Policia e Kosovës po e mbron atdheun, kriminelët serbë po vriten, Vuciqi po dështon

Opinione

Policia e Kosovës po e mbron atdheun, kriminelët serbë po vriten, Vuciqi po dështon

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:41
Autori Faton Mehmeti

Policia e Kosovës ra në pritë nga banditët serb në orët e hershme të së dielës. Rreth 20 kriminelë serb sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një tjetër mbeti i plagosur. Derisa policia deri tani zyrtarisht konfirmon vrasjen e tre pjesëtarëve nga pala e sulmuesve. Gjendja është e rëndë, ndonëse jo e papritur. E kemi paralajmëruar më herët për mundësinë e sulmeve të kriminelëve serb në veri të financuar nga Vuçiqi.

Krjet kjo ndodh me qëllim për të ushtruar trysni tek bashkësia ndërkombëtare për formimin e Asociacionit, gjë të cilën nuk e ka arritur Vuçiqi në tryezë të bisedimeve me Albin Kurtin. Vuciqi e ka jetike formimin e Asociacionit për jetën e tij politike në vlug të presionit të opozitës në Beograd për " braktisje të serbëve të Kosovës".

Në këtë logjikë po vepron Vuçiqi, duke pandehur se do të arrijë qëllimin e tij për formimin e shtetit serb brenda Kosovës. S’ka hajgare me qeverinë e Kosovës e motivuar dhe zotuar për të arritur të shtrijë autoritetin në gjithë territorin e Kosovës.

Asgjësimi i grupit prej 30 kriminelëve serb dobët jetë sinjal i fortë për të gjithë ata që tentojnë destabilizimin e vendit. Vuçiqit po i dështon edhe strategjia djallëzore për destabilizim të Kosovës, kriminelët po vritet e disa po arrestohen, këtë fat do e kenë të gjitha ata që sulmojnë policinë e Kosovës.

Vetëm të bashkuar dhe duke mbrojt vendin me forcë dhe vendosmëri arrihet suksesi, serbët nuk po njohim gjuhë tjetër përveç forcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat