“Rrushi i Gostivarit”

Opinione

“Rrushi i Gostivarit”

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:01
Kalosh Ҫeliku

Përderisa, këthehesha rrugës për në shtëpi, thash me vete: mirë të këthej edhe në “Bit- Pazar” marr diçka me vete për veten “hallall”, edhe ushqim për macit. Posa hyra, dhe: u hudha një shikim çmimeve, Asapak, nuk kishte ndryshime sipas paralajmërimeve qeveritare propagandistike partiake në mjetet e informacionit. Përmëtepër, kishte edhe rritje të paparashikueshme. Edhe, pse Qeveria: propagondonte ulejn e çmimeve.

Padashtas, aty për aty: mu kujtua kënga popullore “Rrushi i Gostivarit”. Këngë, të cilën unë: sa herë që këthehesha rrugës nga Kërçova, e vizitoja edhe një lokal nate, në Gostivar. Aty, shpesh këngëtarja e këndonte këngën popullore: “Djalin ma ka zënë rakia. Shoqe moj, si ta çoj te shpia”?! Dhe, “Rrushi Gostivarit”. Këngë e cila zgjaste, deri në agim. Shkaku, se: këngëtarja pasi i përmendte rend fshatrat e Gostivarit, dilte në Tetovë. Pastaj në Kërçovë, Dibër e Strugë. Pasmesnate, e kalonte edhe kufirin me “Rrushin e Gostivarit, dilte dhe në Kosovë. Dikur, pak para agimit e pushtonte edhe Shqipërinë.

Pasi i shëtita tezgat e “Bit-Pazari, dhe u hodha një sy: çmimeve laramane. Ndalem para një tregëtari, dhe i them sa kushton rrushi i bardhë? Më përgjigjet: njëqindepesdhejtë denarë?! Përsëri e pyes, mos ndoshta nuk e kuptova përgjigjen. Ai përsëri përgjgiet: 150 denarë. Është rrush pa fara. Përderisa, rrushi bardhë dhe ai i ziu në tezgat tjera të “Bit-Pazarit” kushtonte 60 denarë. I them: unë, nuk dua rrush pa fara, por me fara!

Një kalimtar rasti, pasi më përshëndet më thotë: është rrush pa fara për gra.

Jo, i përgjigjem: unë, dua rrush për burra!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat