Rishqyrtohet Rendi i Ri Botëror!

Opinione

Rishqyrtohet Rendi i Ri Botëror!

Nga: Nijazi Halili Më: 2 tetor 2023 Në ora: 20:14
Nijazi Halili

Në fillim të dekadës së fundit të shekullit të njëzetë uillsonianizmi dukej triumfues. Sfidat ideologjike komuniste dhe ato politike sovjetike ishin kapërcyer njëkohësisht. Objektivi i kundërshtimit moral të komunizmit ishte bashkuar me detyrën gjeopolitike të kundërvënies ndaj ekspansionizmit sovjetik. Nuk është habi që Presidenti Bush shpalli shpresën e tij për një rend të ri botëror në terma klasikë uillsonianë:

Ne kemi një vizion të një partneriteti të ri të kombeve që e tejkalon Luftën e Ftohtë. Një partneritet i bazuar në konsultimin, bashkëpuni- min dhe aksionin e përbashkët, veçanërisht nëpërmjet organizatave
derkombetare dhe rajonale. Një partneritet të cilin e bashkon parimi shteti ligjor dhe që mbështetet nga një ndarje e barabartë e punëve dhe detyrimeve. Në partneritet, qëllimet e shtojën demokracinë, e shtojë begatinë, e shtojë paqen dhe i shkurtojnë  armët, Pasardhësi demokrat i Bushit, Presidenti Bill Klinton, i shprehu qellimet amerikës në terma shumë të ngjashëm, duke u ndalur në temën e "zgjerimit të demokracise":

Në një epokë të re të rrezikut dhe alternativës, qëllimi ynë më i madh do të jetë zgjerimi dhe forcimi i komunitetit ndërkombëtar i demokracive me bazë tregu. Gjatë Luftës së Ftohtë ne u përpoqëm të përmbanim një kërcënim ndaj ekzistencës së institucioneve të lira. Tani ne përpiqemi të zgjerojmë rrethin e kombeve që qojnë në institucione të lira, sepse ëndrra jonë është ajo, kur idetë dhe energjitë e çdo njeriu në botë të shprehen plotesisht, në një demokraci të lulëzuara që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe jetojnë në paqe.

Për herë të tretë në këtë shekull, Amerika shpallte, në këtë mënyrë, nomimin e saj për të ndërtuar një rend të ri botëror, duke zbatuar vlerat e saj, të  brendshme ndaj botës së lirë. Dhe për të tretën herë, dukej se Amerika dilte në krye të skenës ndërkombëtare.
Më 1918 Uillsoni eklipsoi Konferencën e Paqes së Parisit, në të cilën aleatët e Amerikës ishin tepër të varur nga ajo dhe  insistuar që të shprehnin dyshimet e tyre. Nga fundi i Luftës së Dytë Boterore, Franklin Ruzvelti dhe Trumani dukeshin të ishin në gjendje t'i jepnin një formë të re gjithë globit tokësor, sipas modelit amerikan.

Përfundimi i Luftës së Ftohtë solli një qasje gjithnjë e më të madhe për të ndryshuar atmosferën ndërkombëtare në imazhin e Amerikes. Uillsoni ishte i detyruar nga izolacionizmi i brendshëm dhe Trumani kishte dale kunder dispansionizmit stalinist. Në botën pas Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara janë e vetmja superfuqi që ka mbetur me kapacitetin për të ndërhyrë në cilëndo pjesë të globit. Por forca është bërë më e shpërndarë dhe çështjet që kanë të bëjnë me Amerikën në një botë, që ka shumë ngjashmëri me sistemin shtetëror evropian po me forcën ushtarake janë më të  pakësuar.  Mungesa e një ideologjie sunduese si edhe e një rreziku strategjik u jep liri kombeve të ndjekin politika të jashtme, të bazuara gjithnjë e më shumë në interesin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat