New York, Edi Rama e bëri Putinin për në...morg! Njëkohësisht, i kujtoi Enverin shumëkujt, shqiptar e ndërkombëtar, edhe për nga fjalori apo frazeologjia. Për argumentim mjafton edhe vetëm fjalia se "ne ishim përgatitur për çdo skenar..."!?

Kjo mund të përkthehet në edramisht se "unë, si lider global e largpamës", isha përgatitur për çdo skenar përballë delegacionit rus dhe delegacioneve të aleatëve të tij..." Gjithashtu, jo rastësisht e jo pa llogari të afëfrt e të largët, në fjalimin e 20 shtatorit 2023 në New York, kryeministri Edi Rama reklamoi apo edhe aktroi edhe shqiptarin e madh dhe mbrojtësin e flaktë të Kosovës, kur të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë, e kujtojnë shumë mirë se jo më larg se 6 muaj, ai ishte partizan i flaktë i “Serbisë së madhe”. Nënkptueshëm, siç u pëlqen dhe intereson Vuçiçit, Brnabiçit, Daçiçit dhe plot içave dhe viç-ave të tjerë në Serbi, Rusi, Kosovë, Shqipëri i Serbisë të dalë deri në Adriatik dhe duke marrë atë copë që do prej 24 vitesh, nëpërmjet asociacionit të komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës, pa bërë asnjë lëshim në komunat shqiptare në Serbi, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc...!?

Edhe, kur përkrahu fort Zelenskin, i cili me të drejtë don, kërkon dhe lufton që Rusia t’i rikthejë Ukrainës territoret e veta të pushtuara, Edi Rama bën sikur harron që njëherazi çon ujë në mullirin e Vuçiçit, i cili gjithashtu, prej 24 vitesh, investon miliarda, kërkon e nuk lë gur pa lëvizur e trazirë të dhunshme pa provokuar dhe inskenuar, që ta marrë përsëri Kosovën e “pushtuar” nga UÇK-ja me ndihmën e SHBA dhe të NATO-s!? Çuditërisht apo jo rastësisht, po njësoj si Enveri, në trastë, Edi Rama e ka bërë zakon apo traditë, që u fut dëgjuesve ose përralla, që ua kalojnë edhe atyre të Nastradinit dhe Andersenit, ose kritika e kërcënime për efekt reklame të oratorisë së tij, ose batuta me humor, jo fort larg me atë të mjeshtrave të humorit shkodran, ose "gur e zhavorr"...!

Ca shkojnë edhe më larg: thonë se u fut edhe shuka letrash nga pikturat e tij të mbetura në zhgarravinat e para..., idetë dhe motivet e të cilave "i lindin dhe vdesin" në kokë..., domethënë pa rënë në tokë! Çuditërisht, po njësoj si Enveri, në trastë, Edi Rama e ka bërë zakon apo traditë, që u fut dëgjuesve ose përralla, që ua kalojnë edhe atyre të Nastradinit dhe Andersenit, ose kritika e kërcënime për efekt reklame të oratorisë së tij, ose batuta me humor, jo fort larg me atë të mjeshtrave të humorit shkodran, ose "gur e zhavorr"...! Ca shkojnë edhe më larg: thonë se u fut edhe shuka letrash nga pikturat e tij të mbetura në shkarravinat e para..., idetë dhe motivet e të cilave "i lindin dhe vdesin" në kokë..., domethënë pa rënë fare në tokë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat